Fshatra me origjinë arbëreshe në veri të Italisë

Fshatra me origjinë arbëreshe në veri të Italisë

E dimë të gjithë se fshatrat arbëreshe aktuale, kur ende mbijeton dialekti, ndodhen në Itali jugore.

Megjithatë, një grup i vogël arbëreshësh, kur erdhën në Itali, shkuan drejt veriut të vendit.

Castel San Giovanni, një qytezë e cila gjindet në regjonin e Emilies, 30 kilometra në perëndim të Piacenzës dhe 80 kilometra në jug të Milanos, ka dy katunde me origjinë arbëreshe, Borgo Tosca e Pievetta.

Dialekti arbëresh, mjerisht, nuk flitet më prej kohësh, por kanë mbetur ndonjë gjurmë të pranisë shqipëtare

Mbiemri më i përhapur në Castel San Giovanni është Tosca; një mbiemër tjetër shumë i përdorur është Albanesi.

Përveç kësaj, nuk është një rast fakti që, aktualisht, në Castel San Giovanni, banojnë më shumë se 800 emigrantë nga Shqipëria.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Fshatra me origjinë arbëreshe në veri të Italisë

Demetrio pershendetje,

Une kam degjuar dhe lexuar per vendosje shqiptaresh dmth arberesh, edhe ne ishullin e Korsikes diku ne fillim te shek. 17.
A din gje ti me shume ne lidhje me kete gje, dhe ne qofte se po amund te me rekomandosh literature perkatese?

Kastriot
 

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Fshatra me origjinë arbëreshe në veri të Italisë

I dashur Kastriot,

të falenderoj për mesazhin.

Sinqerisht, është hera e parë që dëgjoj për arbëreshë në Korsikë; e di vetëm që, në atë ishull, ka një fshat, Cargese, ku u fliste një dialekt grek, i cili tani u zhduk praktikisht.

Por kur do të takoj ndonjë ekspert, do t'i kërkoj informata për këtë.

Përshëndetje - Demetrio.
 

receli

Primus registratum
Re: Fshatra me origjinë arbëreshe në veri të Italisë

Ne novelen e Prosper Merimese per ate fshatarin Korsikan (orso della rebia..diccka e tille me duket quhej)paraqitet tipi i Korsikanit qe ne karakter e Zakone ngjan me Malsorin Shqiptar.
Besa, mikpritja, nderi shpise e turpi per tradhetine etj jane tipike si tek Korsikanet e vjeter ashtu dhe tek Shqiptaret e dikurshem.
Pra mundet qe te kete lidhje midis nesh dhe Korsikanve ashtu sikurse duken qarte lidhjet mes nesh dhe sicilianve e Kalabrezve.
Edhe Napoleoni mundet pra te jete korsikano-arberesh.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Fshatra me origjinë arbëreshe në veri të Italisë

Demetrio pershendetje,

ne lidhje me pyetjen time mbi arbereshet ne Korsike, desha te them se nje gje te tille e permend nje zotni i quajtur Antonio Belushi qe thote se ne fillim te shek te 17 u vendosen arbereshe te ardhur nga Kalabria ne Korsike.

Kastriot
 

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Fshatra me origjinë arbëreshe në veri të Italisë

I dashur Kastriot,

të falenderoj për informatat. A dihet edhe si quheshin fshatrat që i themeluan arbëreshët në Korsikë? Sigurisht tani dialekti arbëresh nuk flitet më në Korsikë, ku mbetet vetëm një i ashtuquajtur "ishull gjuhësor": Bonifacio, një qytezë në jug, ku ende përdoret një dialekt ligurian.

E di ku është Antonio Belushi, është një prift arbëresh shumë i njohur, drejtor i një reviste gjashtëmujore me titull "Lidhja", së shkruar në italisht dhe në shqip. Para disa vitesh, kisha folur me te në telefon një herë.

Fshati i tij quhet Frasnitë (Frascineto në italisht) dhe gjindet në veri të provincës së Kozencës, si një pjesë e madhe e fshatrave arbëreshe.

Përshëndetje - Demetrio.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Fshatra me origjinë arbëreshe në veri të Italisë

Demetrio, shume faleminderit per sqarimet.
Une jetoj ne gjermani dhe keshtu nuk kam shume mundesi per te kerkuar literatur ne gjuhen italiane perveç se ne librarite e ketushme ose ne portalet e internetit.
Meqe une mendoj se larmia e literatures do te ishte me madhe ne qofte se kerkoj direkt ne portale italiane a mund te me japesh ndonje adrese te tille( ma merr mendja se duhet te eksistojne). Une kam kerkuar edhe ne portale internazionale por them se duke kerkuar direkt tek ato italiane mund te gjeja me shume nga ato qe kerkoj.

Pershendetje

Kastriot
 

kastriot

Primus registratum
Re: Fshatra me origjinë arbëreshe në veri të Italisë

Faleminderit

/pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif

Kast
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Fshatra me origjinë arbëreshe në veri të Italisë

Fillimisht postuar nga Demetrio Scutari:
[qb]
Mbiemri më i përhapur në Castel San Giovanni është Tosca; një mbiemër tjetër shumë i përdorur është Albanesi.
[/qb]
Po regione Toscana a mos ndoshta ka ardhur nga rrenja Toske :rolleyes:
Aktori Antonio Albanese a mos ka origjine arbereshe :rolleyes:
 

edoni

Primus registratum
Re: Fshatra me origjinë arbëreshe në veri të Italisë

Kastriot,
une kam lexuar diku vetem se nuk e di ku saktesisht se ndoshta vet Napoleoni mund te kishte gjak arberesh.por jo nga italia por nga Morea.ne kete shpjegim thote se mbiemri Bonaparte ka origjine shqiptare sepse ne te vertet mbiemri familjar i Napoleonit ka origjine nga fjala greke-kalimero(une nuk di greqisht)qo do te thote Ana e mire-pra pertkhyer ne Italisht Bonaparte.lidhje me shqipen argumentohet ketu se mbiemri familjar i Napoleonit nuk eshte ne te vertet Kalimero por Kalemire.dhe se greket e kane adoptu me Kalimero.pra kur keta arberesh shkuan ne Korzik Kalimero eshte perkthy ne italisht pra Bonaparte(ne ate kohe shumica e korzikes fliste italisht.dhe nje fakt tjeter me rendesi eshte se kur vllau i Napoleonit,emrin e te cilit e mabj ne mend,eshte taku me arbereshet ne napoli i kishte thene se 'ku jeni vllaznit e mi,edhe une kam gjake arberesh si ju'.
une do te periqem qe te gjej origjinen e ketyre fakteve sepse jam i sigurt se i kam ketu diku ne banese dhe do ti komunikoj te gjitha te dhana se shpejti.
tung
 

genti

Primus registratum
Re: Fshatra me origjinë arbëreshe në veri të Italisë

Fillimisht postuar nga FloBo:
[qb]
Fillimisht postuar nga Demetrio Scutari:
[qb]
Mbiemri më i përhapur në Castel San Giovanni është Tosca; një mbiemër tjetër shumë i përdorur është Albanesi.
[/qb]
Po regione Toscana a mos ndoshta ka ardhur nga rrenja Toske :rolleyes:
Aktori Antonio Albanese a mos ka origjine arbereshe :rolleyes: [/qb]
Sa per Antonion eshte e vertete qe eshte arberesh sepse e ka pranuar vete nje gje te tille ne nje emisjon ku ishte si i ftuar.
Dhe mbiemrin albanese e ka vene babai i Antonios ai e ka bere nje ndryshim te tille per te mos u harruarr nga niprit dhe mbesat se jane arbereshe.
Dhe Antoniua ka kundershtuar publikish nepermjet humarit te tij ne nje spektakel te Adriano Celentanos vendimin e e marre nga senati per te bere nje spastrim te emigranteve ku pjesa me e madhe e tyre ishin shqipetare.
 
Top