Fundi apo vazhdimi i jetes ne planetin tone.

Fundi apo vazhdimi i jetes ne planetin tone.

Po vjen fundi i Botes? Stuhia ne New Orleans, termeti ne Pakistan dhe Kashmir, Gripi i Shpendeve. A tregoje keto se po i vjen fundit jetes ne planetin tone?

1. Pas misioneve të vështira të ndihmave, punonjësit sjellin me vete rrëfime për vdekje dhe shkatërrim. Qeveria qendrore në Islamabad thotë se numri i të vdekurve ka kaluar 40 mijë vetë, por udhëheqësit e Kashmirit thonë se numri real është më i lartë. Ata shtojnë se ende ka vende ku nuk kanë filluar gërmimet nën rrënoja.

2. Sekretari amerikan i shëndetsisë dhe shërbimeve humane, Maik Levit tha se asnjë vend nuk është i përgatitur të përballojë epideminë e gripit të shpendëve. Këto komente zoti Levit i bëri sot në Xhakartë pasi u takua me presidentin e Indonezisë, ministrin e shëndetsisë dhe me zyrtarë të tjerë.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Fundi apo vazhdimi i jetes ne planetin tone.

si i bie ane? qe jane ndeshkime te perendise, fenomene te nxitura nga ne zybat njerez, apo natyra qe ndjek ciklin e vet?

ku di une e lal, po shyqyr venet ku jetoj jane jashte rrezes se veprimit te uraganeve, jo shume sizmike e sa per muhabet gripi pulash, pulat i kena t'kontrollume qamet.

siç e tha dhe Presidenti i Amerikes tek Indipendent Day (filmi) "we'll survive!!!" /pf/images/graemlins/smile.gif

qeshim mos qajme i thojn kti muhabeti se me zgjidh gje nuk zgjidhim.

ja bromp! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Fundi apo vazhdimi i jetes ne planetin tone.

Mendoj se me teper eshte natyra qe ndjek ciklin e vet. Jemi shtuar shume dhe Toka mezi po na mban. Vendet e zhvilluara po jetojne ne ushqime te konservuara dhe artificiale dhe vendet e prapambetura ne uri. Nafta po firohet, uji mendohet te jete tjetri ne liste. Semundjet, termetet dhe ndohtja e ambjentit po ndihmojne.

Mos jam fataliste? /pf/images/graemlins/crazy.gif
 

nadja

Primus registratum
Re: Fundi apo vazhdimi i jetes ne planetin tone.

nuk eshte se e mendoj une por keshtu eshte.
Sic e dime te gjithe qe shkenca e ka vertetuar qe nuk ka dhe shume jete ne planetin toke,nuk e di sesa besoni,por une besoj se po vjen kijameti,ku cdo gje e gjalle do te vdesi...
Nese doni mund te lexoni per ceshtjen e dites se gjykimit ,pasi cdo fe beson ne ringjallje apo jooo?!!
 

MLK

Primus registratum
Re: Fundi apo vazhdimi i jetes ne planetin tone.

Shkencetaret duhet te justifikojne rrogat e tyre dhe investimet qe behen ne kete fushe. Pra ky eshte nje biznes si gjithe bizneset e tjera e normal qe gjerat fryhen e luhet shume me fjalet te cilat mund te interpretohen ne 100 menyra.
Mos harrojme se termete, vullkane, semundje si malarja apo te tjera kemi pas me qindra e mijera raste e nuk jane fenomene te reja! Natyra vazhdon ciklin e saj e supozimet jane nga me kontradiktoret keshtu qe nuk eshte as fundi e e fillimi po thjesht nje zhvillim normal i jetes se planetit tone.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Fundi apo vazhdimi i jetes ne planetin tone.

Ne fakt aktiviteti njerezor ne planet nuk eshte dhe aq normal. Ndotja me apo pa deshire e ambientit, shpyllezimet masive, ndryshimi i raporteve te perberesve atmosferike, rritja e temperatures mesatare globale nuk me duken si fryrje per te justifikuar nje rroge me shume. Edhe kjo ndodh patjeter, por eshte e paperfillshme perballe fakteve. A quhet me dicka normale kur parametrat qe e perbejne kete jane ndryshuar nga vete ne per te arritur nje "normale" sic na pelqen. Nese ekuilibri prishet, ne nje menyre apo nje tjeter do te kete ngjarje, "zhvendosje" drejt nje ekuilibri te ri. Dhe per mendimin tim, kjo lloj fshese nuk e ka shume per zemer tolerancen. Ate ose duhet te perpiqemi qe mos i qelloje rruga nga lagja jone, ose duhet t'ja mbathim para se te na vere poshte. Opsioni i dyte eshte ende jashte mundesive. Opsioni i pare, le te jemi optimiste qe s'jemi vone per ta konsideruar.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Fundi apo vazhdimi i jetes ne planetin tone.

Megjithatë, në vazhdim të asaj që tha Guri dhe MLK, duhet ndarë shapi nga sheqeri. Tërmetet nuk kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike ashtu si edhe gripi i shpendëve.
Së pari, tërmete ka patur, ka e ka për të patur pasi korja e Tokës është gjithmonë në lëvizje. Pakistani ndodhet në një zonë sizmike dhe do ketë gjithmonë tërmete (të paktën edhe për disa miliona vite).
Së dyti, gripi i shpendëve ka disa mijëra vite që egziston dhe asnjëherë nuk ka kapërcyer nga njeriu në njeri por vetëm nga shpendi në njeri. Përse tani, pas mijëra vitesh egzistencë ky virus duhet të pësojë mutacion? Sigurisht që për të shitur më shumë vaksina. Po bëhet nami se ka patur raste vdekjesh në Azi nga gripi i shpendëve. Sa? Yyyyy, shumë. Plot 8! Ky virus ka predispozita që të marrë genet e gripit të njeriut e të pësojë mutacionin e famshëm. Në fakt ka që në 1997 që ky virus po i shko nga mbrapa gripit njerëzor por ky i fundit e konsideron si tepër të pazhvilluar dhe nuk ja var fare.
Ky virusi i pulave ka më shumë mundësi që të pësojë mutacion tek derrat (hopa dolën edhe derrat jashtë loje).
Pra të shohim tani se ç'mbetet për të ngrënë.

Lopë jo se janë të çmendura, shpezë jo se kanë grip, derra jo se ja marrin gripin boxh pulave për të na e dhënë neve, kafshë të egra jo se jo pasi nuk kanë kontrollin e duhur atëherë ç'mbetet? Të ilaçosemi mirë e mirë e t'i gëzofshim GMF se këto po dalin më të sigurta se prodhimet natyrale /pf/images/graemlins/laugh.gif.

Uauuuuu, erdhi dita e qametit ....
 

MLK

Primus registratum
Re: Fundi apo vazhdimi i jetes ne planetin tone.

Me duket se Durresi i vjeter i para 2 mije viteve ndodhet nen uje (ku jane sot Currilat) e nuk mendoj se eshte permbytur se njeriu prishi ekulibrin e natyres, e si ky rast kemi me qindra e me mijera, qytete te mbuluara nga llava e vullkaneve, nga termetet....
Problemi i shtreses se ozonit ngelet akoma nje hipoteze dhe pse argumenta te ndryshem shpjegojne se vjen nga gazerat e çliruara!
Njeriu ska arritur te kuptoje egzistencen e tij ne kete planet e jo me te shpjegoje egzistencen e planetit qe jeton!
Mos harrojme qe planeti Toke nuk eshte as nje grimce e vogel ne univers e nese arrijme te relativizojme do kuptojme se theniet e shkencetareve per momentin ngelet vetem th&th....
 

besim231071

Primus registratum
Re: Fundi apo vazhdimi i jetes ne planetin tone.

Budalleqe te blertesh,qe jane kontradiktore ne vetvete.
Nen pretekstin e mbrojtjes se natyres duan t'ja kufizojne njeriut mundesite qe vete natyra ia ka dhene.
 
Top