Fushata, Karamanlis-Papandreu debat televiziv

Fushata, Karamanlis-Papandreu debat televiziv

Rivalët kryesorë për postin e kryeministrit të vendit në Greqi u përballën në debatin e parë televiziv.
Debatet e mëparshme ishin zhvilluar me pjesëmarrjen e shumë kandidatëve. Por debati i djeshëm prej 1 orë e 15 minutash u zhvillua me pyetje përgjigje vetëm midis kryeministrit të tanishëm konservator Kostas Karamanlis dhe udhëheqësit socialist të opozitës Papandreu.

Ekonomia ishte çështja kryesore e debatit. Papandreu tha se ai do të nxiste ekonominë duke pakësuar humbjet dhe duke krijuar një sistem efikas për mbledhjen e taksave, ndërkohë që premtoi rritjen e pagave të sektorit publik.

Karamanlis, nga ana e tij e kundërshtoi këtë propozim dhe tha se ai do të pezullonte rritjen e pagave për punonjësit qeveritarë.

Zgjedhjet zhvillohen 2 vjet para kohe me kërkesën e kryeministrit Karamanlis, i cili tha se ekonomia greke ka nevojë për reformim.

Anketat e fundit të opinionit publik në Greqi tregojnë se socialistët kryesojnë me 6 për qind ndaj konservatorëve. Zgjedhjet zhvillohen më 4 tetor.(Shekulli)

r2KflpsWTIQ

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22831. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22831

Top