Ftesa për festë, Rama: Berisha u pranua të hyjë në një provim vjeshte

Ftesa për festë, Rama: Berisha u pranua të hyjë në një provim vjeshte

Lideri socialist, Edi Rama i është përgjigjur ashpër ftesës së Berishës për të festuar pranimin e aplikimit të Shqipërisë nga BE-ja, me të cilën Berisha motivonte sonte edhe kërkesën për kthimin e opozitës në Kuvend.

“Sot në dhjetëvjeçarin e dytë të lirisë së keqpërdorur nga ata që na keqqeverisin duhet të festojmë që Berisha u pranua të hyjë në një provim vjeshte. Lajmi në vetvete është i mirë, por i vonuar për shkak të keqqeverisjes së Berishës” theksoi Rama, në një konferencë për mediat në orët e mbrëmjes të cilën e quajti të pazakontë dhe të nxitur nga provokimet e vazhdueshme të Kryeministrit.

Deklarata erdhi si përgjigje ndaj Berishës i cili në mbledhjen e pasdites së qeverisë u shpreh se “ne kemi motiv për të festuar sepse vendi ynë është në rrugën e integrimit dhe se opozita po e pengon atë ndaj duhet të lërë rrugën e bojkotit dhe ti bashkohet gëzimit të gjithë shqiptarëve”.

“Sali Berisha po fton shqiptarët të festojnë pas 7 muajsh vonese. Ai duhet t’i kërkonte falje popullit shqiptar se Shqipëria u klasifikua me Ruanden dhe Uganden dhe në shoqëri me Bosnjën qe ka 1001 halle të trashëguara. Te festojmë që Shqipëria e Sali Berishës është kthyer në një model korrupsioni”, u shpreh Rama.

Sipas tij, këto s’janë motive për festë, por për protestë. “Çfarë të festojmë, shembjen e tunelit të Kalimashit, që nga vepër me rëndësi kombëtare u kthye në pre të babëzisë të këtij regjimi. Të festojmë që dëgjojmë ministrin që duhet të jetë i pandehur të na thotë se shembja ishte e paparashikueshme. Apo të festojmë që Shqipëria ka mbetur e fundit në rrugën drejt BE-së.” theksoi Rama.(Shekulli)

yb3N6OkFCN0

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27032. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27032

Top