FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR
EKSLUZIVE: Flet kryetari i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), prof. dr. Bashkim Mitrovica (1)
Politika zyrtare – politikë biznesi e tipit mafioz
Xhevdet Fetahu
Prishtinë, 24 shtator – Dëshirat e shqiptarëve të Kosovës as nuk kanë qenë, as nuk janë dhe as nuk do të jenë ndonjëherë që të mbeten të pushtuar e të kolonizuar, jo vetëm nga pushtuesit e kolonizatorët serbë, malazezë, sllavo-maqedonas dhe grekë, por edhe nga cilido pushtues tjetër, qoftë ai Unmikistani apo Eumikistani, është i mendimit kryetari i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), prof. dr. Bashkim Mitrovica.
Në një intervistë ekskluzive për “Epokën e re”, Mitrovica ka thënë se nuk janë ato dëshira legjitime të popullit shqiptar, që sot po prezanton politika zyrtare e Tiranës, Prishtinës dhe e Shkupit, që fatkeqësisht nuk është asgjë tjetër pos një politikë biznesi e tipit mafioz, sipas recetave të klaneve të ndryshme antishqiptare.
“Vullneti, aspirata shekullore dhe legjitime e shqiptarëve të Kosovës, e të viseve etnike shqiptare dhe e mërgatës sonë jo të vogël, ka qenë, është dhe do të jetë ribashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar me emrin Shqipëri”, ka thënë kryetari i FBKSH-së, prof. dr. Bashkim Mitrovica
Kush është Bashkim Mitrovica?
EPOKA E RE: Z. Bashkim Mitrovica, me sa jemi njoftuar nga zëdhënësi Politik i FBKSH-së, mr. Gafurr Adili, nëpërmjet intervistës së fundit të tij, në Kuvendin e Dytë Kombëtar të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, të mbajtur në Prizrenin Historik (16 shtator 2005), ju keni zëvendësuar Adilin dhe jeni zgjedhur kryetar i FBKSH-së dhe Komandant i Përgjithshëm i AKSH-së. A mund të na bëni një prezantim të shkurtër, kush jeni, nga jeni dhe ku jetoni e ku veproni aktualisht?
Mitrovica: Quhem Bashkim, kurse mbiemrin Mitrovica e kam marrë sipas vendlindjes sime - Mitrovicës. Jam i moshës mesatare, i martuar, dhe baba i tre fëmijëve. Jetoj dhe veproj kudo që kanë nevojë strukturat e FBKSH-së, por përgjithësisht jetoj dhe veproj në Kosovën Historike. Jam me përgatitje superiore shkollore, kam mbrojtur edhe doktoratën për shkencat politiko – diplomatike në një universitet prestigjioz euro-perëndimor. Kam qenë pjesëmarrës aktiv i luftës së armatosur çlirimtare të Kosovës, në cilësinë e eprorit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë kësaj Epopeje të Lavdishme të popullit tonë, krahas përvojës luftarake arrita të njoh edhe shumë shokë të rinj, shumica prej të cilëve kanë kaluar në pavdekësi, duke rënë Dëshmorë të Kombit. Në mesin e tyre e njoha edhe Dëshmorin e Kombit, Islam Berisha – Komandant Lamin. Komandant Lami në dhjetorin 2002 me njoftoi dhe më miqësoi me ish kryetarin e FBKSH-së, që atëherë në opinion prezantohej me nofkën mr. Valdet Vardari - vëllain e shokun tim të idealit, aktualisht Zëdhënës Politik dhe Sekretar i Departamentit për Diplomaci të FBKSH-së, magjistrin e shkencave juridiko – ekonomike, patriotin e dëshmuar Gafurr Adilin.
EPOKA E RE: Që kur jeni anëtar i FBKSH-së?
Mitrovica: Anëtar i FBKSH-së jam bërë që në dhjetor 2002. Më 16 shtator 2005, në Kuvendin i Dytë Kombëtar të FBKSH-së, në Prizrenin Historik, u zgjodha Kryetar i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), ku sipas rregulloreve të FBKSH-së dhe AKSH-së edhe Komandant i Përgjithshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH).
Gjatë periudhës kohore, 17 janar 2004 – 16 shator 2004, krahas punës për përfundimin e studimeve pasuniversitare dhe mbrojtjes së doktorantit në shkencat politiko – diplomatike, kam ushtruar edhe disa detyra kyçe në strukturat më të larta të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH-së) dhe Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), sidomos në riorganizimin e FBKSH-së dhe në ristrukturimin e AKSH-së.
E ndiej të nevojshme që ta theksoj se krahas miratimit të shumë vendimeve (miratimit të Strategjisë Politike të FBKSH-së dhe të Strategjisë Ushtarake të AKSH-së, si dhe rregullores për funksionimin e këshillave të FBKSH-së, rregullores për organizimin e AKSH-së, rregullores për organet ndëshkuese të FBKSH-së dhe shfuqizimit të kartelave e gradave ushtarake të AKSH-së), mbajtja dhe përfundimi me sukses i Kuvendit të Dytë Kombëtar të FBKSH-së, simbolizon edhe një fitore tonën mbi “forcat” e errëta antikombëtare, forca këta që stimulonin dhe organizonin përçarjen e strukturave tona, misioni i të cilëve ishte që përmes bandave me maska te populli ynë të komprometonin dhe të denigronin FBKSH-në dhe AKSH-në.
Forcat antikombëtare!
EPOKA E RE: Thatë “forcat” e errëta antikombëtare.
Mitrovica: Në fakt, këto “forca” përpiqeshin për të vrarë idealin e shqiptarëve kudo, dhe në veçanti në Kosovën kreshnike, për ribashkimin kombëtar shqiptar, përpjekje këto që vazhdojnë dhe që do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, por e them me bindje të plotë se do të dështojnë me turp, bashkë me ideatorët e tyre në hije.
Dëshirat e shqiptarëve të Kosovës
EPOKA E RE: Kosova ka hyrë në një “udhë pa krye”, atë të përcaktimit të statusit të Kosovës. Tjera janë dëshirat e shqiptarëve të Kosovës, e tjera janë ofertat për Kosovën. Mendoni se Kosovës bota perëndimore do t’ia paguajë borxhin tashmë shekullor?
Mitrovica: Dëshirat e shqiptarëve të Kosovës as nuk kanë qenë, as nuk janë dhe as nuk do të jenë ndonjëherë që të mbeten të pushtuar e të kolonizuar, jo vetëm nga pushtuesit e kolonizatorët serbë, malazezë, sllavo-maqedonas dhe grekë, por edhe nga cilido pushtues tjetër, qoftë ai Unmikistani apo Eunmikistani.
Statusi i Kosovës
EPOKA E RE: Mendoni se Kosova e pavarur nuk është dëshirë e shqiptarëve?
Mitrovica: Jo, ato nuk janë dëshira legjitime të popullit shqiptar, ajo që sot po e prezanton politika zyrtare e Tiranës, Prishtinës dhe e Shkupit, fatkeqësisht nuk është asgjë tjetër pos një politikë biznesi e tipit mafioz, sipas recetave të klaneve të ndryshme antishqiptare. Vullneti, aspirata shekullore dhe legjitime e shqiptarëve të Kosovës, e viseve etnike shqiptare dhe e mërgatës sonë jo të vogël, ka qenë, është dhe do të jetë ribashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar me emrin Shqipëri. Për realizimin e kësaj aspirate legjitime, gjatë gjithë historisë tonë të lavdishme e të shkruar me lumenj gjaku, kudo në të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike, të ndara padrejtësisht dhe dhunshëm, shqiptarët sakrifikuan dhe janë të gatshëm që të sakrifikojnë çka është e domosdoshme.
Siç është e ditur, trojet shqiptare u pushtuan dhe u aneksuan nga pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo - grekë. Ky okupim dhe ky aneksim i trojeve shqiptare përfundimisht u “përligj” në vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Shqipëria Londineze ka qenë dhe është shteti i vetëm në Botë e cila nga të gjitha anët kufizohet me trojet e veta etnike dhe të banuara me bashkëkombësit e popullit të saj, të cilat vazhdojnë të mbahen të pushtuara e të kolonizuara nga pushtuesit e egër sllavo – grekë.
Copëtimi i tokave shqiptare
EPOKA E RE: Gjithmonë tokat shqiptare janë copëtuar. Mendoni se kjo do të vazhdojë...?
Mitrovica: Në kohën kur nga bashkësia ndërkombëtare (pas Luftës së Dytë Botërore) është proklamuar dhe vazhdon të proklamohet fundi i kolonializmit klasik, si dhe nga OKB janë ratifikuar me dhjetëra konventa e rezoluta kundër kolonializmit, mbi 70 mijë kilometra katrorë të Shqipërisë Etnike vazhdojnë të mbahen të pushtuara e të kolonizuara nga pushtuesit e kolonizatorët ndërkombëtarë, serbë, malazezë, sllavo-maqedonas dhe grekë.
Ofertat për Kosovën
EPOKA E RE: Për statusin e Kosovës thuaja si në pako po vijnë një sërë ofertash. Është kjo një formë më “moderne” që Kosovës t’i imponohet statusi apo edhe një përdhosje e dëshirave të shqiptarëve të Kosovës?
Mitrovica: Po, bota perëndimore përmes një “statusi special për Kosovën Protektorat”, të një statusi, “më shumë se autonomi e më pak se pavarësi”, të një “autonomie substanciale”, apo edhe të një “pavarësie formale”, si dhe të një “pavarësie të kushtëzuar”, ndër të cilat është edhe mohimi i të drejtës më elementare e universale, të drejtës së popujve për vetëvendosje, shqiptarëve të Kosovës jo vetëm që nuk iu paguan borxhin tashmë shekullorë të gjyshërve e baballarëve të tyre, por përkundrazi, ajo dhe më konkretisht Evropa e vjetër apo Evropa plakë, nga të gjitha rrafshet po vazhdon ta favorizojnë Serbinë, ndër të cilët është edhe rasti i privatizimit dhe i decentralizimin në Kosovën UNMIKISTAN. Unë e kam hulumtuar disa herë infrastrukturën ligjore ndërkombëtare (konventat dhe rezolutat e OKB-së) dhe askund nuk kam gjetur qoftë edhe një paragraf të vetëm që një populli t’i mohohet e drejta legjitime për të vetëvendosur për ardhmërinë e tij, siç vazhdon t’i mohohet popullit shqiptar. Përkundrazi, në të gjithë infrastrukturën ligjore ndërkombëtare kam gjetur, se e drejta e popujve për vetëvendosje për të jetuar më vete, apo për t’u ribashkuar me trungun amë është e sanksionuar, si e pa tjetërsueshme dhe që duhet të realizohet nëpërmjet referendumit mbarë popullor. Nisur nga këto njohuri, kam kërkuar nga Departamenti për Diplomaci të FBKSH-së, që në takimet e shumta që ka me ndërkombëtarët rregullisht t’ua parashtrojë këtë çështje.
FBKSH në takime me ndërkombëtarët
EPOKA E RE: Sapo përmendet Departamentin për Diplomaci të FBKSH-së. Në takimet e zyrtarëve të këtij departamenti me ndërkombëtarët thuaja se në të gjitha këto takime kundërshtohet e drejta elementare për referendum mbarë popullor. Si e komentoni ju këtë?
Mitrovica: Kështu edhe është duke u vepruar. Sipas raporteve me shkrim mbi këto takime, që më ka dërguar, Kryesuesi i delegacionit të FBKSH-së, z. Adili, në këto takime, të gjithë ndërkombëtarët gjithmonë heshtin ose përpiqen që t’i ikin kësaj pyetje shumë logjike dhe të arsyeshme, që ua bënë delegacioni ynë. Dhe, kur delegacioni ynë (me në krye Gafurr Adilin) këmbëngulë në këtë çështje, përfaqësuesit ndërkombëtarë përpiqen të arsyetohen me kundërpërgjigjen e tyre: “Zotërinj të FBKSH-së, pse një gjë të tillë nuk po e kërkojnë dhe nuk po e kundërshtojnë liderët e Kosovës”? (VIJON)
----------------------------------
EKSLUZIVE: Flet kryetari i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), prof. dr. Bashkim Mitrovica (2)
Grupi Negociator peshkun nuk e kapi në kokë, por për bishti
Xhevdet Fetahu
Prishtinë, 25 shtator – Delegacioni i Kosovës në bisedimet e Vjenës, që në stadin e fillimit të bisedimeve për atë që herë e quajnë “status i ardhshëm” dhe herë “status përfundimtar” të Kosovës, peshkun nuk e kapi për koke, por e kapi për bishti, dhe peshkun po e kape për bishti ai të rrëshqet nga duart dhe më kot pastaj shfaq “njëzëshmëri” dhe “unitet”, ka thënë në vazhdimin e dytë të intervistës ekskluzive për “Epokën e re”, prof. dr. Bashkim Mitrovica, kryetar i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH).
“‘Njëzëshmëria’ dhe gjoja ‘uniteti’ që deklarohet nga këta servilë unmikistanez, nuk është gjë tjetër pos edhe një tentativë e tyre, kam bindjen e gjykuar për dështim, për edhe një mashtrim tjetër të radhës jo vetëm për shqiptarët e Kosovës UNMIKISTAN, por për të gjithë shqiptarët, si në hapësirat e Shqipërisë Etnike, ashtu dhe në mërgatë”, ka thënë ai
Grupi Negociator i njëzëshëm!
EPOKA E RE: Por ata deri më tash kanë qenë të njëzëshëm!
Mitrovica: Ata, delegacioni i “njëzëshëm”, në vend që të këmbëngulnin që të korrigjoheshin hilet që iu bënë shqiptarëve nga Bashkësia Ndërkombëtare, në të kaluarën, duke kërkuar që fillimisht të përcaktohej dita e mbajtjes së referendumit në të gjitha viset etnike shqiptare, të shkëputura dhunshëm dhe të aneksuara nga fqinjët grabitqar, ata “ngulën” këmbë, së pari për “statusin përfundimtar”, për të lëshuar pe më vonë, sipas instruksioneve të punëdhënësve të tyre ndërkombëtarë, për njëfarë “statusi të ardhshëm” dhe vetëm për Kosovën Unmikistan.
Në vend se të ngulnin këmbë për legjitimimin ndërkombëtar të verdiktit të popullit të shprehur në referendumet për vetëvendosje të mbajtura në Kosovën Lindore (Presheve, Medvegjë dhe Bujanoc) dhe në Kosovën Veriore (Sanxhaku, krahinë e Republikës së Kosovës), në vitin 1992, ku u shpall autonomia politiko-territoriale e këtyre trevave shqiptare, me të drejtë ribashkimi me Kosovën, përkundër rreziqeve reale dhe presioneve që i bëheshin nga milicia fashizoide serbo-sllave, yesman-ët shqipfolës po e legjitimojnë dhe funksionalizojnë pushtetin e Serbisë edhe në Kosovën UNMIKISTAN...
Kanë kaluar kohërat e pazarllëqeve me interesat legjitime të popullit shqiptar
Ky delegacion i “njëzëshëm” po të ishte i përbërë nga përfaqësuesit e vërtetë të vullnetit dhe të interesave të popullit, do të ngulte këmbë për ta bindur Bashkësinë Ndërkombëtare, për ta kuptuar dhe pranuar një të vërtetë të pakontestueshme, se kanë kaluar kohërat e pazarllëqeve me interesat legjitime të popullit shqiptar dhe trojet e tij etnike; se është momenti i fundit, që edhe shqiptarët të konsumojnë të drejtën e tyre të ligjshme për t’u ribashkuar në shtetin e tyre të vetëm, të quajtur Shqipëri! Natyrisht, duke dhënë garanci, se pas realizimit të kësaj të drejte legjitime, se do të ndërtonin shtetin e tyre, sipas normave më të avancuara demokratike, ku do të krijonin të gjitha kushtet për respektimin e të drejtave të minoriteteve, të drejta këto të sanksionuara në konventat e shumta për minoritetet.
Kjo nuk ndodhi, por të ashtuquajturat bisedime për çështje teknike u zhvilluan dhe përfunduan në favorin e Serbisë, e cila përmes bisedimeve për decentralizimin edhe de jure arriti që, jo vetëm në veriun e Kosovës UNMIKISTAN, por dhe mu në zemër të saj të krijojë një “Srbska Republika” tjetër, që për një perspektivë jo shumë të largët, kur shqiptarët e Kosovës të kërkojnë ribashkimin me Shqipërinë, kjo “Srbska Republika” bashkë me “Srbska Republika” në Bosnje do të kërkojnë bashkimin e tyre me Serbinë, dhe kështu do të realizohet (de fakto dhe de jure) Serbia e Madhe.
Ndarja e Kosovës
EPOKA E RE: Çdo ditë po flitet se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.
Mitrovica: Po, për çdo ditë, përmes masmedias së shkruar dhe elektronike të Prishtinës, po trumbetohet se gjoja nuk do të ketë ndarje të Kosovës, por që në fakt ndarja e Kosovës po bëhet një realitet. Ky është sihariqi i delegacionit të “njëzëshëm” nga bisedimet e Vjenës.
Pse delegacioni i “njëzëshëm” i Kosovës, në bisedimet e Vjenës, asnjëherë nuk foli për Kosovën Lindore (Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin), si dhe për Toplicën dhe Sanxhakun?!
Pse nga këto bisedime të Vjenës për statusin e Kosovës, u përjashtua Republika e Shqipërisë?!
Jam shumë i bindur, se nuk është e largët dita kur këta “përfaqësues” të Kosovës do të detyrohen që para gjykatësit popull të përgjigjen edhe në këto pyetje dhe për të gjitha “gabimet” që kanë bërë, shumë të dëmshme për interesat legjitime të tij, sidomos në Rambuje dhe në Vjenë!
EPOKA E RE: Në Mitrovicë ndërkombëtarët deklarohen se situata është e qetë, përderisa Mitrovica vazhdon të mbetet “mollë e ndaluar” për shqiptarët. E ndani të njëjtin mendim se në Mitrovicë nuk vepron asnjë formacion paraushtarak dhe ilegal, por ato janë të njohura dhe të pranuara institucionalisht, derisa nuk luftohen?
Mitrovica: Beogradi i ka urdhëruar strukturat e tij në Mitrovicë, ku vepron Shtabi i Përgjithshëm i SOVK (Srbska Oslobodilacka Vojska Kosova), i cili udhëhiqet nga oficerë madhorë dhe gjeneralë të Serbisë (ekziston dyshimi i bazuar, se në mesin e tyre është edhe Ratko Mladiq), që përkohësisht të mos përdorin asnjë dhunë ndaj shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës përderisa nuk përmbyllet decentralizimi nëpër enklavat e tjera nëpër Kosovë, sepse Beogradi frikësohet se, sikur serbët këtu të përdornin më të voglën dhunë ndaj shqiptarëve shumë keq do ta pësonin enklavat e tjera serbe nga shqiptarët.
Pra, Serbia, konkretisht Beogradi, në bashkëpunim me strukturat ndërkombëtare këtu (UNMIK-un dhe KFOR-in francez), jo vetëm ish “Rojet e Urës” dhe paramilitarët e shumtë serbë (mbi 10 mijë kriminelë që kanë kryer krime barbare gjatë luftës në Kosovë dhe Bosnje) i kanë legalizuar duke i lënë që të veprojnë legalisht nëpër institucionet vendore këtu, por edhe, nga ana tjetër, Beogradi ka punuar shumë dhe po vazhdon të punojë që situata këtu të jetë sa më e qetë deri në përmbylljen e procesit të decentralizimit dhe rikthimit të serbëve nëpër enklavat, tanimë komunat e reja serbe nëpër Kosovë.
Pas kësaj do të ndodhë ajo që ka ndodhur gjithmonë, siç ishte edhe rasti i fundit në Tuz, ku siç dihet para referendumit për pavarësinë e Malit të Zi, vëllezërit e serbëve (malazezët), me shqiptarët silleshin sikur me qenë vëllezër të një nëne, dhe pas kësaj, pasi realizuan këtë pavarësi edhe me votat e shqiptarëve në këto troje shqiptare të Shqipërisë Etnike, u rikthyen në origjinën e tyre të mëhershme të hienave të zeza, dhunë dhe represion mbi familjet e pafajshme dhe të pambrojtura shqiptare. Pra, nëse do të ndodhë kështu, gjë që FBKSH kurrën e kurrës nuk do ta tolerojë, që Mitrovica Veriore të ngelet e pushtuar dhe e kolonizuar nga Serbia, kam bindjen e patundur se do të rifillojë dhuna serbe mbi shqiptarët këtu, që ata (shqiptarët) të zhvendosen në pjesën jugore të Mitrovicës dhe pjesa veriore e Mitrovicës të mbetet etnikisht e pastër serbe, ashtu siç dikur vepruan serbët me Toplicën shqiptare që është me një sipërfaqe të përafërt sa Kosova, shqiptarë këta që u patën zhvendosur në Kosovë dhe këtu njihen me emrin “muhaxhirë”, ashtu si në Republikën e Shqipërisë që shqiptarët e Çamërisë quhen “çamë”.
Këtu, dua ta sqaroj një gjë, për FBKSH-në Çamëria dhe Toplica janë dy krahina shqiptare që kanë pësuar të njëjtin fat, Toplica më herët u spastrua etnikisht nga pushtuesit hegjemonist dhe serbomëdhenj dhe Çamëria nga pushtuesit e hegjemonistët grekomëdhenj.
UNMIK-u në përmbyllje të misionit
EPOKA E RE: Tashmë UNMIK-u është në përmbyllje të misionit të tij në Kosovë, por paralajmërohet se sërish do të kemi një mision të ardhshëm ndërkombëtar, i udhëhequr kryesisht nga evropianët. Do të jemi të sigurt në “duart e evropianëve”?
Mitrovica: Pak rëndësi ka ajo se a do të jemi të sigurt në “duart e evropianëve”, sa ka rëndësi ajo se Kosova do të vazhdojë të mbetet protektorat, por jo më protektorat i OKB-së, sepse bashkësia ndërkombëtare definitivisht është bindur se UNMIK në Kosovë nuk po shihet me sy të mirë nga shqiptarët, bile edhe konsiderohet dhe quhet ANMIK, por rëndësi ka që ky protektorat do të zëvendësohet me protektoratin e Bashkimit Evropian (EUMIK), që de fakto dhe de jure do të thotë se Kosova nuk do të bëhet shtet i pavarur dhe sovran, siç është propaganduar (manipuluar) deri më tani dhe vazhdon të propagandohet (manipulohet) edhe sot e kësaj dite.
EPOKA E RE: Pse do të bëhet ky zëvendësim sipas jush?
Mitrovica: Ky zëvendësim protektoratesh po bëhet edhe për një arsye tjetër, që është forma e radhës e manipulimit të popullit shqiptar, që për mendimin tonë është shumë më i rrezikshëm se sa kur ndodhi vendosja e UNMIK-ut në Kosovë, sepse po të kihet parasysh gjendja ekonomike e mjeruar dhe varfëria e tejskajshme e shqiptarëve, të cilën gjendje e ka shkaktuar vetë UNMIK-u, së bashku me politikanët tanë të biznesit (pisnesit), të cilët janë pasuruar në mënyrë galoponte dhe vazhdojnë të vetëquhen liderë të Kosovës, bashkësia ndërkombëtare dhe politikanët kuislingë të saj do ta boshatisin Kosovën, siç bëri dikur (1990-1998) Serbia bashkë me kuislingët e saj, ku për pasojë rinia e Kosovës (rreth 500 mijë) u degdisën rrugëve të Evropës dhe të Botës.
Kosova nën protektorat evropian
EPOKA E RE: Si e shihni Kosovën nën protektorat evropian?
Mitrovica: Kësaj radhe shqiptarët e varfër do të mendojnë se duke ardhur protektorati i Bashkimit Evropian, ku pasaporta e UNMIK-ut do të zëvendësohet me pasaportë të Bashkimit Evropian, me të cilën pasaportë bijtë e tyre do të munden të shkojnë të punojnë në Evropë dhe të ndihmojnë familjet e tyre në Kosovë. Por, që shqiptarët nuk do të munden të gjejnë punë atje, këtë gjë momentalisht nuk do të mund dhe as që do të duan ta besojnë shqiptarët e mi të varfër, sepse ata fillimisht nuk e dinë dhe as mund ta besojnë se sa e lartë është papunësia në vetë Bashkimin Evropian, gjë që as nuk duan ta besojnë sepse kriza ekonomike dhe varfëria e tejskajshme ua terruar sytë.
Pra, zëvendësimi i protektoratit të OKB-së (UNMIK) me një protektorat të Bashkimit Evropian (EUMIK), jo vetëm nuk do të sjellë diçka të mirë për Kosovën, por përkundrazi, edhe më tej do ta zgjasë status-quon në Kosovë.
Kosova në Kushtetutën e Serbisë
EPOKA E RE: Serbia ka paralajmëruar që shumë shpejt do të nxjerrë kushtetutën e re, në të cilën konfirmohet se Kosova do të jetë pjesë përbërëse e Serbisë dhe se do të ketë autonomi substanciale. Ku janë shqiptarët z. Mitrovica?
Mitrovica: Me sa më kujtohet mua, vitin e kaluar, në një intervistë ekskluzive po në këtë gazetë, në gazetën “Epoka e Re”, z. Gafurr Adili pat deklarur përafërsisht kështu: “Lufta në Kosovë është e pashmangshme”. Kjo deklaratë e Magjistër Gafurr Adilit, ka pasqyruar qëndrimin e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), që gjithashtu ka qenë edhe një thirrje kushtrim e radhës e FBKSH-së drejtuar gjithë shqiptarëve të ndershëm e atdhetarë në të gjitha hapësirat shqiptare të Shqipërisë Etnike, dhe në veçanti ndaj shqiptarëve të Kosovës, sepse çështja madhore kombëtare shqiptare ka filluar të zgjidhet këtu në Kosovë (mars-prill 1981) dhe zgjidhja përfundimtare, ribashkimi kombëtar shqiptar, do të rifillojë të realizohet nga këtu, nga Kosova heroike e kreshnike, që shqiptarët të fillojnë të mendojnë dhe të përgatiten për luftë; sepse, nëse bashkësia ndërkombëtare Kosovës do t’ia njohë statusin e shtetit të pavarur e sovran, luftën në Kosovë do ta fillojë Serbia, dhe nëse kjo nuk do të ndodhë, shqiptarëve do t’u imponohet që t’i përdorin të gjitha mjetet dhe format legale për ta realizuar të drejtën e tyre për të jetuar të lirë dhe dinjitoz në Atëmemëdheun e tyre!
Kjo është e pashmangshme, sepse ripushtimin dhe rikolonizimin nuk do të mundet ta durojë as toka e përgjakur e Kosovës martire e mbushur me varret e bijave e bijve më të devotshëm të kombit, të cilët dhuruan më të shtrenjtën e tyre që patën - jetën.
Serbia, apo më mirë me thënë liderët e saj ultra-nacionalistë: Tadiq, Koshtunica dhe Drashkoviq, tanimë të maskuar edhe me maskat e demokratëve dhe të moderuarve, kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për ta rikthyer Kosovën nën Serbi, kurse politikanët e Kosovës, dhe mbi të gjitha ata ish shokët tanë, që për të tillë u promovuan mbi gjakun e dëshmorëve të kombit, si dhe nga gjymtyrët dhe djersa e heronjve të gjallë, siç i quan Z. Adili invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së, jo vetëm që nuk punojnë që Kosovën ta ribashkojnë me Shqipërinë dhe nuk po marrin as guximin më të vogël qytetar për të thënë vetëm një herë publikisht se, Kosova dhe trojet tjera shqiptare dikur (gati para një shekulli) kanë qenë pjesë e katër vilajeteve shqiptare dhe se Kryeqytet i Vilajetit të Kosovës ka qenë Shkupi, por përkundrazi, me të gjitha mjetet dhe format e tyre më perfide vazhdojnë ta luftojnë FBKSH-në në Zonën Nr.2 (Kosova Historike) dhe strukturat e tij adekuate, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), konkretisht Divizioni “Adem Jashari” i AKSH-së.
Fatkeqësisht, këta “liderë”, nëpër mbledhjet e kryesive të partive të tyre politike, kurrën e kurrës nuk diskutojnë mbi situatën politike në Kosovë dhe rrugëzgjidhjet për të dalë nga kjo situatë e disfavorshme për Kosovën UNMIKISTAN dhe popullin e saj shumicë absolute, por gjithmonë diskutojnë vetëm për biznese dhe tenderë, duke thënë se këtë biznes e ka filan parti dhe pastaj filan klani dhe individi brenda llojit të tyre. Kështu ndodh edhe nëpër degët dhe gjembat e këtyre partive në tërë Kosovën UNMIKISTAN. Njëjtë sillen dhe veprojnë edhe partitë politike, iu thënçin shqiptare, nën Maqedoni dhe nën Mal të Zi. (VIJON)
---------------------------
FOTO
Kryetari i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), prof. dr. Bashkim Mitrovica, bashkë me Zëdhënësin Politik e FBKSH-së, magjistër Gafurr Adilin
---------------------------------
EKSKLUZIVE: Flet kryetari i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), prof. dr. Bashkim Mitrovica (3)
FBKSH: Pritni edhe pak...
Xhevdet Fetahu
Prishtinë, 26 shtator – Prej kohësh ne të FBKSH-së kemi deklaruar se para se Kosova UNMIKISTAN të bëhet shtet i pavarur e sovran, bashkë me të gjitha trojet etnike shqiptare do të ribashkohet me Atëmëmëdheun tonë – Shqipërinë, ka thënë në vazhdimin e tretë të intervistës ekskluzive për “Epokën e re”, kryetari i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), prof. dr. Bashkim Mitrovica.
Prof. dr. Mitrovica ka këmbëngulur se edhe sikur të ndodhë që Kosova UNMIKISTAN të bëhet shtet i pavarur e sovran, FBKSH dhe AKSH nuk do ta braktisin Kosovën, sepse pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 2 (Kosova Historike) dhe luftëtarët e Divizionit “ADEM JASHARI” të AKSH-së nuk kanë ardhur nga ndonjë planet, nga ndonjë kontinent, apo nga ndonjë vend tjetër, por janë bijë e bija të popullit shqiptar të Kosovës Historike (të Kosovës UNMIKISTAN, të Kosovës Lindore, të Toplicës dhe të Sanxhakut), të cilët do të veprojnë e luftojnë që Kosova Historike, ashtu siç do të veprojnë e luftojnë edhe pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 3 (Lugina e Vardarit) dhe luftëtarët e Divizionit “TAHIR SINANI” të AKSH-së, si dhe pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 1 (Republika e Shqipërisë), pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 4 (Malësi e Madhe), pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 5 (Çamëria), pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 6 (Evropë) dhe pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 7 (SHBA, Kanada dhe Australi), për çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare nga pushtimi e kolonizimi sllavo-grekë dhe ribashkimin e këtyre trojeve të çliruara shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan, me emrin Shqipëri
Agresioni “diplomatik” i Serbisë ndaj Kosovës
EPOKA E RE: Mendoni se “liderët” tanë e dinë se çfarë po iu përgatitet dhe se janë të gatshëm t’i përgjigjen Serbisë në këtë agresion “diplomatik”?
Mitrovica: Unë nuk e di se a e dinë “liderët” tuaj se çfarë po iu përgatitet, sepse nuk kam mundësi tua lexoj mendjet e tyre, për çka konsideroj se do të ishte mirë që t’i pyesnit ata, por unë jam më se i sigurt se “liderët” tuaj aspak nuk janë as të gatshëm dhe as të përgatitur që t’i kundërpërgjigjen Serbisë në këtë agresion “diplomatik”, të përcjellë me vringëllim armësh.
“Liderët” tuaj po vazhdojnë të ripërsërisin gabimet e së kaluarës, kur mendonin se çështja e Kosovës dhe lufta për çlirimin e saj ishte vetëm çështje e shqiptarëve të Kosovës, por, që në fakt, gjatë luftës (1998-1999) përkohësisht u bindën se çështja e Kosovës nuk ishte çështje vetëm e shqiptarëve të Kosovës, sepse në këtë luftë u angazhuan dhe u kyçën jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe vullnetarë nga Republika e Shqipërisë, nga trojet shqiptare nën Maqedoni dhe nga përtej Atlantikut, të cilët edhe ranë dëshmorë të kombit, si dhe kur lubia serbe u bë gati që t’i shfaroste shqiptarët e Kosovës nga faqja e dheut, Republika e Shqipërisë dhe populli i saj, si dhe shqiptarët nën Maqedoni dhe ata nën Mal të Zi hapën zemrat dhe dyert e shtëpive të tyre dhe strehuan mbi një milionë vëllezër të tyre të dyndur nga Kosova.
Çështja e Kosovës dhe Çështja Çame
EPOKA E RE: Si e shihni ju çështjen e Kosovës
Mitrovica: Çështja e Kosovës ishte dhe vazhdon të jetë, deri në zgjidhjen fatlume të saj, një çështje madhore dhe e përbashkët e gjithë kombit shqiptar, për zgjidhjen fatlume të së cilës duhet të angazhohet i gjithë potenciali mendor dhe veprues i kombit shqiptar në të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe në mërgatë.
EPOKA E RE: Po çështjen e çamëve...?
Mitrovica: Po, kështu, për 15 vjet me radhë kanë vepruar dhe fatkeqësisht edhe tani po vazhdojnë të sillen e të veprojnë edhe “liderët” e çamëve që drejtojnë Shoqatën Politike Atdhetare “Çamëria” dhe PDI (Partia për Drejtësi dhe Integrim) në Republikën e Shqipërisë, të cilët jo vetëm aspak nuk i kanë avancuar kërkesat e tyre:
1. Rikthimi i çamëve në trojet dhe pronat e tyre në Çamëri;
2. Dëmshpërblimin nga Greqia për shfrytëzimin e pronave të çamëve;
3. Çamët në Greqi të kenë po aq të drejta sa ka edhe minoriteti grek në Republikën e Shqipërisë.
EPOKA E RE: Mendoni se edhe “liderët” çamë e kanë denigruar çështjen çame?
Mitrovica: Po, “liderët” çamë e kanë denigruar çështjen çame, ashtu siç e kanë denigruar çështjen shqiptare “liderët” e shqiptarëve nën Maqedoni dhe “liderët” e shqiptarëve nën Mal të Zi, të cilët votën e shqiptarëve për Pavarësinë e Malit të Zi nuk e kushtëzuan as me të drejtat më minimale kombëtare për shqiptarët nën Mal të Zi, të cilat janë:
1. e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe;
2. e drejta e përdorimit të simboleve kombëtare;
3. e drejta e Universitetit në Ulqin.
Shqiptarët përballë Kosovës
EPOKA E RE: Të kthehemi edhe njëherë te çështja e Kosovës. Keni frikë se kombi shqiptar në Ballkan do të hesht përballë Kosovës?
Mitrovica: Edhe unë do ta kisha një frikë të tillë, sikur aktualisht të mos vepronte dhe të mos ishte i organizuar fuqishëm Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturat e tij adekuate, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH). Por, kur aktualisht FBKSH numëron 25 këshilla në 25 nënzona të qarqeve më të mëdha të Shqipërisë Etnike dhe 5 këshilla në 5 shtetet më të mëdha të Evropës dhe në SHBA, Kanada dhe Australi, si dhe, nga ana tjetër, kur sipas rregullores për organizimin e FBKSH-së secili këshill i një nënzone të FBKSH-së mobilizon një Brigadë Sulmuese të AKSH-së, që aktualisht përbëjnë 25 brigada sulmuese të AKSH-së, jo vetëm që aspak nuk e kam as frikën më të vogël, por përkundrazi, jam më se i sigurt se do të mjaftojë vetëm një thirrje kushtrim: FBKSH-AKSH : KOMBI NË RREZIK, si dhe një mobilizim i përgjithshëm i Sekretariatit Vendimmarrës të Kryesisë Qendrore të FBKSH-së, në të cilat situata Kryetari i FBKSH-së vishet me uniformën e bukur të Komandantit të Përgjithshëm të AKSH-së, i gjithë kombi shqiptar, si një trup i vetëm, do të bashkohet dhe mobilizohet në Kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare të organizuar dhe të drejtuar nga FBKSH-AKSH.
EPOKA E RE: Në këtë drejtim çfarë i mbetet shqiptarit të zgjedhë?
Mitrovica: Në këtë drejtim, para çdo shqiptari madhorë do të shtrohen vetëm dy rrugë për të zgjedhur: Rruga e parë, me Kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare dhe kundër armiqve sllavo-grekë dhe rruga e dytë, me armiqtë sllavo-grekë dhe kundër Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare.
Planet operative të FBKSH-së për Kosovën
EPOKA E RE: Cilat janë planet operative të FBKSH-së për Kosovën, në prag të statusit dhe pas statusi?
Mitrovica: Në Kuvendin e Dytë Kombëtar të FBKSH-së, që u mbajt në Prizrenin historik (më 16 shtator 2005), krahas shumë rregulloreve u miratua edhe Strategjia Politike e FBKSH-së, e cila parasheh taktikat dhe strategjinë e veprimit të FBKSH-së në drejtim të zgjidhjes përfundimtare të çështjes madhore kombëtare shqiptare, ribashkimit kombëtar shqiptar.
Aktualisht, të gjitha këshillat e nënzonave të FBKSH-së, në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike dhe në diasporë, nëpër mbledhjet e tyre të radhës po diskutojnë PROJEKT - DEKLARATËN e Sekretariatit Vendimmarrës të Kryesisë Qendrore të FBKSH-së për statusin e Kosovës, deklaratë kjo që shumë shpejt do të bëhet publike nëpërmjet një Konference për Shtyp në Tiranë nga Zëdhënësi Politik e FBKSH-së, Magjistër Gafurr Adili.
Juve dhe gjithë lexuesve tuaj ju lus që të keni mirëkuptimin dhe durimin e arsyeshëm për të pritur edhe pak ditë që kjo deklaratë, fillimisht të marrë vulën për publikim nga Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të FBKSH-së, dhe pastaj besoj që përmes gazetës “Epoka e re” do të njoftoheni edhe për planet e veprimit të FBKSH-së në Kosovë, në prag të statusit dhe pas statusit. Faleminderit për mirëkuptim!
Kosova pas statusit...
EPOKA E RE: Lë të themi se Kosova u pavarësua. FBKSH dhe AKSH do ta braktisë Kosovën për t’iu gjendur afër shqiptarëve të tjerë…?
Mitrovica: Prej kohësh ne të FBKSH-së kemi deklaruar, se para se Kosova UNMIKISTAN të bëhet shtet i pavarur e sovran, bashkë me të gjitha trojet etnike shqiptare do të ribashkohet me Atëmëmëdheun tonë – Shqipërinë.
Por, edhe sikur të ndodhë që Kosova UNMIKISTAN të bëhet shtet i pavarur e sovran FBKSH dhe AKSH nuk do ta braktisin Kosovën, sepse pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 2 (Kosova Historike) dhe luftëtarët e Divizionit “ADEM JASHARI” të AKSH-së nuk kanë ardhur nga ndonjë planet, nga ndonjë kontinent apo nga ndonjë vend tjetër, por janë bijë e bija të popullit shqiptar të Kosovës Historike (të Kosovës UNMIKISTAN, të Kosovës Lindore, të Toplicës dhe të Sanxhakut), të cilët do të veprojnë e luftojnë që Kosova Historike, ashtu siç do të veprojnë e luftojnë edhe pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 3 (Lugina e Vardarit) dhe luftëtarët e Divizionit “TAHIR SINANI” të AKSH-së, si dhe pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 1 (Republika e Shqipërisë), pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 4 (Malësi e Madhe), pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 5 (Çamëria), pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 6 (Evropë) dhe pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 7 (SHBA, Kanada dhe Australi), për çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare nga pushtimi e kolonizimi sllavo-grek dhe ribashkimin e këtyre trojeve të çliruara shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan, me emrin Shqipëri.
Po ta shihni me vëmendje në Republikën e Shqipërisë e kemi të organizuar Zonën Nr. 1 të FBKSH-së, sepse ribashkimi kombëtar shqiptar fillon dhe përfundon në Tiranë, dhe jo rastësisht në Kryeqytetin e Shqipërisë së Ribashkuar e kemi vendosur edhe Zëdhënësin Politik të FBKSH-së. dhe Sekretarin e Departamentit për Diplomaci të FBKSH-së, Magjistër Gafurr Adilin.
Pra, siç po e shihni, shqiptarët e tjerë… në të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë Etnike, kudo ku bukës i thuhet bukë e ujit ujë, e kanë në vatër FBKSH-në dhe AKSH-në. Por, nëse e lypë nevoja në cilëndo pjesë të Atëmëmëdheut, FBKSH dhe AKSH do të veprojë si një trup i vetëm.
Edhe strukturat e FBKSH-së të Zonës Nr. 2 (të Kosovës Historike) dhe të Divizionit “Adem Jashari” të AKSH-së, janë pjesë e pandashme e këtij trungu. (FUND)/ 28 09 2006/F.F.
Lajmet.com