FSK demonstroi kapacitetet ushtarake
Forca e Sigurisë së Kosovës, me një ceremoni zyrtare sot shënoi arritjen e kapaciteteve të para operacionale të saj. Presidenti Fatmir Sejdiu njëherit komandant suprem i këtyre forcave ritheksoi se vlersimi pozitiv i NATO-s për arritjen e kapaciteteve të para të FSK-së paraqet një lajm të madh për shtetin e Kosovës. Ndërkaq kryeministri Hashim Thaçi tha se FSK-ja do të jetë forcë moderne e cila do të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në këtë mënyrë u shënua zyrtarisht arritja e kapaciteteve fillestare operacionale të FSK-së. Vlerësimin për këtë arritje e kanë dhënë strukturat udhëheqëse të NATO-s pas ushtrimit të sukseshëm fushor me emrin “Luani i Shkathët”. Presidenti dhe komandanti suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fatmir Sejdiu para pjesëmarrësve, përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare ka vlerësuar lartë të arriturat e FSK-së duke shprehur mirënjohje për këtë edhe të aleancës veri-atlantike.
Duke folur në këtë ceremoni, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha:
Vendimi për vlerësimin se FSK ka arritur kapacitet fillestare operacionale është një lajm i madh për Kosovën. Sot dua të përsëris mirënjohjen tonë të thellë që ka mbështetur FSK-në për të arritur këtë rezultat kaq domethënes për vendin tonë. Instituconet e Kosovës po bëjë përpjekje që të arrijnë standarde të kërkuara për integrimet euro-atlantike. Uroj që pjesëtarët e FSK-së të jenë sa më parë pjesë e misioneve të NATO-s kudo që paraqitet nevoja. Kjo do të ishte një dëshmi se Kosova është e përkushtuar për paqen.
Edhe kryeministri Hashim Thaçi, tha se uniforma e FSK-së do të jetë simbol i krenarisë dhe garantuese e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
FSK-ja do të jetë e hapur për t’u pasuruar me të gjitha komunitetet kosovare, për të gjithë ata që synojnë Kosovën evropiane. Jetësimi i FSK-së e kishte këtë qëllim që përmes profesianlizimit të kaudrove të tregojë se siguria është sa dëshirë aq edhe brengë e të gjithë neve pavarësisht përkatësisë etnike, fetare dhe gjinore, tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ndërkaq ministri i FSK-së, Fehmi Mujota tha se vlerësimi pozitiv i NATO-s për FSK-në për 8 muaj tregon për përkushtimin e pjesëtarëve dhe profesionalizimin e kësaj Force.
FSK po deshmon me sukses ashtu si e përcakton Kushtetuta e Republikes së Kosovës si forcë e re profesionale vullnetare e uniformuar e armatosur lehte me kapacitetin e përcktuar me Kushtetutë dhe ligje, forcë shumetnike dhe pa dallim gjinie dhe religjioni që ofron siguri për tërë territorin e Kosovës për të gjithë qytetarët dhe e aftë të marr pejsë në misione humanitare jasht vendit, tha ministri Mujota.
Drejtuesit e FSK-së, premtuan se gjatë dy viteve të ardhshme do të arrihet numri prej 2500 pjesëtarëve aktiv dhe 800 pjesëtarëve rezervë duke arritur kështu kapacitetet e plota siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës.</p>
21</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22492. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22492