Fushata, sulmohet me armë kandidati i AAK-së

Fushata, sulmohet me armë kandidati i AAK-së

PRISHTINE – Persona ende të panjohur kanë sulmuar mbrëmë me armë zjarri kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar komune në Mitrovicë, Hysni Ahmeti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në këtë qytet, Besim Hoti, ka thënë se zoti Ahmeti ishte i vetëm në automjetin e tij, kur persona të panjohur kryen sulmin.

“Më shumë se një plumb i shkrepur ka goditur automjetin. Zoti Ahmeti nuk ka pësuar lëndime”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, duke shtuar se organet e rendit janë duke zhvilluar hetime.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dënuar atentatin ndaj Hysni Ahmetit, kandidat i AAK-së për kryetar të Mitrovicës duke thënë se” ky akt, njësoj sikurse ai i mbrëmshmi në Deçan, është një përpjekje e ligë për ta njollosur procesin e mirë parazgjedhor që kanë zhvilluar partitë politikë, kandidatët e pavarur dhe të gjithë qytetarët anekënd Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në veprimtaritë përuruese që janë zhvilluar deri sonte”.

Feith reagon për sulmin ndaj Thaçit

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Pieter Feith, bëri sot thirrje që fushata për zgjedhjet komunale të vazhdojë në mënyrë të qetë.

Duke iu referuar sulmit që ka ndodhur ndaj eskortës të kryeministrit Thaçi, në Deçan, Feith ka thënë se incidenti nuk ishte në interesin e askujt.

“Aktet e dhunës nuk kanë vend në një fushatë zgjedhore demokratike. Shpreh keqardhjen për incidentin e djeshëm në Deçan i cili nuk ishte në interesin e askujt”.

“Kam folur me kryeministrin dhe me z. Haradinaj. Kam marrë garanci të qarta se fushata dhe dita e zgjedhjeve do të vazhdojnë në atmosferë të qetë”, ka thënë Feith. /Telegrafi/

Kthehej nga fushata, sulmohet eskorta e Hashim Thaçit

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, është sulmuar sot në Deçan.

Ngjarja ka ndodhur sapo ai ka përfunduar fushatën në këtë komunë, e cila aktualisht udhëhiqet nga AAK. Eskorta e liderit të PDK-së është gjuajtur me gurë nga persona të panjohur.

Rojet e kryeministrit janë treguar të gatshme për ta mbrojtur liderin e PDK-së , ndërkohë që burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se ka pasur edhe të shtëna armësh.

Eskorta e kryeministri para pak kohe është nisur në drejtim të Prishtinës. /Telegrafi/

i1VpkffG104

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26484. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26484

Top