Re: Futboll: ASAN vs. PD vs. PS vs. LSI
ja se cfare shkruante KOHA JONE, me 14 mars te 2004, koha kur MJAFT hodhi idene e ndeshjes se futbollit me politikanet. Ishalla ia dilni ne krye cuna, nuk ua merr njeri per kopjim, se nuk dua te keqkuptohet keshtu
http://www.kohajone.com/lexo.php?id=17139
E Diele, 14 Mars 2004
POLITIKANET E STOLIT TE REZERVAVE
Nga Edi Lesi
Politikanet shqiptare humben edhe nje shans per te arritur nje minimum konsensusi. Teksa te rinje e MJAFT-it dhe kolege te medias, ishin bere gati per nje ndeshje futbolli simbolike me njerezit e partive, ne minuten e fundit merret vesh se politikanet nuk jane gati, dhe sfida anullohet. Ne krye, duket si nje ngjarje e parendesishme, por ketu fshihet nje drame e madhe, qe e vuan vendi yne prej me shume se 13 vjetesh.
Ndeshja nuk eshte anulluar sepse funksionaret e pozites dhe te opozites nuk ndjehen mire fizikisht per shkak te dozes se dhjamit qe te jep pushteti, cka do te ishte nje arsye e sinqerte per te cilen pakkush mund te ankohej.
Po ashtu, ndeshja nuk eshte anulluar nga mosdeshira e partive per te marre pjese ne festen e MJAFT-it (futbolli ishte menduar si nje aktivitet ne 1 vjetorin e krijimit te levizjes), duke pasur parasysh qendrimet kritike te te rinjve ndaj politikes, cka edhe ky do te qe nje motiv i pranueshem deri diku.
Por, ndeshja eshte anulluar sepse PS dhe PD nuk jane marre vesh, me nje fjale, s'kane rene ne ujdi per te luajtur pikerisht sot.
Socialistet kane dashur qe ndeshja te mos behej sot, sepse keshtu do te dukej disi anti-Nano, duke qene se gjithe perkushtimi i takon festes se veres qe u transferua ne Tirane per te ngjare si hapi i pare i levizjes virtuale "Nano Ok".
Ndersa demokratet preferojne ta shtyjne edhe pak, qe ndeshja te ngjaje nje sfide atashuar levizjes "Nano-Ik".
Pamundesia e arritjes se ketij konsensusi mes politikaneve ka edhe anen dramatike, perpos qe duket nje akt i rralle komedian. Kjo ngjarje te ben pesimist per zhvillimet e ardheshme qe kerkojne domosdoshmerisht marreveshjen pozite-opozite. Dhe te ben te ndjesh keqardhje edhe per ambasadorin Liponen, si nje nga faktoret nderkombetare qe beson realisht ne paktin PS-PD.
Jo se konsensusi pozite-opozite sjell mrekulli dhe e shnderron Shqiperine ne Zvicer, por e verteta eshte qe shume pune te bera keq, dhe te tjera te pabera, vijne si pasoje e antagonizmit ortodoks mes forcave me te medha politike ne vend.
Duke jetuar ne nje sistem demokratik, debati pozite-opozite eshte i pranueshem si gjeja me normale. Askush s'ka te drejte as te enderroje utopi te tilla qe paktet mes partive te arriheshin cdo paradite. Mirepo, s'eshte mekat qe politikanet tane te merren vesh per disa gjera themelore, cka mund te jene shtyllat kryesore te zhvillimit te vendit. Dhe nuk eshte sakrilegj te pretendojme qe socialistet dhe demokratet te mirekuptohen edhe per daten e nje ndeshje futbolli, qe e caktuar 10 dite me pare, anullohet paturpesisht disa ore perpara nisjes.
Meqe jane te ketille, pushtetaret dhe partiaket tane meritojne vertete te kalojne ne stolin e rezervave. Futboll i sotem kerkon lojtare te rinj.