FSHF, 2.5 milionë euro për ndriçimin në 6 stadiume
Shitja e së drejtës televizive ishte vetëm hapi i parë drejt krijimit të një kampionati tërheqës, por që siguron edhe përfitime. Për ta bërë edhe më spektakolare Kategorinë Superiore, Federata Shqiptare e Futbollit ka mbajtur fjalën që të pajisë me projektorë edhe gjashtë stadiume në vend. Një investim në bashkëpunim me bashkitë e qyteteve përfitues dhe klubet, i cili kap vlerën e përgjithshme 2.5 milionë euro. Ndriçimi do të bëjë të mundur zhvillimin e ndeshjeve në orët e mbrëmjes edhe në disa qytete kryesore, me shpresën se kjo do të rikthejë tifozët në stadiume. Aktualisht, me drita luhet vetëm në “Qemal Stafa” në kryeqytet dhe “Loro Boriçi” në Shkodër. Vendimi është miratuar në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, të zhvilluar dje gjatë mesditës, ndërsa impiantet përfituese janë “Niko Dovana” në Durrës, “Ruzhdi Bizhuta” në Elbasan, “Besa” në Kavajë, “Loni Papuçiu” në Fier, “Flamurtari” në Vlorë dhe “Skënderbeu” në Korçë. “Prioriteti i vendosur nga Ekzekutivi është që brenda vitit 2009, ndeshjet me drita të mund të luhen në të paktën 3 prej këtyre stadiumeve”, pohuan burime zyrtare në institucionin që drejton futbollin shqiptar. Në këtë mënyrë, do të zgjerohet edhe shpërndarja e ndeshjeve, e praktikuar në këto nëntë javë të para.

Një tjetër vendim mjaft i rëndësishëm për elitaret është edhe shpërndarja e premiove për të gjitha skuadrat shqiptare që kualifikohen në turet e kupave të Europës. Nga një projekt në letër, kjo do të bëhet realitet në momentin e hartimit të projektbuxhetit të ri të Federatës. Synimi është që nëpërmjet përfitimeve financiare të nxitet cilësia e klubeve tona në Champions League dhe Europa League, si edhe për të hequr imazhin e keq dhe dyshimet që janë ngritur sistematikisht gjatë këtyre viteve të fundit.

Investime të konsiderueshme do të përfitojnë edhe disa skuadra të Kategorisë së Parë: në terrenet e nëntë stadiumeve do të investohen afro 600 mijë euro. Nga rikonstruksioni përfitojnë Lezha, Bilishti, Burreli, Gramshi, Velipoja, Librazhdi, Çorovoda, Cërriku dhe Memaliaj, ndërsa edhe në këtë rast projektet do të realizohen në bashkëpunim me klubet dhe bashkitë e qyteteve përkatëse. Nuk kishin si të mungonin edhe shpërblimet për fitueset e aktiviteteve kombëtare për sezonin 2009-2010. Fitueses së Superiores do ti akordohen 10 milionë lekë të rinj, fitueses së Kupës 5 milionë, fitueses së Kategorisë së Parë 4 milionë dhe fitueses së çmimit “fair-play” 1.5 milionë lekë të rinj. Ashtu si ka ndodhur edhe më parë, në bazë të kërkesave të klubeve shpërblimet mund të jepen në lekë, ose mund të konvertohen në projekte për rikonstruktim terrenesh dhe ambientesh sportive.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25836. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25836