Re: FSHF-ja tani me faqen e saj zyrtare
I/E nderuar ReBeL
Te nderuar anetare te forumit.
FShF-ja kot qe e ka faqen e Internetit. Shihni ne vijim letren qe i ka derguart me 07.09.04 FShF-se:
------------------
Kujtdo qofte i interesuar:
U nisa t'ju shkruaj per nje problem qe me shqeteson, por po ndjehem edhe me i shqetesuar dhe i trishtuar, duke pare faqen tuaj te Internetit. Si eshte e mundur qe ende (date 07.09.2004, ora 11:30) nuk keni publikuar ne Internet asnje koment, te pakten njoftim, per nje nga fitoret me te madha te futbollit shqiptar ne gjithe historine e tij, ndoshta me te madhen? Si eshte e mundur qe nuk keni publikuar ende asnje qendrim ndaj dhunes qe, me kete rast, ushtrohet ne Greqi ndaj tifozeve shqiptare dhe, ne pergjithesi, ndaj shqiptareve qe jetojne atje? Eshte e pajustifikueshme edhe mungesa e nje sere perditesimesh per ngjarjet futbollistike te vendit ne publikimin tuaj ne Internet; gjithsesi, me kete jam mesuar tashme, pasi paraqitja juaj ka qene gjithmone e tille. Por mangesia e informacionit qe permenda me lart eshte jo thjesht e pajustifikueshme, por edhe e pafalshme.
Tani po vi ne thelbin e asaj per te cilen po ju shkruaj.
Me zhvillimet qe morren ne Greqi ngjarjet e pasndeshjes mendoj se FShF-ja duhet te beje perpjekjet maksimale qe te grumbulloje te gjitha faktet e nevojshme rreth tyre dhe, duke ia paraqitur ato FIFA-s, t'i kerkoje asaj qe ndeshja e kthimit te mos behet ne Greqi, por ne nje fushe asnjanese. Kete kerkesa FShF-ja ta beje publike per opinionin publik shqiptar dhe per opinionin publik sportiv boteror. FIFA le te vendosi si te doje, por FShF-ja duhet te tregoje dinjitetin e vet para botes dhe, gjithashtu, ky veprim do te ishte nje shans per ju qe t'i deshmoni minimumin e patriotizmit opinionit publik shqiptar, gje qe me qendrimin tuaj te deritanishem, te pakten ne faqen e Internetit, nuk tregoni se e keni.
Duke patur mjaft dyshim per gadishmerine tuaj per te ndermarre nje veprim te tille, po ju bej me dije se keto qe po ju shkruaj do t'i bej publike edhe ne forume shqiptare ne Internet dhe le te me gjykoje kush te doje e si te doje nese kam te drejte.
Me vjen keq qe nuk mund ta mbyll letren me shprehjen "me respekt", me te cilen e kam zakon te mbyll letra qe iu drejtoj organizatave/institucioneve te tilla si juaji.
Dashi
-----------------
Per ke eshte kurioz:
Edhe sot (16.09.04) ende nuk figuron asgje per ndeshjen me Greqine (pa le per ate me Gjeorgjine, qe nuk behet fjale) ne faqen e Internetit te FShF-se.
TURP!