Fuqizim femëror: si po ia ndryshojnë gratë fytyrën politikës japoneze

Fuqizim femëror: si po ia ndryshojnë gratë fytyrën politikës japoneze

Aktualisht gratë në politikën e Japonisë kanë kapur nivelin më të lartë të përfaqësimit në të gjithë historinë e vendit dhe ndërkohë po sfidojnë me shumë guxim ambientin e dominuar deri më tani nga meshkujt</p>


Pesë vite të shkuara, Eriko Fukuda mund të thoshte me plot gojën se kishte pasur një jetë jo fort të mirë. Dy vite më parë kishte braktisur shkollën kur kishte zbuluar se ishte infektuar me hepatitin C që në fëmijëri përmes një transfuzioni gjaku. Kur mori vesh një lajm të tillë iu nënshtrua një mjekimi tepër të rëndë, që e shndërroi në një qenie pa fuqi dhe shumë të dobët fizikisht. Për 18 muaj asaj i duhej të përballej me një mijë e një vështirësi e mbi të gjitha me faktin që ndoshta mjekimi mund të mos funksiononte dhe në atë rast në fund të tunelit e priste vdekja. Kur Parlamenti japonez u mblodh 3 ditë më parë, 18-vjeçarja, tashmë me shëndet të plotë dhe më në fund e fortë fizikisht, ishte ndër fytyrat më interesante jo vetëm të Partisë Demokratike të Japonisë, që i mori pushtetin Partisë Liberal Demokrate pas 54 vjetësh në fund të zgjedhjeve të shtatorit, por e gjithë Parlamentit. Ajo është një nga 26 parlamentaret gra të partisë së saj, të cilat u zgjodhën personalisht nga kryetari i partisë, me qëllimin e vetëm të “shkatërronin” deputetët meshkuj të partisë që kishte dhjetëra vite në pushtet. Gratë dolën kundër shkollës së politikës së vjetër bazuar në kompromise e burokraci mashkullore dhe futën, të paktën deri më tani, një frymë krejt të re bashkëpunimi e ndërveprimi në politikën japoneze. Në fakt, për kreun e Partisë Demokratike bëhej fjalë për një eksperiment që mund të kishte dështuar, por që në fakt tregoi se intuita e liderit ishte e drejtë. “Vajzat e Ozawas”, siç i ka cilësuar media deputetet, e ka rritur ndjeshëm përfaqësimin e grave në Parlamentin japonez dhe aktualisht zonjat përbëjnë 10% të parlamentarëve. Për sa i përket Eriko Fukuda, kur asaj iu bë oferta e parë, ajo u mendua për 6 muaj dhe pavarësisht ngulmimit të së ëmës që të mos përfshihej në një jetë me strese dhe tension, vendosi ta pranonte sfidën. “Mendoja se tashmë kishte ardhur koha që së bashku me gratë e tjera të sillnim në politikën japoneze ndryshimet që kishim kohë që i ëndërronim dhe të gjitha së bashku brenda një partie mund tia arrinim”, deklaron ajo. Kundërshtari i saj politik i Partisë Liberale ishte një njeri shumë i fuqishëm. Ai ishte Fuimo Kyuma, një veteran i politikës dhe ish-ministër, njeri me lidhje shumë të fuqishme, që përfaqësonte zonën e tij elektorale në Nagasaki që prej 30 vitesh. Megjithatë, ajo që fitoi nga ky duel ishte 28-vjeçarja dhe ish-ministri me lidhje të fuqishme e me shumë para. Ishte ajo që doli fitimtare natën e votimeve, një natë që nuk do të harrohet, jo vetëm për ndërrimin e pushteteve pas një kohe të gjatë, por mbi të gjitha për futjen e një numri shumë të madh femrash në Parlamentin dhe politikën vendase. Aktualisht në Parlamentin me 480 vende, 56 janë femra. Kjo është një shifër e lartë, por relativisht e ulët krahasuar me Britaninë e Madhe dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fitorja e Partisë Demokratike dhe e grave që u ndodhën përpallë politikanëve të sprovuar në vend ishte një kombinim i zhgënjimit që njerëzit kishin prej vitesh me forcën politike në pushtet dhe i besimit se forca e re dhe veçanërisht gratë mund të ndryshonin mënyrën e vjetër të funksionimit të politikës. “Votuesit më zgjodhën mua, sepse unë pikërisht përfaqësoja kombinimin e këtyre dy tendencave, pra pakënaqësinë nga e vjetra dhe shpresën për të renë. Unë e vlerësoj shumë kurajën e tyre që më dhanë shpresën dhe besimin, sepse e di që ky nuk ishte një vendim i lehtë për tu marrë.” Edhe pse në krahasim me kundërshtarin e saj, Eriko Fukuda të jepte përshtypjen e një kandidateje “të brishtë” dhe të papërvojë, ajo u shndërrua në një person të dashur për zgjedhësit që nga momenti që pranoi të kandidonte. Një vit më parë, drejtoi me shumë sukses fushatën për të detyruar qeverinë të pranonte përgjegjësinë për lejen që u kishte dhënë disa kompanive në shpërndarjen e disa produkteve të skaduara dhe të helmuara në treg, si pasojë e të cilave shumë njerëz ishin infektuar me hepatitin C. Bëhet fjalë, në fakt, për një periudhë mjaft të gjatë kohe, nga viti 1970 deri në vitin 1990. Por, sigurisht që rruga e saj drejt fitores nuk ishte e lehtë e mbi të gjitha puna e vërtetë tani sapo ka filluar. Kundërshtarët e saj i përmendën vazhdimisht çështjen e sëmundjes dhe i vunë në dyshim shëndetin. Të tjerë gërmuan në të shkuarën e saj, duke i nxjerrë në media të gjithë të dashurit, apo lidhjet që kishte pasur. Por Fukuda e di mirë se rruga e re çahet me shumë vështirësi dhe se mbi të gjitha ajo do veç guximit edhe shumë këmbëngulje.(Shqip)</p>
PV23tOQzmrc

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25280. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25280
 
Top