Frika për trazira në Veri, Isa Boletini do të rivarroset në Vlorë krah Ismail Qemalit

Universal

AnonymouS
isa.jpg

Eshtrat e Isa Boletinit do të varrosen në Vlorë më 10 qershor.

Kjo është bërë e ditur nga kryeministri Rama gjatë një konference për shtyp, në të cilën kanë qenë të pranishëm familjarë të veprimtarit të shquar dhe zv.kryeministri Hashim Thaçi.

Trupi i tij do vendoset në një mjet dhe do udhëtojë nëpër trojet shqiptare.

“Ceremonia do të përmbyllet në Sheshin e Pavarësisë dhe Isa Boletini do të prehet pranë Ismail Qemalit,” tha Rama, duke premtuar se pranë tyre do jenë të tjerë luftëtarë për Pavarësinë e Shqipërisë.

Boletini në fakt pritej që të rivarrosej në Kosovë, në fshatin Boletin në Veri të Mitrovicës.

Koha Ditore shkruan se qeveria kosovare ka pasur frikën e shkaktimit të trazirave dhe për këtë arsye, ka rënë dakord që eshtrat e Isa Boletinit të rivarosen në Vlorë.
dita
 

joetisti_

Locus omnem
Ideja eshte kuptimplote. Por ja qe u interpretua si nje perpjekje politike per te fituar "kredite". Une mendoj se duhet ripare, te besh bashke dy kolosa te historise shqiptare eshte shenje se lufta e bere dikur po i jep frutet tani.

bashkimi ben fuqine!
 

hurtlocker

Valoris scriptorum
sipas meje e gjith kjo histori e gjasme nderimit per isa boletinin esnhte super hipokrizi...dhe kur eshte epr hipokrizi albania eshte nr 1..... derisa vazhdojm te nderojm si hero terroristin etnik serb vasil shanto, qe vrau djalin e isa boletinit....
 

joetisti_

Locus omnem
sipas meje e gjith kjo histori e gjasme nderimit per isa boletinin esnhte super hipokrizi...dhe kur eshte epr hipokrizi albania eshte nr 1..... derisa vazhdojm te nderojm si hero terroristin etnik serb vasil shanto, qe vrau djalin e isa boletinit....
Une s'e dija kete fakt, gjithsesi cdo histori ka zhgenjime. Edhe per pjesen e historise se Skenderbeut thuhet se Lek Zaharine e vrau per t'i marre tokat, Lek Dukagjini.
Ne duhet ta vleresojme pjesen pozitive sepse eshte ne ndihmen tone. Pa histori s'do te kishim kuraje te krijonim nje tjeter dhe te ndiheshim krenare per veten tone.

Isa Boletini perfaqeson koken tjeter te shqiponjes ne flamur dhe eshte mire te jene dy kokat prane njera tjetres...
 
Top