Fund vit...

TDSH

Primus registratum
Fund vit...

U lodha...
U ngrita qe heret ne mengjes, nuk e di perse as vete kaq heret. Isha pushim, nje nate me perpara kish ndenjur deri vone...po hanja darken e Thanksgiving alla shqiptarce, me duket se americanet e bejne dreke! Normalisht duhet te isha ne gjume deri nga ora 11-12, dje u ngrita shpejt thua se me duhej te shkonja ne shkolle...ahhh po tani me kujtohem i kisha premtuar nje grupi miqsh qe do dilnja me to ne pazar, vallahi paska shume ulje cmimesh...pffff!

Teksa afrohesha per nga dollapi duart me shkuan ne kremastaret e rreshtit me pantallona e golfe te zinje, ne fakt nuk kisha shume mundesi te zgjidhnja, majtas djathtas syte mu zune te zeze, dhe ndonje shperlarje tjeter ngjyre qe i afrohej po te zezes. U vesha me pertese, cte bej qe e kam zakon te mbaj fjalen, po te ishte per mua do isha kthyer serisht ne rremujen qe perben krevatin tim. E ndjeva qe ishte ftohte, e te ftotin se duroj dot dhe pse e pelqej shume. Vesha xhaketen, cizmet, morra canten dhe dola...

Ndjeva bulzat nga vesa e mengjesit te me shkisnin pergjate dritareve te kallangjosura te makines, e kam humbur kujtesen e heres se fundit qe e pastrova kete te shkrete. Kam nevoje per pak ajer te ftohte, tani ndihem me mire, me ne fund dhe hundet mu liruan nga ushtaret e gripit te fundit qe me takoi te jetonja deri para nje jave. Megjithse veshin e djathte ende e ndjej si te bllokuar, skisha degjuar ndonjehere grip qe te te sillte dhimbje ne vesh...
Tani me pelqen, rruge me makina, nje xhan gjysem i hapur nga ku me duket se marr fryme jete, nje CD e bere vete me te shkrojtura te kuqe siper qe me kujton mijra vegime, une dhe e zeza ime...sme duhet gje tjeter!

Sa e here e kam degjuar te me thone qe sjemi te persosur. E per kete nuk te duhet me shume se sa dy pare emnd dhe nje vezhgim per rreth per ta kuptuar. Ne jemi forca njerezore qe shtyjme, groposim, vjellim vrer per njeri tjetrin, qajme qeshim, luajme, kercejme, here here dhe kendojme (sidomos une dhe zeri im qe nuk lidh dot dy nota bashke), vrasim me thika, shpata, pushke cte na dali perpara, ecim, vrapojme, veshtrojme...me mire te fus ketu cdo lloj foljeje qe mund te permbaje fjalori i gjuhes shqiper, keshtu me duket pak me e plote.

A mund te kesh ndonjehere sadisfaksion te plote, lumturi te plote? I bej keto pyetje vetes dhe me duket sikur jam duke lexuar tema ne forumin e filozofise se alborumit, nga ato shprehjet dhe menyrat e te menduarit shabllo (dyshoj ne kjo te jete fjale e vertet) qe i gjen kudo dhe te duhet ti degjodh dhe lexosh per te 100000000 e hereve ne jeten tende.

Ndoshta jemi shume te zene e te preokupuar me gjera te tjera per te kuptuar se cfare na mungon vertet. Cilat jane arsyet (dola perseri tek forumi i filozofive)? Jeto, vdis dhe ushqe token me eshtart e trupit tend. Nuk eshte asgje me shume se sa nje cikel i pashmangshem dhe i kushtueshem.

"Persete" i kam perhere ne mendje e me kalerojne palosjet e mendimit mijra here ne dite, pertej shqises se shijimit, ay ku mund ti mberthej dhe ti shrtrydh me forcen qe me lejojne buzet.

Thone te jemi ne 2002, dhe ketij te shkreti po i vjen fundi...E kam qef, e kam qef motin e ftohte, dritat e kuqe qe fillojne te shtohen neper qytet , bredhat e stolisur per krishlindje. Ja dhe nje fundvit tjeter, nje kapitull i hedhur pas kraheve, dashuri, zhgenjime dhe urrejtje varrosen bashke me te. Jam gati te pres nje janar te ri, edhe pse jam me shume se sa e coroditur dhe e shperfytyruar ne jeten time. Si gjithmone gjysma e vitit do me shkoje duke shenuar ne ndonje flete te shkrojtur 2002, ne vend te 2003, aty nga qershori kupton vertet qe jeton 2003 dhe fillon te mendosh dhe te jetosh me parimet e tij per te arrire ne nje fund vit tjeter. Ste duket ndonjehere qe evolojme ne rrathe te cilet i kemi pershkuar mijra here me pare si ne kete jete ashtu sikurse ne ndonje tjeter...

Harrova tju them se mberrita ne destinacion. Me perpara mu desh te benja nje ndalese te pashmangshme ne nje kafene...Me pas u takova me miqte qe kishin filluar te turfullonin e te kercisnin dhembet nga vonesa ime. Hyr ne nje dyqan dil nga nje tjeter, as vete se di perse ndinja ate cmendur. Bleva vetem nje pale pantallona ne nje dyqan, as nuk i provova dhe as nuk i pashe cmimin sa e kishin, kjo jo per arsye se letrat e kreditit i kam te fryra por per mungese interesi dhe neglizhimi. I bleva thjeshte per ti treguar vetes se ato 3-4 ore te shpenzuara ne mapo nuk me dolen huq, te pakten bleva nje pale pantallona.

U lodha...duke ecur verdalle mbi te njejten siperfaqe, me cizmet me taka qe po me vinte ti heq e ti marr per dore, ndoshta me mire keshtu. Shoh se si turma njerzish jane ngarkuar me canta gati sa une ne kembe dhe drejtohen serisht neper te tjera dyqane. Bejne pazaret e festave, dhe une si to kam nje liste te gjate per te cilet me duhet te ble nga nje dhurate, preferoj mos ta bej sot, e kam trurin te ngarkuar, me dhembin mendimet. Valle ne deri cfare pike te komercializimit do te cohen festa te tilla?

(jam gati te fshij gjith cfare shkrojta, keshtu qe po e nderpres ketu...)
 

Guest
Re: Fund vit...

uffff mo fun viti do pagujm taksat :mad: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kanarina

Primus registratum
Re: Fund vit...

U lodha pa ecur sot, u gdhiva e lodhur, isha ngrysur e lodhur do ngrysem e lodhur dhe do gdhi prape e lodhur.Nje uloke universale si do qenie femerore e cunguar gjer ne ne thember.

Ky eshte statusi im i ri, e lodhur pa qene nevoja te eci, e lodhur nga vetja, e lodhur.Sa shume do desha nje gjume te gjate e jo me te ndere, nuk me pelqen te ngjallem hic, kam frike se do c'mesohem me lodhjen time e pastaj kush mesohet prape.
Lerme te lodhur.
 

gjekec

Primus registratum
Re: Fund vit...

Is any thing optimistic in this Forum or the same old shit like crying in the rain?!

None looks good, it seems!
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Fund vit...

Ne fundvit you mean?



The Dream Weavers
-----------------------------
When the sun will flee, running to shy away,
needing rest and seeking reprise,
the world retreats, obeying the rule,
in dread of the light's demise.
"Don't be a fool, turn back, take cover."
while I, enthralled, away from others, astray.
The Sun, in sadness withdrew in cover,
knowing not my reason to stay.
And while the Sungod rule of the busy
was of the past, a short ago memory.
Another Kingdom bore me welcome,
So private, enchanting, so fancy free.
To you I've come once more and wanting
my madness now gains reward for two!
The cloak of night I've made a cover,
your King am I, in love with you,
who more than a Queen by the Moon's blessing,
are a friend, my joy, a passion, my fire.
Let us burst in flames, so the Moon may blush,
red and shy from our deepest desires.
The night will stir our lusty flames,
from them, the Dreams weaved will be,
For all the lovers, before and to come
their lighthouse to make of you and me.
Love we will until the coming dawn,
and then is us to hush and be discrete,
yet for none the'less but the feelings exchanged,
the moments of happiness, tomorrow again, in longing, we meet.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Fund vit...

do me vish a s'do me vish?
Do me vish, a te vi vete?
Trendafil me dyzet flete /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Fund vit...

-Please please please, let me get what I want...Lutej femija ...
- I'll be a good child next year...I promise...
-oooohhhhh pleaseeeeeeeeeeeeeeeee.....I'll never ask you something else
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Fund vit...

<font color="black"> What was the answer then mistrecke? /pf/images/graemlins/laugh.gif </font>
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Fund vit...

...po pres njehere deri en fund te vitit...shpresa vdes e fundit.
Gjerat e bukura nuk mund ti ndodhin vetem te tjereve...

Gjithsesi, nese nuk me plotesohen deshirat...do behem akoma me e keqe, dhe Plaku i vitit te Ri nuk ka interes te jem me keq /pf/images/graemlins/laugh.gif ...se do ja nxij jeten /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ados

Primus registratum
Re: Fund vit...

Pink..im there for you..i can offer anything you want babe...lumturi, tenxhere,pjata..anythinmg you want..open your mouth..Mos harro nuk jam Santa Claus..!! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Fund vit...

uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu......tenxhere, pjata luge e pirune /pf/images/graemlins/laugh.gif gjithshka nje femer enderron te ket per vitin e ri /pf/images/graemlins/laugh.gif

bist du albaner??? /pf/images/graemlins/laugh.gif jaaaaaaa ich bin sicher /pf/images/graemlins/laugh.gif

rrofsh plako per offerten, por kto do i kerkoj vitin tjeter /pf/images/graemlins/laugh.gif kete vit du gjojna te tjera /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ados

Primus registratum
Re: Fund vit...

genauuuuuuuu . Merci Pink( schatz) /pf/images/graemlins/smile.gif...
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Fund vit...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Gjerat e bukura nuk mund ti ndodhin vetem te tjereve...


[/ QUOTE ]

Oh, fair enough mistrecke, fair enough /pf/images/graemlins/wave.gif.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Fund vit...

Mberthej cizmet, vesh pallton ,rrotulloj shallin neper qafe dhe dal.Sot vendosa te dal me ne fund.Hedh hapat dhe shoh qe mbreteron nje erresire funebre dhe ora eshte vec 6 e pasdites...Shtrengoj fort duart neper xhepa dhe eci avash.Bej per nga qendra dhe me ne fund verej zbukurimet e Tiranes sone te varura midis pemeve ne te dy anet e bulevardit...I afrohem nje cunaku te vogel dhe e pyes sa kushtojne geshtenjat e pjekura..ble nje qese te vogel dhe eci perseri.Njerezit kane ftohte ,shoh qe ju dalin avuj nga fryma.Se si me duken,sikur ecin me nxitim..Kalojne semaforin gjithe frike edhe pse fatkeqesisht nuk punojne e tashme semafore per ne jane bere policet...Nje mori makinash presin ne trafik..gjendje kaosi. /pf/images/graemlins/shrug.gif Duket se vetem femijet jane ata qe festojne.Teksa ecen vec kur degjon ca plasesa kercites nga te katerta anet.Thua shyqyr qe ste zuri ndonje nga ato dhe vazhdon e ecen.Futem per tek rrugicat e bllokut..vendos te futem ne bllok.Te rinjte ecin gjithe energji aq sa dhe te perplasin e vetja te duket e plakur ndonese sapo mbusha 22 vjec.Lokalet jane tmerrsisht plot.Pas ores 8 veshtire se gjen nje lokal qe te sherben kafe,te gjitha kane filluar te fikin ekspresin qe te merren vec gjera te ftohta ( ne kerkojme te fitojme me zor..).Hedh syte neper vitrinat e dyqaneve..tek tuk lexoj ndonje ulje cmimesh 20 % por shoh se rrobat jane aq te shemtuara sa e kupton pse eshte bere dhe ulja.Tashme jam perballe Coli's.I vetmi vend qe me pelqen...Futem te galeria dhe sapo hapen dyert nje ambjent dhe nje arome e ngrohte te fton te hysh brenda..Muzike e lehte ne sfond dicka e tipit Bruce Springstien ( Secret Garden ) dhe duke pare neper vitrinat e galerise ze vend ne nje kolltuk te kuq dhe porosis kapucinon time te preferuar...Me ne fund pak atmosfere ,pak deshire per te festuar..Perreth njerez qe flasin gjithe pasion ne tavolina te medha ne ate erresire qe se di pse mua me ndjell nje nostalgji te vecante..Ngadale bie ne mendimet e mia..dhe vetes i ngjall deshira festuese..te pakten kete gje ja detyroj vetes.Shpejt po le nje vit pas,nuk eshte pak, me kane ndodhur shume gjera..dhe te tjera me te bukura mirepres..( i them vetes dhe buzeqesh teksa shoh tek dera me ne fund shoqen time me hunden si spec te kuq nga te ftohtit ) -- Hajde e dashur,zura nje vend per dy .. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Danae

Primus registratum
Re: Fund vit...

Viti 2007 kam shpresen te jete i mrekullueshem.
asnje fjale me teper mbi 2006.
Gezuar te gjitheve:)
 

mostro

Putraku
Re: Fund vit...

bambiniiii gezuar vitin e ri 20007..befsh qejf dhe mos kurseni pijet paret dhe femrat..lujini fen
gezuAR
 

ados

Primus registratum
Re: Fund vit...

gezuar 2007. sex dhe lumturi per te gjithe ju /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ados

Primus registratum
Re: Fund vit...

u bona fishek fare..
francezet dine te luajne me zjarrin..sic thote edhe reklama
j'adore !!!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Fund vit...

shume emocione te bera te gjitha bashke. Njerezit gjejne kohen me te papershtatshme per te lindur, per t'u martuar dhe per te vdekur. Ndoshta pikerisht per kete eshte periudha me e pershtatshme nga te gjitha, pasi te gjithe jane te zene (me budallikun e rradhes si pjekja e gjelit, apo berja e bakllavase) dhe cdo gje tjeter u vjen si meteor e u krijon nje grope te madhe ne qender te universit (me aq sa eshte e mundur kjo, te kuptohemi) dhe ne fund cfare? Na duhen dite, jave, muaj per ta marre veten, nga nje gje qe do te perseritet perseri fundvitin qe vjen. Ka filluar te me joshe rutina:

c'kemi ndonje gje?
hic.
cfare bere sot?
pune.
mire punet?
mire.
cfare na thua ndonje gje?
hic, pune, mire.
 
Top