Fund vit...

u74

Primus registratum
Re: Fund vit...

Njerzit zakonisht nuk e zgjedhin diten kur vijne ne kete bote .
Ata qe mbjellin faren e kane kete mundesi … they might plan everything , but the date when they harvest…that doesn’t seem to concern them much … isn’t that funny… .
In my case for example they told me - welcome to planet earth in few days we’ll celebrate new years eve… I said that’s ok … let see what your new year is look alike /pf/images/graemlins/idea.gif . At the same time I promised to myself that I would try hard to keep them busy so new year wouldn’t overshadow my presence /pf/images/graemlins/devil.gif . This is what happened when people neglect important details such as the time of the year when a new comer starts practical life on earth for very first time . While I was breathing the cold fresh air of the end of that December after usual greetings for such occasions such as new year , I didn’t forget to wish them happy midnight shifts for next twelve months… . My complimentary present for the excellent work that they have done , except for a little detail they missed… . I don’t mine it myself maybe they didn’t mine as well … . /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

papucja

Primus registratum
Re: Fund vit...

Tirana s'paska ndryshuar edhe kete fund viti. Vec Zogu i Zi dukej i rregulluar dhe me bar jeshil te sapo mbjelle; fatmiresisht nuk ka me pluhur dhe kaos. Kalldremet e trotareve m'u duken me te grisur dhe fasadat e pallateve te reja e te vjetra te dale boje. Nga shiu mendova me vete. Trafiku te merrte mendte dhe zhurma e borive te bente t'ia merrje vrapit nga te kater anet, vecse nuk dije ne cilen ane te shkoje. Njerezia flisnin pa pushim, vec per politike dhe pare. Televizionet shfaqnin videoklipe me femra pothuaj te zhveshura qe tundinin gjoksin dhe shalet para kalamajve, qe nderprisnin lojen dhe fiksoheshin para ekranit, te coroditur. Pak njerez me thane si je, dhe shume sa para ke. Ku eshte dashuria njerezore mendova, o njerez, me mori malli prandaj erdha t'ju shoh. Ne banka vajzat e reja dukeshin shkelqyer nga pamja dhe sjellja, me erdhi mire. Blloku nuk dukej me i lare dhe paster sic e mendoja, nje cep me i kendshem i qytetit. Ja dhe nje fund viti, si zakonisht. Asgje nuk ndryshon aq shpejt. Darka e Vitit te ri, reth tryezes, kohe magjike. Kjo me kishte munguar...gjeli i detit pompoz mbi tavoline i pjekur me ceremoni nga mamaja. Te lumshin duar e embla dhe te buta, mama, duart me te shtrenjta ne bote. Ne mesnate, filloi lufta e fishekzjareve nga te katerqind cepat e qytetit, qe sigurisht, me shterimin e tyre, u mbyll me ca te shime armesh. Ja iku dhe ky vit thashe me vete...sa shpejt.
 

bona

Primus registratum
Re: Fund vit...

kaluan 13 vjet dhe prape enderroj dhe betohem e pergjerohem cdo vit qe vitin tjeter do ta pres ne tirane.
 

papucja

Primus registratum
Re: Fund vit...

Nipi i vogel dilte ne ballkon sa here degjonte zhurmen e fishekzjareve, por veshet i mbyllte me gisht. Donte vec te shihte po te mos i degjonte. Zgjidhje e pamundur....Me kete rast dhe hunda i nuhati eren e barutit (a dicka e tille) qe vinte si tymnaje...Sa bukur vertet, nga te gjitha anet, qeshte si nje engjell. Dritat iknin shpesh dhe une ngjeshesha sa me soben ose mbeshtjellesha, duke i bere te qeshin njerezit perreth per dobesine time ndaj te ftohtit. Nuk eshte ftohte, me thane. Jo vetem ajri eshte, megjithe ngrohtesine tuaj. Me mori malli per ty shpirt, zemer, ti si ke qene? Me perqafo fort, dhe nuk ben me ftohte. Fundja dhe une keshtu jam rritur...s'ka gje, gjerat do te behen me mire, mjafton te jemi mire e prane. Te nesermen ishte ikja. Rutine e papelqyer. Ne Rinas punojesit nuk kishin ardhur te gjithe ne mengjes, keshtu qe radha ishte e papare. Pritje per te ikur. S'ka gje se pret avioni, me thane. Dhe vertet priti, nja 30 min, sa erdhen ne pune, e rradha u lirua. C'do gje shkoi mrekullueshem, shqetesim e ankth i kote.
Ne avion i hodha perseri nje veshtrim. Ne male kishte rene bore ndersa qyteti dukej i qete mbeshtjelle nen ajrin e ftohte te janarit. Ashtu, i pergjumur me mallengjeu, m'u dhimbs, dhe qava. Kushedi se kur do te te shoh, mendova.
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Fund vit...

... mbaroi dhe rifilloj keshtu loja...
bacio_perugina.JPG


ps. /pf/images/graemlins/tipsy.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Fund vit...

sa konvecionale jemi ne perkufizimin e fundit, sidomos ne perkufizimin e fund-vitit kalendarik, fiskal, akademik, horoskopi kinez etj etj etj.

Kur vjen fundi, atehere kur na e ndjen, apo atehere kur na thone?
Une s'bej raport progrese. As qe e mendoj se duhet ne nje pike te heq vizen e te bej llogarite, e me shumen totale te nis perllogaritje te reja sikur ajo te ishte niveli i detit. Sa mire do te ishte sikur te mprihja nje laps si dikur e me te te beja llogarite sic thote shprehja "me leter e laps"...
 
Top