Frojd, faj dhe depresion - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, <;;a href=”http://www.voanews.com/albanian/news/” target=”_blank”>;;Zëri i Amerikës
Studime të ndryshme kanë treguar se truri i një njeriu me depresion reagon ndryshe ndaj ndjenjës së fajit – edhe pasi ka dalë nga gjendja depresive.
Shkencëtarë pranë Universitetit të Mançesterit kanë zbuluar se truri i njerëzve me histori depresioni ndryshon në zonat që lidhen me fajin, njohjen dhe sjelljet shoqërisht të pranueshme nga individët të cilët kurrë nuk bien në depresion.
Studimi i botuar në revistën Archives of General Psychiatry ofron provat e para të rolit të mekanizmave të trurit për të shpjeguar vëzhgimin klasik të Frojdit se ekzagjerimi i fajit dhe fajësimi i vetes përbëjnë çelësin për të kuptuar depresionin.
Autorët e studimit përdorën imazhe me rezonancë magnetike (fMRI) për të skanuar trurin. Ata morrën në shqyrtim persona që sapo kishin kaluar një gjendje depresive dhe persona të tjerë që kurrë nuk kishin rënë në depresion. Gjatë skanimit u zbulua se tek personat me histori depresioni, vihej re një mos-komunikim mes zonave përgjegjëse për ndjenjën e fajit, njohjen dhe sjelljet e pranueshme. Shkencëtarëve gjithashtu u tërhoqi vemendjen fakti se ky mospajtim mes zonave të trurit ndodhte vetëm kur njerëzit e prirur për depresion ndjeheshin fajtorë apo fajësonin veten, ndërsa kur faji ishte i të tjerëve ata zemëroheshin.
Ekspertët thonë se rezultatet e studimit janë të rëndësishme sepse zbulojnë për herë të parë rolin kyç të mekanizmave të trurit në simptomat specifike të depresionit, si dhe mund të shpjegojnë pse ndaj një realiteti të caktuar, disa njerëz reagojnë me depresion dhe jo agresion.
Autorët tani po shqyrtojnë nëse rezultatet e studimit mund të përdoren për të parashikuar rrezikun e përsëritjes se gjendjes depresive pasi pacienti ka dalë nga një episod depresioni. Nëse shqyrtimi është i suksesshëm, thotë studimi, kjo mund t’a bëjë skanimin e trurit me fMRI një mënyrë të re për parashikimin e rrezikut te episodit të ardhshëm të depresionit, gjë që krijon mundësi për parandalim ose trajtim më të efektshëm të sëmundjes.

b.gif
 
Top