Fyerje e BBC ndaj hymnit kombetar

shqiptaritr

Primus registratum
Fyerje e BBC ndaj hymnit kombetar

Per shqipetaret qe jetojne ne mbreterine e bashkuar dhe anemban botes.

Te nderuar vellezer e motra shqipetare qe jetoni ne mbreterine e bashkuar dje ne emisionin e mbremjes nje nga regjisoret e BBC me paturpesine me te madhe fyen hymnin e kombit shqipetar duke thene..........can she fart the Albanian anthem?

Te nderuar miq, shoke atdhetare te gjakut shqipetare ju drejtohem ne shenje apeli te gjithe forumnistave duke perfshire intelektualet,gazetaret,studentet ti drejtohemi kanalit te BBC ku ne kete dite festash, ku njerezit gezohen prane familjeve ne kete dite gezimi,gjeten momentin per te abuzuar, ofenduar me rende se kurre mbi hymnin e shqipetare.

Shpersoj qe cdonjeri nga ne do te beje nje ankese , per ti treguar asaj kurve angleze se hymni eshte gje e paprekeshme,dhe nuk ka te drejte asnje njeri te beje nje gje te tille, a mos valle eshte angleze dhe ka te drejte te bej nje gje te tille JO KURRE SHQIPETARE SE SIMBOLI NGELET I PA PREKESHEM.

Per ankesa :
Adresa per ankesat:

http://www.bbc.co.uk/info/contactus/serious_form.shtml


Fyerja eshte shkaktuar ne emisionin e BBC1 titulluar "Eastenders Christmas Party" nje emision festiv me rastin e Krishtlindjeve ku te ftuar pervec aktoreve dhe stafit drejtues te telenoveles Eastenders kane qene te ftuar edhe shume artiste dhe kengetare te tjere.
Skandali ka ndodhur kur nje nga drejtueset e Eastenders ( emri i se ciles nuk me kujtohet pasi ajo nuk del ne telenovele por eshte paraqitur enkas vetem per kete mbrembje festive), ne bisede me aktorin Shane Ritchie qe luan Alfie Moon ne telenovelen e mesiperme ka thene jashte kontekstit shprehjen "Can she fart the Albanian anthem?.. Per hir te se vertetes kjo nuk beri asnje nga audienca per te qeshur.
Emisioni eshte trasmetuar ne ora 20:00 (24.12.03) dhe eshte ndjekur nga shumica e shikuesve britanike pasi nuk ka qene telenovela ne trasmetim, por ka qene mbrembje festive.

Sot ne mengjez kam patur disa telefonata nga miq te mi angleze ku me kane shprehur keqardhjen per incidentin e ndodhur dhe ishin me te vertete te fyer pasi ajo qe ndodhi nuk eshte fyerje vetem per shqiptaret por edhe per publikun e shendoshe britanik.

Besoj qe keto te dhena jane mese te mjaftueshme. Une do te sugjeroja qe shqiptaret te organizonin nje proteste para BBC ku te kerkonin qe BBC te kerkonte publikisht falje per kete fyreje te paprecedent ndaj simbolit tone kombetar.

BBC eshte nje stacion serioz model i etikes dhe profesionalizmit dhe kjo eshte nje shkelje flagrante e rregullave te etikes, aq me teper kur kjo eshte trasmetuar ne nje kohe qe ndiqet nga pjesa me e shendoshe e publikut Britanik.

Me keqardhje verej qe disa bashkekombas te mi te nderuar kane perdorur fjalor te renduar qe nuk ju shkon shqiptareve te emancipuar dhe te kulturuar dhe per me teper nuk e ndihmon ceshtjen. Do ju lutesha shume te ruani gjakftohtesine dhe te mos bini pre e emocioneve te pakontroilluara. Ceshtja eshte serioze, meriton SERIOZITET dhe nuk duhet te banalizohet.

Sinqerisht KpEiLMiPerQef
 

zog

Primus registratum
Re: Fyerje e BBC ndaj hymnit kombetar

mos e rruj lali, po shif punen. eshte normale qe nje anglez mos ti doje shqiptaret, bile as hymnin e tyre. anglezi ka te drejt te doje a te mos doje cilin ti teket. po ashtu si ne, apo jo.

protestat KOLEKTIVE per gjera te tilla (preferenca personale anglezesh) jane QESHARAKE, bile nuk e ndihmojne fare çeshtjen; pelqimin masiv nga anglezet te shqiptareve.

ndersa TY meqenese te ka djeg kjo batude angleze, dy rruge ke perpara, ose te kthehesh te jetosh ne shqiperi ku nje anglez s'ma ha mendja do te guxoje te te fyeje. ose te fitosh te drejten e fjales ne ndonje podium anglez, ku te fyesh dhe ti hymnin e tyre KARAGJOZ.

keshtuqe shif e bej lal.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Fyerje e BBC ndaj hymnit kombetar

JO mor zog,
se nuk behet fjale per ke pelqen nje anglez ne vecanti, por per imazhin qe i behet Shqiperise jashte.
Nese himni shqiptar eshte dicka per te pjerdhur (Can she fart the Albanian anthem do te thote: A e pjerdh dot ajo himnin shqiptar?) do te thote se ne mund ta fyejme Shqiperine lehtshem fare, edhe pse jemi injorante qe luajne nje telenovele karagjoze!

Duhet patjeter qe komuniteti shqiptar ne Mbreterine e Bashkuar, dhe sidomos ata ne Londer te bejne nje proteste te hapur ne menyre qe BBC te kerkoje falje. Nuk eshte hera e pare qe BBC ben gafa te tilla, qofte edhe me skocezet apo irlandezet.

Thene kete,
do te shtoj qe i duhet terheq nje cik si shume veshi edhe ambasadorit tone ne Londer sepse me thene te drejten ka qene ai ose paraardhesi i tij, te cilit i eshte kerkuar teksti i himnit shqiptar dhe nuk e ka ditur!
 

zog

Primus registratum
Re: Fyerje e BBC ndaj hymnit kombetar

sonila nuk e kuptova ça deshe me thone.

ta kam fjalen qe anglezi ka te drejte ne televizionin e vet, te flase per çfare te doje, te pelqeje çfare te doje. me duket budallallik qe ne te pretendojme te na doje me zorr.

duhet thene se "te keqiat" ne opinionin anglez ja kemi bere vetes, duke emigruar masivisht ne at shtet. perpara anglezi ka pas opinion krejt tjeter, Bajroni megjithese lord ka bere portret me KOSTUM SHQIPTAR, ka shkruar per ne tek poemat e tij, etj, etj.

me duket e ulet te protestosh pse s'na do anglezi, kur fare burrerisht mund ta braktisesh vendin e tij, asnjeri s'te mban atje me zorr, apo jo!
 

B.B

Primus registratum
Re: Fyerje e BBC ndaj hymnit kombetar

Bajroni megjithese lord ka bere portret me KOSTUM SHQIPTAR, ka shkruar per ne tek poemat e tij, etj, etj.

Po eshte e vertete , Bajroni ka bere portret me kostum Shqiptar, ka mbajtur nje fjalim te madh mbi varrin e te madhit Marko Bocari, ka shkruajtur gjithashtu per shqipetaret ne poemat e tij.
Me vjen shume keq qe ky opinion u kthye komplet ne te kundert dhe e dime se si erdhi kjo gje.....
 

zog

Primus registratum
Re: Fyerje e BBC ndaj hymnit kombetar

byronphillips.jpg



Portrait of Lord Byron in Albanian dress, painting by Thomas Phillips, c.1835


This portrait commemorates Byron's famous adventures in Albania.  It can be viewed at the National Portrait Gallery, London.
 

xhaxhi_eli

Primus registratum
Re: Fyerje e BBC ndaj hymnit kombetar

Cja futni pordhes edhe ju (me falni per fjalorin)
Me kaq e pak doni protesta masive?
Po ne itali e greqi? me aq sa ndodhin ketu (itali) dhe atje (greqi), u dashkan bere revolta, dhe mundesiht edhe rrezime qeverish.
Amani dhe ju na u preket ne sedere se nji X person publikisht ofendoi "shqiperine".
E di ca ka deklaruar kryebashkiaku i Trevisos pas protestave qe bene nje grup ekstrakomunitaresh se u nxoren nga shtepite ku banonin?
"Qaj me lot mbylljen e krematoriumeve"
Dhe ky eshte vetem nje nga shume e shume e shume e shume .... e shume te tjera, qe ky apo shoke te tij, apo gazetare kane thene. Pa ju thene asgje mbi ate qe thote populli.
Jepini fund ankesave se skane me shije. Lejini patriotizmat, po beni ate pune qe keni bere dite per dite, dhe BEHUNI KOSHIENT qe ASNJE NUK DO ROBT E HUJ, aq me teper ata qe SHKATERROJNE, SDUAN VETEN, VRASIN, PRESIN, dhe ktu ku jam une tashme kane ne dore trafikun e vogel te prostitucionit dhe te droges.
Shifni realitetin dhe pyesni mire veten para se te pyesni te tjeret ne ja vlen te besh nje gje te tille. Se kshu me shpate ne dore kemi kerkuar gjithmone ti zgjidhim punet, po nuk eshte ajo rruga, dhe me vjen keq qe se keni kuptuar akoma. Jam shume shume dakort me anetarin ZOG, kur thote ...
te fitosh te drejten e fjales ne ndonje podium anglez, ku te fyesh dhe ti hymnin e tyre KARAGJOZ.
Pastaj care lesh kerkese eshte:
BBC te kerkoje falje.
Per cfare te kerkoje falje? Se nje anglez/e nuk ka qejf shqiptaret? Qyqa.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Fyerje e BBC ndaj hymnit kombetar

Zogu
desha me thone se nuk eshte e vertete qe nuk ka do anglezi, (po qe per ate pune asnje nuk na do persa kohe jemi emgrante), por qe media ben dhe politiken e vendit.
Do thuash ti se ajo budallaqja e ka thene pa u menduar nje gje te tille?
Ka shume mundesi qe po!
Tani nese komuniteti shqiptar do te jete aq i mencem sa te protestoje, BBC si me edukate qe eshte do te kerkoje falje publikisht!
Nje gje e tille, do te vleje per reputacionin tone po aq sa portreti i Bajronit dhe vjershat e tija ketu e disa shekuj me pare!
Nuk di ne me kuptove tani?

p.s. Jam dakort qe kush s'do le te ike! Mirepo ta them une Londra eshte kaq magjike, saqe sa here vete me duket se shkoj ne shpi time :wub:
 

fation2003

Primus registratum
Re: Fyerje e BBC ndaj hymnit kombetar

ne qoft se ne nuk bejme gje me kete incident athere anglezet do na trajtojne si ne greqi dhe ne itali se e dine ata se ne nuk na Mbrhon asnje as ambasada shqipetare askush keshtu nuk do tja falim kete ofendim.

une mund ta kem the gabim po kjo ishte incident serioz.

pyete veten tende "WHAT NEXT?"
 

fation2003

Primus registratum
Re: Fyerje e BBC ndaj hymnit kombetar

ky eshte complaint im qe i dergova bbc


I was shocked to hear the comment that was made on 24/12/03 quote "Can she fart the Albanian anthem?"
I bet if he said that he can fart the English anthem by now he would have been arrested and his career would be over. I thought bbc wasn't racist and they value ethnic minority but I guess I was wrong. I used to watch Eastenders every night as it was good but not anymore I hope Mr Shane Ritchie doesn't get away with this.

Shame on him and shame on BBC that's not done anything about the comment that was made I bet if it was made about Asians or Africans then you would apologise straight away but because it's not many of us here you think you can get away with it I can assure you that you won't BBC
Good Luck BBC make the right decision and apologise.
 

emiljo

Primus registratum
Re: Fyerje e BBC ndaj hymnit kombetar

Ca do kisha deshire tí pirdhja ne goje asaj anglezes...me siguri s´do ia kete bere qejfin "mire" ndonje shqiptar andej nda Anglia. Ku i dihet, pastaj anglezet njihen se jane femra te trasha e pijanece te bindura. Mos ia vini re! :sleep:
 

zog

Primus registratum
Re: Fyerje e BBC ndaj hymnit kombetar

gabimi jot fation eshte qe ne mesazhin tat e rreshton veten me aziatiket dhe zezaket. besoj qe pikerisht kjo zgjedhje e juaja (jo vetem jotja) do te sjelle pasoja negative ne te ardhmen per ju. populli anglez do ta rrise perbuzjen ndaj jush, televizionet do te perfitojne nga kjo per te rritur audiencen e tyre, politikanet gjithashtu per te rritur popullaritetin e tyre.

pra NE KURRIZ TUAJ do te fillojne te hedhin valle.

reagimi me i mire eshte INDIFERENCA, shikoni punen tuaj, mos jetoni ne komunitet, reagoni pa emocion, interesi personal te jete e vetmja force shtytese juaja ne jete.

ndryshe me paret e kursyera bleni nga nje komardare se mund t'ju hy ne pune me kalu La Manchin ne rast rreziku.
 

fation2003

Primus registratum
Re: Fyerje e BBC ndaj hymnit kombetar

zog une te kupetoj cfare po thuaj por une e kam se po te kishin share popuj te tjer bbc do te kishte me shume probleme

ambasadori shqipetar eshte me pushime ne shqiperi por ai ka thene qe incidenti eshte shume serioz dhe ai do te bej dicka une nuk do le vendin per kete incident partizanet nuk brithnin me vrap kur kishin probleme keshtu duhet dhe ne te veprojme

me falni per shqipen se nuk bera shume shkolle ne shqiperi sa ika i vogel por tani po permisioj ne forumet shqipetare

ju faleminderit per pergjigjet tuja por te presim cfare do ndodhi me kete incident
 

zog

Primus registratum
Re: Fyerje e BBC ndaj hymnit kombetar

Fillimisht postuar nga fation2003:
[qb] zog une te kupetoj cfare po thuaj por une e kam se po te kishin share popuj te tjer bbc do te kishte me shume probleme
[/qb]
hahaha! ti me kupeton pa me kupetuar mire.

anglezi duke mos guxuar te shaje zezaket apo kinezet, kjo tregon qe ata jane me te forte ose me te mire se ne, pra anglezi ka frike ose respekt ndaj tyre.


atehere ti me VETDASHJE na vendos ne me poshte se zezaket e kinezet per faktin se anglezi VETEM me ne nuk ben kujdes, duke na share si ti teket. apo jo!


fation rritu nje here, lerja ket pune njerezve me me eksperience e zanat. ata do te dine ta bejne me mire e ndoshta nga kjo edhe ti perfiton ne te ardhmen, anglezi fillon e te do nga pak.

ciao!
 

fation2003

Primus registratum
Re: Fyerje e BBC ndaj hymnit kombetar

o zog po une i rritur jame por po bej ketu 12 vjet
the jame 26 vjec tani por ti dukesh se nuk je krenar qe je shqipetar ose nuk je ne angli je ne itali or greqi the ke mare frike nga qeveria evropjane

prandaj une e them kete se ka ndodhur the me shtete te tjera kur anglzi ka share ato.
kur anglezi te shane ti duhet ti tregosh qe nuk e pranon the nuk do tja dish qe je pak veta se armiku po te pa qe ke frik ta shtyp koken me shume.
 

shqiptaritr

Primus registratum
Re: Fyerje e BBC ndaj hymnit kombetar

Rreagim i zbehtë i BBC ndaj ankesave

BBC-ja ka reaguar ndaj ankesave të teleshikuesve shqiptarë në Britaninë e Madhe ndaj programit të televizionit BBC1 në të cilin u ka fyer hymni kombëtar shqiptar.
Pas një numri të madh emailash, letrash dhe telefonatash ankuse në drejtim të gjigandit televiziv, jo vetëm nga Britanija e Madhe, Shqipërija pas publikimit eksluziv të ngjarjes në Gazetën Shqiptare por edhe nga shqiptarë të tjerë anë e mbanë botës, dje në mesditë BBC-ja ka kërkuar një falje të zbehtë e vënë përballë ankesave.
Zyra e shtypit e BBC-së i tha Gazetës Shqiptare se programi “Eastenders Christmas Party “ishte një program argëtues dhe nuk kishte aspak si synim që të shkaktonte fyerje”.
"Eastenders Christmas Party" ishte një program special për Krishtlindje me aktorët e telenovelës së famshme të televizionit të BBC-së "Eastenders".
Zëdhënësja e shtypit tha se BBC-ja kërkon ndjesë nëse është shkaktuar ndonjë fyerje.
Pyetjes së Gazetës se programi ka qënë rregjistruar tre javë më pare, dhe pse batuta e e komikes Jo Brand nuk u editua përpara trasmetimit dhe më pas u trasmetua, ajo u përgjigj se nuk mund të bënte asnjë koment në lidhje me pyetjen.
 

shqiptaritr

Primus registratum
Re: Fyerje e BBC ndaj hymnit kombetar

ZOG
dukesh qe nga user name qe ke cfar robi qe je
po te lutem mos fol me ,se kjo tem u hap per te ber dicka ashtu si i aritem nje qellimi te vogel qe ata te BBC dje kerkuan falje,por do ti arijm deri ne fund derisa te kerkojn falje ne publik jo nepermjet letrave
 

shqiptaritr

Primus registratum
Re: Fyerje e BBC ndaj hymnit kombetar

O Maloke po ty cte dogji miza.
Kur ta kuptosh nickun tim ateher fol,injorante.
 

zora

Primus registratum
Re: Fyerje e BBC ndaj hymnit kombetar

edhe nese mbeti dicka pa kuptuar nga nick-u yt u kuptua nga ato qe shkrove me siper.ti fyhesh se nje angleze te shan himnin shqiptar po nuk preokupohesh se ti vete fyen dike tjeter.
 
Top