FSHF: Kjo është renditja e Grupit I (FOTO)

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të japë qëndrimin e saj zyrtar, në lidhje me renditjen e Grupit I, kualifikues të Kampionatit Europian, botuar në faqen zyrtare të UEFA.

lg.php

Duke marrë shkas nga lajme të pasakta dhe keqinformuese botuar në shtyp, Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të japë qëndrimin e saj zyrtar, në lidhje me renditjen e Grupit I, kualifikues të Kampionatit Europian, botuar në faqen zyrtare të UEFA:

Renditja ne grupin I, është si më poshtë:
1. Portugalia 12
2. Danimarka 10
3. Shqipëria 10
4. Armenia 1
5. Serbia -2

Shqipëria, është renditur në vendin e tretë me pikë të bararabarta me Danimarkën. Kundërshtari renditet përpara nesh sepse sipas rregullores së aktivitetit, kur dy skuadra janë me pikë të barabarta në renditjen e përgjithshme për të vendosur se cila qëndron më lart, zbatohet ky kriter:

Pikët e fituara në ndeshjet direkte (në ndeshjen Shqipëri – Danimarkë takimi ka përfunduar në barazim 1-1). S’ ka diferencë pikësh.
Diferenca e golave në ndeshjet direkte është 0. Në rastin e ndeshjes Shqipëri – Danimarkë, nuk ka diferencë golash.

Numri më i lartë i golave të shënuara në ndeshjet direkte. Në rastin e ndeshjes Shqipëri – Danimarkë, nuk ka diferencë golash. Një gol ka shënuar Danimarka dhe një Shqipëria.

Numri më i lartë i golave të shënuar në fushën kundërshtare. Danimarka ka shënuar në Shqipëri dhe për këtë arsye është e avantazhuar.
Duke ju referuar pikës d, të rregullores së eliminatoreve të Kampionatit Europian Francë 2016, Danimarka renditet përpara Shqipërisë në Grupin I.
Sebia renditet në vendin e fundit me -2 pikë për shkak, se asaj i janë hequr 3 pikë nga vendimi i fundit i CAS të Lozanës.

Kjo është e vërteta, në lidhje me renditjen e Grupit I. Të tjerat, të publikuara apo aluduara në media të ndryshme janë thjesht spekulime që kërkojnë të keqinformojnë publikun dhe tifozerinë shqiptare.



Burimi i informacionit. Lajmi.net.
 
Top