Re: Gabriel Garcia Marquez
LETRA E LAMTUMIRES
Miqte e mi Lamtumire!
Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje
dordolec i ndrequr me rrecka dhe te me dhuronte nje
cope jete mbase nuk do thosha te gjitha ato qe po
mendoja, por sigurisht do mendoja te gjitha ato qe po
them.
Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren e tyre por
per domethenien e tyre.
Do flija pak, do enderroja me shume, sepse cdo minute
qe mbyllim syte humbim gjashtedhjete sekonda drite.
Do vazhdoja kur te tjeret do ndalonin, do zgjohesha
kur te tjeret do flinin.
Do degjoja kur te tjeret do flisnin dhe sa do e
shijoja nje akullore me cokollate!!!
Nese Zoti do me jepte nje cope jete, do vishesha
thjesht do shtihesha perballe diellit duke e lene te
pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin tim.
Zoti im, nese do mundesha do shkruaja urrejtjen time
mbi akull dhe do prisja te dilte dielli.
Do pikturoja nje enderr te Van Gogut mbi yje, do
recitoja nje poezi te Benedetit dhe nje kenge te
Sheratit...Do ishte serenata qe do i dhuroja henes.
Do ujisja me lotet e mi trendafilat, qe te ndjeja
dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyre kuqe
nga fletet e tyre.
Ah Zoti im, sikur te kisha nje cope jete ...nuk do
lejoja te kalonte as edhe nje dite pa i thene njerezve
qe dashuroja se i dashuroja.
Do beja cdo burre dhe grua te besojne se jane njerezit
qe dua dhe do dashurohesha me dashurine. Te njerezit
do tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne
se dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur
ndalojne te dashurojne.
Femijes se vogel do i jepja pende, por do e lija te
mesonte vete sesi te fluturoje.
Pleqve do i tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria
por "harresa".
Mesova kaq gjera nga ju njerezit...
Mesova se te gjithe duan te jetojne ne "majen e
malit", pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se
si zbret "faqen e pjerret".
Mesova se kur femija e porsalindur shtrengohet mbi
pellemben e tij te vogel, per here te pare gishti qe
zgjatet i babait te tij e roberon pergjithmone .
Mesova se njeriu ka te drejte ta shohi tjetrin nga
lart, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet.
Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush, por me te
vertete nuk do hyjne ne pune, sepse kur te me mbajne
te mbyllur brenda ne kete valixhe fatkeqesisht do jem
i vdekur.
Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone
ate qe mendon.
Nese do e dija qe sot do ishte hera e fundit qe do te
te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort fort
dhe do i lutesha Zotit qe te behesha roja i shpirtit
tend.
Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te
te shihja te dilje nga dera, do te te perqafoja dhe
do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja
perseri qe te te jepja edhe te tjera.
Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do
degjoja zerin tend, do magnetofonoja cdo fjale tenden
qe te mund te te degjoja perseri, perseri.
Nese do e dija qe keto do ishin momentet e fundit qe
do te te shihja do te te thoja "te dashuroj" dhe do
supozoja jo llogjikisht se e dije me pare.
Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe
mundesi te tjera qe ti bejme gjerat sic duhet, por
n.q.s. bejme gabime na mbetet vetem e sotmja, do doja
te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s`do te te
harroj.
E nesermja nuk eshte e sigurt per askend si i ri si i
vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon
njerezit qe do. Prandaj mos prit me, beje sot sepse e
nesermja nuk vjen kurre , sigurisht do pendohesh per
diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje
perqafim, nje puthje dhe sepse ishe shume i zene per
te realizuar nje deshire te tyre.
Mbaj ata qe dashuron prane vetes, thuaji duke
mermeritur se sa shume ke nevoje per ta,
dashuroi, sillu mire gjeje kohen per ta, thuaji "me
vjen keq", "me fal", "te lutem", "faleminderit" dhe te
gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te
mbaj mend per mendimet e tua te fshehta.
Kerko nga Zoti fuqine dhe zgjuarsine t`i
shprehesh.Tregoju te tjereve domethenien e tyre.
Fillo te besh realitet endrrat e tua.
Tani eshte momenti!!!!!
P.S. E mora nga Forumi shqiptar!