G r a f o r i z m a

Universal

AnonymouS
E hasa kete ne nje gazete shume me pelqyen thenjet nga kjo teme,do te mundohem t'i sjell disa ketu te shkruara ja vlejne te lexohen-mendoj.
Nese keni dhe ju thenje te tilla Ju lutem ti postoni! :)
 

Universal

AnonymouS
SHTET ABSURDI eshte ai, ku BARAZIA e qytetarëve bazohet në varfërimin e tyre, ndërsa liria në PABARAZINË!
 

Universal

AnonymouS
Prostitucioni politik në Maqedoni s'mund të ndalet, sepse njerëzve gjithnjë e më pak ju pengon!

Nga shkrimi nuk jetohet, vetëm në raste kur dikujt i shkruani për para (lekë)!

Shkrimtarët janë të pavdekshëm, nëse janë të kujdesshëm cfarë shkruajnë!

Patriotizmi, 'a la shqiptarçe'! Një herë e merr pushtetin, më pastaj kultivon 'dashurinë e madhë patologjike' ndaj shtetit!

Nëse njeriu për njeriun është ujk. Atëherë i bie, jonjeriu për jonjeriun, të jetë njeri!

Heshtja e të mençurve ka bërë që sot budallenjtë të merren me politikë!

RRENA ka më shumë kuptime, E VËRTETA vetëm një!

Ata e dinë se asgjë nuk dinë. Por, kjo s'duhet të jetë arsyje, që t'i konsideroni si filozofë!

DREJTËSIA NË BOTË = Fuqitë e mëdha çdo ditë rrahin nga një "agresorë të vogël"!

Nëse s'duhet të dëshmojë, gjithmonë mund të kem të drejtë!
 
Last edited by a moderator:
Top