Gërdeci, trashëgimtarët e viktimave padisin Mediun

Gërdeci, trashëgimtarët e viktimave padisin Mediun

Trashëgimtarët e viktimave të Gërdecit kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme nën akuzën e vrasjes në kuadër të organizatës kriminale për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Zamira Durda, nëna e Edisonit, 10-vjeçari që ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i depos së municionit në Gërdec, është paraqitur dje në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, për të regjistruar kallëzimin penal ndaj Mediut dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe me kërkesën që prokuroria të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për rihetimin e deputetit. Shkresa e firmosur edhe nga 63 familjarë të viktimave i drejtohet Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, dhe pasi i referohet vendimit të Gjykatës së Lartë mbi pushimin e ndjekjes penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, kërkohet që Mediut ti hiqet imuniteti për të njëjtin fakt. Në dalje të Prokurorisë së Përgjithshme, gruaja që ka humbur edhe familjarë të tjerë nga tragjedia iu drejtua tri zonjave Ina Rama, Jozefina Topalli dhe Shpresa Beçaj për të vënë drejtësi. “Shpresojmë që Ina Rama ta rihapë edhe njëherë këtë çështje. I bëj thirrje edhe zonjës Jozefina Topalli dhe Shpresa Beçaj që të merren me këtë çështje”, tha Zamira Durda. Më poshtë po botojmë kallëzimin e plotë të depozituar në akuzën qendrore.
KALLËZIM PENAL

Drejtuar: Prokurores së Përgjithshme, znj. Ina Rama

Ushtrues të kallëzimit (të dëmtuarit nga vepra penale): Trashëgimtarët ligjorë të viktimave të tragjedisë së Gërdecit

Objekti: Kërkohet të rifillojë ndjekja penale për deputetin Fatmir Mediu dhe bashkëpunëtorët e tij, si fajtorë për tragjedinë e Gërdecit.

Baza ligjore: Nenet 58, pika 1, të Kodit të Procedurës Penale.

E nderuara Zonja Prokurore e Përgjithshme

1. Siç jeni në dijeni, më 15 mars 2008, në fshatin Gërdec (Tiranë) për shkak të një shpërthimi të tmerrshëm në mjediset e ish-brigadës së tankeve, kanë humbur jetën trashëgimlënësit tanë të renditur më poshtë.

2. Për këtë ngjarje kriminale, nga ana e institucionit tuaj u regjistrua çështja penale, që i përket procedimit penal nr. 3, të vitit 2008, ndër të tjera edhe në ngarkim të deputetit Fatmir Mediu dhe bashkëpunëtorëve të tij. Duke qenë se me vendimin nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal, të Gjykatës së Lartë, u pushua procedimi penal në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, për shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk mund të vazhdojë, se kishte fituar një mandat të ri si deputet, atëherë ju kërkojmë, që të rifilloni ndjekjen penale për këtë person për të njëjtin fakt.

3. Meqenëse një mundësi e tillë juridike, për pasojë dhe detyrim për prokurorinë për të rifilluar ndjekjen penale parashikohet shprehimisht nga neni 292 I K.Pr. Penale: “Vendimi i mosfillimit të procedimit, i pushimit ose i pafajësisë, të dhënë për shkak të mungesës së ankimit për procedim ose të kërkesës së autorizimit për procedim, nuk pengojnë ushtrimin e ndjekjes penale për të njëjtin fakt dhe kundër të njëjtit person, në qoftë se më pas bëhet ankim, jepet autorizimi ose zhduket kushti personal që e bënte të domosdoshëm autorizimin”, ne po paraqesim këtë kallëzim penal, për këtë ngjarje kriminale, që gjithsesi ndiqet kryesisht.

4. Për të mos ndërlikuar ndjekjen penale, ne i qëndrojmë dhe i bashkohemi kërkesës për gjykim të datës 13.03.2008, që Prokuroria e Përgjithshme paraqiti para Gjykatës së Lartë, në lidhje me atribuimet e figurave të veprave penale për personat përkatës, si dhe për faktet që provojnë këto akuza.

5. Përmbledhtazi do të rikujtonim se ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti Fatmir Mediu, minimalisht ka konsumuar figurën e veprës penale, të parashikuar nga neni 248, i K. Penal, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tij të kundërligjshme, të kryera me dashje ka dëmtuar rëndë interesat tona, pasi ka shkaktuar vdekjen e trashëgimtarëve tanë. Ndër veprimet e paligjshme të tij mund të rendisim, si vijon:

- Përzgjedhja e fshatit Gërdec për të kryer demontimin, në një kohë që ai pozicion ishte i papërshtatshëm dhe binte në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në urdhrin nr. 326 datë 11.5.2000, të ministrit të Mbrojtjes “Për kryerjen e licencimit të depove të municionit sipas standardeve të NATO-s”, fakt që i është evidentuar atij dhe për pasojat e pashmangshme që mund të vinin (që në fakt erdhën me këtë ngjarje kriminale) me shkresën nr. 2408/1 prot., datë 03.05.2007, të komandantit të Komandës së Forcës së Bashkuar.

- Urdhri i tij nr. 2044, datë 07.12.2007 “Për kalim të ndërmarrjes MEICO”, bie në kundërshtim flagrant me pikën 1, të kreut IV, të VKM nr. 138, datë 14.03.2007, pasi ai në kundërshtim me sa më sipër urdhëron demontimin e municioneve me kalibër të madh, ndërkohë që në VKM thuhet në mënyrë përcaktuese të municioneve me kalibër të vogël.

- Edhe sikur të mos ishin këto dy veprime evidente, haptazi të kundërligjshme, të cilat parashikonin që mund të sillnin këtë pasojë kriminale, qoftë dhe vetëm mosushtrimi i kontrollit të duhur dhe marrja e masave për shmangien e ngjarjeve të tilla, sjell përgjegjësi penale për këtë ish-ministër, në zbatim direkt të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës, ku thuhet se: “Ministri brenda drejtimeve kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore, drejton nën përgjegjësinë e tij veprimtarinë që ka në kompetencë”. Pra, edhe sikur veprimet e kundërligjshme të ishin kryer nga vartësit e tij, vetëm fakti që ai nuk ka ushtruar kontroll (mosveprim) në këtë veprimtari, duke lejuar ardhjen e kësaj pasoje kriminale, e ngarkon atë me përgjegjësi, bashkë me ta.

- Nga ana tjetër, marrë në kompleksitet me veprimet që ai ka kryer me bashkëpunëtorët e tij si, i pandehuri Ylli Pinari etj., rezulton se ska qenë një veprimtari sporadike, por e parashikuar mirë si në përcaktimin e shoqërisë tregtare, që do të fillonte të drejtën për këtë aktivitet, vendin e demontimit, megjithëse krejt të papërshtatshëm dhe në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për këtë qëllim, si edhe drejtimi nga ana e këtij personi e një procesi përgatitjeje të një tërësie aktesh nënligjore, për të çuar në mashtrim edhe në Këshillin e Ministrave për të miratuar VKM nr. 138, datë 14.03.2007, në mënyrë që përsëri kontrata të lidhej me shoqërinë e paracaktuar nga ai.

6. Pa dashur të zgjatemi me tej, pasi për provueshmëri të kallëzimit tonë ne i referohemi kërkesës për gjykim të përgatitur nga institucioni juaj, të cituar shprehimisht më lart, por në këndvështrimin tonë deputeti Mediu e ka kryer këtë veprimtari të kundërligjshme në bashkëpunim me të pandehurin Delijorgji, Pinari dhe shoqërinë “Albademil”. Në lidhje me formën e bashkëpunimit ia lëmë në çmim Prokurorisë së Përgjithshme, gjithsesi duke parë në kompleksitet çështjen, si edhe faktin e nënshtrimit të Forcave të Armatosura, nëpunësve të shërbimit civil, drejtorëve të uzinave ushtarake shtetërore ndaj këtij grupi individësh, për tu vënë në shërbim të tyre dhe të kësaj veprimtarie kriminale, ne na krijohet përshtypja se personat e sipërcituar kanë vepruar gati si një organizatë kriminale, në kuptimin që i jep neni 28, pika 1, parag. 2, i K. Penal, këtij bashkëpunimi, ku parashikohet se: “Organizata kriminale, për realizimin e qëllimeve të saj, përdor forcën, mjetet e tjera të kërcënimit, nënshtrimin dhe heshtjen për shkak të pjesëmarrjes dhe veprimtarisë së saj, për të kryer vepra penale, për të siguruar në çdo mënyrë administrimin ose vënien nën kontroll të veprimtarive, të koncesionarëve, të autorizimeve, sipërmarrjeve dhe shërbimeve publike, për të realizuar përfitime ose avantazhe të padrejta për vetë ata dhe personat e tjerë⦔.

7. Në këto kushte, ju kërkojmë e nderuara znj. Prokurore e Përgjithshme, që ta regjistroni këtë kallëzim penal tonin në ngarkim të deputetit Fatmir Mediu, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij të cituar nga ana jonë, si dhe të rifilloni ndjekjen penale për të, duke kërkuar menjëherë autorizimin për të proceduar pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për të njëjtin fakt dhe akuzë të përgatitur njëherë nga ana juaj.

8. Me besimin se kjo nd
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23807. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23807

Top