Frika në fëmijëri ndikon në ecurinë jetësore të individit

Thamina

Papirus rex
  • Mënyra si perceptohet frika nga grupmosha të ndryshme. Këndvështrimi i psikologut lidhur me shkaqet dhe pasojat e ndjenjës së frikës në zhvillimin e personalitetit të njeriut. Çfarë këshillon libri "Sekreti i fëmijëve të lumtur" nga autori Steve Biddulph i botimeve “MAX”
Entela Bineri

Që në nisje të rrugës së jetës individi shoqërohet nga ndjesia e frikës, e cila nuk është e njëjtë te çdokush dhe po ashtu nuk zhvillohet njësoj te gjithsecili. Kështu, nëse takon një gjysh 65-vjeçar, siç është rasti i Ali Kardashit teksa ai përkujdeset për nipin e vet, mëson se qëndrimi i tij lidhur me edukimin e fëmijëve bazohet fort te disiplina e rreptë, te nxitja e ndjenjës së frikës nga autoriteti i lartë prindëror, i cili, ndonëse ushtrohej edhe përmes goditjes së fëmijës, sipas tij, ishte i përligjur. Kjo sillte rezultat pozitiv në ndërtimin e një individi të shëndetshëm, gjithnjë sipas tij. Në kundërshti me të vjen Fatmira Shkira, 49-vjeçare, nënë e një vajze 21-vjeçare, e cila e përcakton tejet të ulët dhe çedukues frymëzimin e frikës dhe ushtrimin e dhunës.

Në rastin e Ali Kardashit, tashmë gjysh, ai pohon se është goditur nga prindi i tij, ka goditur po ashtu fëmijët e vet, sigurisht për të mirën e tyre dhe shfaqet i pakënaqur që “dajaku” paska dalë mënjanë. Nga ana tjetër, Fatmira Shkira, ndonëse e divorcuar, edhe pse ka përjetuar ndjesinë e të qenit refugjate, dëshmon se kundrejt saj nuk është nxitur ndjenja e frikës, edhe pse ka qenë fëmija i katërt në familjen e saj të mëparshme. Për rrjedhojë, edhe ajo me të bijën ka ecur në të njëjtën vijimësi. Teksa pyet fëmijët dhe adoleshentët lidhur me ndjenjën e frikës, përgjithësisht, ata nuk e njohin këtë ndjesi. Ata kanë frikë nga errësira, ndoshta pak edhe nga qentë, por jo nga prindërit, jo nga mësuesit, jo nga kafshët dhe kjo është pozitive.

Por habia e tyre kur u përmend frikën dhe mosnjohja e saj është dëshmi e një mungese parapërgatitjeje për jetën. Duket se shoqëria shqiptare, e lodhur nga frikat e fëmijërisë së dikurshme, për të shprehur mendimin, për të pyetur mbi të rejat që e ngacmojnë një fëmijë ka kaluar tashmë në skajin e kundërt, atë të lirisë pa kufi. Ali Kardashi, sot gjysh, dëshmon se edhe në moshë madhore ndaj tij është nxitur frikë prej eprorëve. Ai gjithashtu ka bërë të njëjtën gjë ndaj vartësve, sepse kjo e çonte “para” punën. Edhe tani, ndaj më të vegjëlve “që nuk ia dëgjojnë fjalën”, prapë godet, sigurisht për të ushtruar autoritet dhe disiplinë. Natyrisht as vetë, as tani nuk ka shpëtuar nga ndjenja e frikës.

Frika e tij aktuale është thënia e së vërtetës për shumë probleme, pasi tani shumëkush është i armatosur dhe logjika e njerëzve ka humbur, respekti ndaj familjarëve, po ashtu. Në këtë realitet, Fatmira, e ardhur nga emigrimi në Greqi së bashku me të bijën, mezi po pret të largohet sërish për të shkuar në Vjenë, aty ku vajza e saj do të vazhdojë studimet e larta. Në gjithë këtë ajo që na shqetëson është se sa ndikon në formimin e personalitetit të individit ndjenja e frikës dhe mënyra si administrohet ajo.

Cilat janë frikat që lindin me ne dhe cilat ato që kultivohen falë edukimit në periudha të ndryshme moshore dhe gjendje të caktuara në jetë?

Silvana Loka, psikologe klinike/psikoterapiste, shtjellon konceptin e frikës, shkaqet që e prodhojnë atë dhe pasojat në jetën e individit, duke zënë fill si ndjenjë që prej fëmijërisë.

Çfarë është frika si emocion?

Frika përfshin ndjenjën e ankthit dhe mospranimit/refuzimit të një personi apo një situate të caktuar dhe që shpesh shoqërohet me sjellje shmangëse nga vetë personi apo situata që e ka shkaktuar këtë ndjenjë. Frika është një emocion që është i pranishëm te çdo njeri, sidomos në moshën e fëmijërisë. Si fillim, do të duhet të qartësojmë diçka të rëndësishme. Frika, jo gjithmonë, nuk është një emocion i keq, që duhet shmangur apo që duhet luftuar. Frika, sidomos në stade të ndryshme të zhvillimi te fëmijët, është një tregues i zhvillimit të vetë fëmijës. Ajo mund të jetë tregues i nivelit në të cilin një fëmijë arrin ose nuk arrin të njohë një njeri apo të kuptojë një situatë ose fenomen. Gjithashtu frika mund të tregojë lehtësisht se cilët janë kufijtë e duresës së një fëmije.

Kur nis frika te fëmija?

Frika mund të përjetohet qysh në moshë të hershme të fonjshës. Foshnjat deri 5-6 muajshe përjetojnë frikë nga njerëzit e panjohur. Deri nga fundi i viti të parë të jetës foshnjat përjetojnë elemente të fuqishme të frikës dhe ankthit, sa herë që prindërit apo njerëzit e njohur për ta largohen dhe foshnjat ndihen vetëm. Përgjatë moshës 3-6 vjeçare fëmijët, për shkak të vështirësisë për të bërë dallimin midis realitetit dhe imagjinatës, përjetojnë frikëra të ndryshme nga koncepte ose feneomene që janë përgjithësisht fryt i imagjinatës, të tilla si përbindëshat, fantazmat, etj. Përgjatë viteve të para të shkollës, me pjekjen e mendimit realist për botën, tentojnë të kenë frikëra nga sëmnudjet e ndryshme, vdekja ose dukuritë natyrore si vetëtimat, tërmetet, etj.

A përcillet te fëmija në barkun e nënës frika e vetë nënës?

Ka studiues që janë të mendimit se frika mund të përjetohet nga foshnja ende e palindur, për shkak të natyrës tejet të ngushtë të lidhjes midis reagimeve trupore të tij dhe nënës. Në parapërgatitjet e nënës për shtatzëninë, si dhe në mbështetjen përgjatë shtatzënisë, ne, psikologët, vazhdimisht theksojmë ndikimin që kanë sjellja dhe reagimet emocionale të nënës në zhvillimin e foshnjës. Ka disa teoricienë që vitet e fundit kanë folur edhe për mundësinë e ekzistencës së kujtesës të tranferueshme nga nëna te foshnja, por këto mendime janë ende subjekt i kërkimeve shkencore. Sidoqoftë, vlen të theksohet fakti se reagimet fiziologjike të trupit të nënës në situata frike, sidomos të frikës ekstreme dhe të përsëritur, lënë gjurmë në funksionimin e fiziologjisë së foshnjës.

A mund të klasifikohen frikërat?

Përgjithësisht, në praktikën tonë klinike, ne psikologët kemi nevojë të bëjmë një përcaktim të intensitetit të frikës. Frikërat e ndryshme përgjatë fëmijërisë, nëse janë të vazhdueshme dhe nëse prindërit apo edukatorët/mësuesit nuk bisedojnë me fëmijët për të shpjeguar fenomenet e ndryshme që shkaktojë frikërat dhe nëse nuk forcojnë te fëmijët besimin se frikërat mund të kuptohen dhe të menaxhohen, ato (frikërat) fillojnë të marrin natyrën e ankthit. Ankthi është një reagim shumë kompleks, i cili përfshin frikën e vazhdueshme, vështirësi në përqendrim dhe të menduar, pagjumësi, djersitje të duarve, ndjesi të vjelli, marrje mendsh, dhimbje koke, mungesë dëshirë për të ndjekur aktivitet e përditshme, etj.

Si ndikon ndjesia e frikës në formimin e personalitet dhe zhvillimit në të ardhmen?

Pa diskutim që frikërat ndikojnë në formimin e personalitetit të një fëmije. Ashtu sikurse ndikojnë dashuria, lumturia, zemërimi, neveria, urrejtja, etj. Emocionet luajnë një rol të jashtëzakonshëm në atë që fëmijët do të bëhen kur të rriten, edhe pse përgjithësisht prindërit dhe edukatorët/mësuesit kanë një vëmendje të posaçme ndaj forcimit të kapacitetit mendor dhe sjelljeve të mira. Praktika klinike më ka dhënë mundësinë që të punoj me fëmijët dhe, sidomos, me prindërit e tyre për rëndësinë që ka rritja e fëmijës pa frikën nga e panjohura, pa frikën e gjërave që nuk i kuptojnë, pa frikën e dështimit të mundshëm, për shkak të padijes dhe mungesës së guimit, pa frikën e të besuarit te vetja. Sado shumë të investohet dashuri, kohë dhe pará për ta kthyer një fëmijë në një të rritur të suksesshëm, ky investim mund të minohet në çdo çast nga reagimi: “Unë e di që mund ta bëj, por kam shumë frikë!”.

A ka frikëra që na shoqërojnë që prej fëmijërisë përgjatë gjithë jetës?

Ka raste kur prindërit nuk arrijnë të kuptojnë kompleksitetin e reagimeve trupore, emocionale dhe sjellore për shkak të frikës. Ndonjëherë fëmija lihet ta zgjidhë vetë raportin me personin apo objektin që i përcjell frikë. Nuk janë të pakta rastet që vetë prindërit apo persona të tjerë të rëndësishëm në jetën e fëmijës ta prodhojnë frikën te fëmija, herë si mënyrë argëtimi, herë si rrugë e shkurtër për të shmangur ndonjë sjellje të padëshiruar të fëmijës dhe herë të tjera, sepse nuk kuptohet që një fjalë apo reagim i caktuar i të rriturve prodhon frikë te fëmija. Nuk janë të pakta rastet që në praktikën klinike disa klientë, pavarësisht pjekurisë së moshës dhe suksesit në jetë, vazhdojnë të përballen me frikë e vazhdueshme nga dështimi i mundshëm dhe nga frika e përballjes me të tjerët.

Si mund t'i shërojmë frikërat apo si mund t'i parandalojmë, nëse është e këshillueshme?

Lajmi i mirë është që frikërat, ato frikëra që na pengojnë dhe na e vështirësojnë zhvillimin, edhe mund të parandalohen, edhe mund të shërohen. Gjëja e parë që prindërit duhet të bëjnë, është të vendosin një komunikim të hapur me fëmijët e tyre. Frika është një emocion që shpesh përzihet me ndjenjat e turpit dhe fajit dhe për këtë shkak fëmija e ka të vështirë ta pranojë. Prindërit mund të ndihmojnë fëmijët; duke iu pohuar se përjetimi i frikës është reagim normal; duke ndarë me fëmijët frikëra të ngjashme me të tyret kur prindërit kishin moshën e tyre; duke iu shpjeguar me sa të munden fenomene të ndryshme që janë burim frike; duke iu nxjerrë gjithnjë në pah aftësitë që fëmijët kanë për të përballur frikërat e tyre; duke iu dhënë gjithnjë mbështetje, edhe në rastet kur përballja me frikën nuk ka rezultuar shumë e suksesshsme; duke iu konfirmuar vazhdimisht dashurinë e tyre. Sigurisht, në rastet kur prindërit vlerësojnë që përpjekjet e tyre janë të pamjaftueshme për të ndihmuar fëmijën të përballet me frikëra të caktuara, do të ishte i nevojshëm konsultimi me një psikolog. Psikologu do të ishte specialisti i duhur për të qartësuar natyrën e frikës, intensitetin e saj, aspektet e zhvillimit që frika mund të ketë prekur te fëmija.

Ndjenja e frikës te fëmijët aktivizon mbrojtjen

Artemisa Bushi, redaktore letrare, duke u mbështetur në librin "Sekreti i fëmijëve të lumtur" nga autori Steve Biddulph të botimeve “MAX”, lidhur me ndihmën që duhet t’u jepet fëmijëve, shprehet se frika duhet të ekzistojë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për fëmijët të mësojnë të ngrijnë në vend nga frika dhe të mos vrapojnë drejt rrezikut. Ata duhet të mësojnë të vrapojnë shpejt ose të kërcejnë me shkathtësi, për t’iu shmangur ndonjë makine që ecën me shpejtësi ose ndonjë biçiklete që del nga rruga dhe shkon në drejtim të tyre, në trotuarin ku ecin. Dhe në jetën tonë të qytetit, t’u tremben të huajve që hiqen shumë miqësorë ose ndokujt që sillet në mënyrë të çuditshme.

Por, nga ana tjetër, frika është edhe një e metë e madhe, fëmijët duhet të jenë në gjendje të flasin me të rriturit, të jenë të zotë, sidomos në shoqëri. Ata duhet ta shohin botën si një vend të sigurt, por kur di të manovrosh si duhet në të. Duam që ata t’i provojnë trimërisht gjërat e reja: sportet, shokët e rinj, krijimtarinë etj.

Frika ka dy synime: së pari, të përqendron. Në rast se të del, papandehur, një pengesë e pakëndshme përpara, ti pushon së ëndërruari dhe i hap sytë katër! Së dyti, frika të mbush edhe me energji. Ti do të vraposh më shpejt dhe do të kërcesh më shumë nga ç’mendoje se mundeshe!

Ajo që fëmijët duhet të mësojnë në lidhje me frikën mund të përmblidhet me një fjalë të vetme: Mendo! Duhet të përdorim mendjen për të kontrolluar frikët tona.

Katër rregulla bazë për t’u përballur me frikën:

Bëhu shumë praktik. Fëmijët tre-katërvjeçarë, sapo fillojnë të mendojnë për botën e madhe rreth tyre, bëhen shumë kureshtarë për të. Ky stad, në disa libra, njihet si “katërvjetëshi i frikës”. Fol me ta për të, bëhu i duruar dhe i rastësishëm. Beso te intuita e tyre! Frika është një lloj radari, që shërben për të kapur rrezikun.

Fol me të se si ta mposhtë frikën. Në qoftë se një fëmijë flet për një frikë reale (qoftë edhe e largët), atëherë shpjegoja se ç’vështirësi do të dilnin, sikur ajo të ndodhë me të vërtetë. Ndërto një plan veprimi, gjej së bashku me të se ç’do t’i duhej të bënte për të qenë prapë i sigurt.

Në qoftë se ai të flet për një frikë joreale, atëherë tregoja këtë. Mos kërko për monstra poshtë shtratit të tyre. Ata janë pjesë e fantazisë së tyre, nxitur nga shumëllojshmëria e gjithçkaje që shikojnë në TV apo që i lexojnë në librat e moshës së tyre.

Frikët e fshehura. Nëse fëmijët janë vazhdimisht të trembur, përdor teknikën e dëgjimit që të zbulosh, nëse ka gjësendi tjetër që i shqetëson dhe që e kanë të vështirë ta tregojnë. Ndonjëherë, njëra frikë mbulon një tjetër që është më e vështirë të tregohet.

Për shkak të frikave të ndryshme me të cilat përballen fëmijët e sotëm, sidomos kur jetojnë në qytete të mëdha, është më se e nevojshme futja e programeve trajnuese për sjelljet mbrojtëse.

Këto programe do t’i ndihmojnë fëmijët të planifikojnë si dhe ku ta kërkojnë ndihmën, në qoftë se u ndodh diçka. Fatkeqësisht, një ndër rreziqet më të zakonshme për të gjithë fëmijët është abuzimi seksual dhe, shpeshherë, nga ndonjë i njohur i familjes.

Mbi të gjitha fëmijës i duhet shpjeguar: “Nuk ka asgjë të keqe sa të mos ia tregosh askujt” dhe “Ti ke të drejtë të përpiqesh të sigurohesh”. Kjo do të shmangë rastet e abuzimit seksual, raste jo të pakta në shoqëri. Programi nuk duhet të identifikojë asnjë fëmijë të veçantë, por të japë strategji që i ndihmojnë të gjithë njerëzit në lidhje me fëmijët, ndërsa ai që ndodhet në rrezik të mësojë se si të kërkojë ndihmë. Një program i tillë do të shtojë rastet e raportimeve për abuzim, gjithashtu do të ulë ndjeshëm numrin e incidenteve, sepse abuzuesit e rritur do t’i tremben mundësisë së një zbulimi të mundshëm.

Forca e programeve të tilla qëndron te përballja në shkallë të gjerë me rreziqet e përditshme si në rastet kur fëmija kthehet në shtëpi dhe e gjen derën mbyllur ose kur ngatërron autobusin; duhet t’u mësojmë fëmijëve teknika të sigurta të menduari.

Në qoftë se programi nuk është futur ende në shkollën ku shkon fëmija yt, pyet pse!

Dhe së fundi, fëmijët duhet të kenë paksa frikë, me qëllim që të mbrojnë jetën e tyre. Ata nuk duhet të mbingarkohen me frikërat e të rriturve. Është detyra jonë t’i zgjidhim vetë ato. Ata duhet të mësojnë si të mendojnë në situata të rrezikshme dhe rruga më e mirë është të bësh plane me ta. Përgjigju duke e pyetur: “Çfarë do të bëje ti sikur...” Kjo është edhe mënyra më e bukur për t’iu përgjigjur kur të pyesin, ose për t’i përgatitur për rreziqet që mund të hasin.
 

Thamina

Papirus rex
Frika dhe Ankthi
Ankthi është pjesë e jetës dhe pjesa më e madhe nga ne, herë pas here, e vuan. Fjala “ankth” zakonisht përdoret për një ndjenjë shqetësuese ose nervosismi që përfshin personin dhe që përgjithësisht përfaqëson një përgjigje të përkohëshme ndaj stresit. Për shumë adoleshentë ankthi është i kufizuar në situata të veçanta si provimet shkollore, takimet e rëndësishme apo konkurrimet. Të qënit në ankth, ndonjëherë, përpara perspektivës për të përballuar një sfidë, mund të jetë një faktor pozitiv. Në fakt, ankthi mund të ndihmojë për vënien në përdorim të të gjitha rezervave për përgatitjen dhe kalimin e një prove të rëndësishme ose në përballimin e një situate të rrezikshme. Pra nuk duhet të shqetësohemi për ankthin e herë pas hershëm.
Por, për disa adoleshentë, ankthi është një faktor konstant dhe stabël i jetës së tyre, që ndërhyn me kapacitetin e tyre për të vepruar normalisht në jetën e përditshme.
Shqetësimet e ankthit mund të çojnë adoleshentin të vuajë nga një frikë e madhe dhe e tejzgjatur e lidhur edhe me simptoma të tjera. Janë kushte që çojnë në një frikë dhe dhimbje reale. Shqetësimet e ankthit janë shumë të përhapura (llogaritet që mundojnë rreth 13% të gjithë popullatës) në persona të të gjitha moshave, përfshirë fëmijët dhe adoleshentët.
Shumë adoleshentë vuajnë nga shqetësime ankthi dhe ndjejnë frikë, shqetësim, panik apo stres të fortë që mund ta bëjnë shumë të vështirë përballimin e ditës.
Ankthi mund të ndërhyjë me aktivitetet bazë si gjumi, kapaciteti i përëqendrimit dhe oreksi për të mos përmëndur mundësinë për të shijuar jetën dhe për tu qetësuar. Kur ankthi zgjatet mund të jetë e nevojshme orientimi drejt një mënyre asistence. Ankthi i jo i kuruar, që zgjatet në kohë, mund të bëjë të vështrië, për një adoleshent, pjesmarrjën në aktivitetet normale dhe shijimin e jetës.
Të rinjtë mund të drejtohen drejt abuzimit alkoolik ose të drogës në tentativë për të minimizuar ankthin e tyre. Disa prej tyre mund të devijojnë drejt depresionit dhe të tjerë drejt vetvrasjes. Ka lloje të ndryshme ankthesh që fëmijët apo adoleshentët provojnë dhe që mund të bëhen gjithmonë e më serioze dhe të kenë nevojë për ndërhyrjen e specialistit.
 

Thamina

Papirus rex
Krizat e paniku, ankthi dhe emocionet


paniku-300x300.jpg
Paniku karakterizohet si një episod alarmi frike paniku i cili fillon menjëherë dhe mund të zgjasë rreth gjysmë ore

Kur njeriu është në këtë fazë mund të shfaqë dridhje te trupit te pakontrollueshme, marrje fryme, rrahjet e zemrës shpejtohen, djersitet, i merren mend dhe po ashtu mund të ketë ndjesi shtrëngese në fyt apo në kraharor. Kjo sëmundje ndryshon pak nga format e tjera të krizave të anktheve (anxiety attacks) sepse zakonisht atakët e panikut kanë fillim të menjëhershëm, të paprovokuar nga ndonjë stimul i jashtëm dhe e kthejnë individin krejt të pamundur nga ana fizike.
Gjithashtu, simptomat mendore emocionale i influencojnë pozitivisht simptomat fizike dhe anasjelltas, duke krijuar një rutinë ciklike. Zakonisht ata që kanë përjetuar një sulm paniku në jetën e tyre ka shumë mundësi ta përjetojnë përsëri. Kur simptomat dhe episodet janë kronike atëherë diagnoza kthehet në sëmundje paniku (panic disorder).
Krizat e panikut janë ndarë ne tre kategori:
1- Krizë paniku spontane: Kriza vjen pa asnjë shenjë paralajmëruese, ditën apo natën. Nuk ka të bëjë me aktivitetet që njeriu është duke bërë në atë moment (mund të jetë edhe duke fjetur). Nuk ka të bëjë me ndonjë provokim të jashtëm apo me ndonjë stimul specifik.
2-Kriza specifike paniku: Këto kriza provokohen nga ndonjë nxitje (stimulus) i frikshëm apo traumatik. Për shembull, njerëzit që kanë frikë të gjenden në mes të një grumbulli të madh njerëzish apo kur njeriu viziton vende traumatike apo kujton situata trauamtike të së kaluarës .3-Kriza paniku të predispozuara nga situata të jashtme: Krizat mund të fillojnë në disa situata apo ambiente të caktuara por jo çdo herë që gjenden në ato situata apo ambiente. Për shembull, dikush mund të këtë një krizë paniku kur është duke ngarë makinën, edhe pse nuk kanë ndonjë frikë apo ankth nga kjo situate.
Gjithashtu, jo çdo herë që vizitohen këto ambiente fillojnë krizat. Shumë njerëz që vuajnë nga krizat e panikut tregojnë një frikë të papërmbajtshme sikur do vdesin ose një ndjesi çmendurie. Zakonisht, kur njeriu fillon të ndiejë shenjat e para të panikut (kur nuk është spontan), i erren sytë dhe nuk kontrollon gjymtyrët (këmbët) dhe bie përtokë. Shumë herë vijnë në vete kur trajtohen në urgjence.
Ankthi
Rreth 2 % e popullatës kanë përjetuar një lloj forme të krizës së panikut. Njerëzit me frikë/ankthe të ndryshme (p.sh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), përjetojnë më shumë kriza paniku, sidomos kur vijnë në kontakt me stimulin (nxitjen) e frikës. Kriza të tilla kalojnë shpejt kur stimuli i frikës hiqet apo largohet nga pacienti. Kur krizat bëhen kronike, simptomat bëhen më të rënda dhe si rrjedhim dobësojnë jashtëzakonisht shumë sistemin nervor për disa ditë. Krizat e panikut zakonisht shfaqen në moshë të re (20-at) dhe femrat janë 2 herë më tepër në rrezik për të shfaqur kriza paniku sesa meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatërrohen me atak zemre gjë që ndikon negativisht në vetë-diagnozën e krizës.
Adrenalina, përgjegjëse për ankthin
Një sëmundje fizike e quajtur hypoglycemia është gjendur të jetë shkaktare për kriza paniku. Ata që vuajnë nga hypoglycemia kanë receptorë defektive për substancën insulinë, gjë që nuk lejon kalimin e suksesshëm të sheqerit në membranën e qelizave. Kur niveli i sheqerit në gjak ulet shumë, truri dërgon sinjale alarmi në qendrat hormonale duke i sinjalizuar të prodhojnë adrenalinë. e cila është përgjegjëse për krizat e panikut. Tre forma është shfaqja e panikut tek të gjithë njerëzit. Nëse keni përjetuar një formë, nuk është e thënë të mos përjetoni edhe të tjerat, në të treja rastet simptomat janë të kundërta.
Emocionet, shkaktarë të sëmundjeve
Mjekët e vjetër kinez mjaft mirë e kanë ditur se emocionet luajnë role të rëndësishme në organizmin e njeriut. Ato janë në gjendje të shkaktojnë sëmundje të llojllojshme madje edhe te njerëzit shumë të fortë. Mjafton që të godasin në vende më të ndjeshme të organizmit dhe sëmundja fillon të marrë hov.
Të gjitha sëmundjet të shkaktuara prej gjendjes psikike apo çrregullimit të saj në mjekësi quhen sëmundje psikosomatike. Këto sëmundje shfaqen në relacionin shpirt – trup. Dy herë më të prekura nga krizat e panikut janë femrat, krahasuar me meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatërrohen me atak zemre gjë që ndikon negativisht në vetë-diagnozën e krizës. Ndërkohë që 5 këshilla japin specialistët, me anë të së cilave mund të kuptosh nëse bëhet fjalë për panik, depresion apo emocione. Të gjitha simptomat ndryshojnë nga njëra-tjetra.
Syri i majtë, kupton emocionet
Syri i majtë ka më shumë kapacitet,në krahasim me syrin e djathtë, që të kuptojë emocionet e atyre që na shikojnë. Kjo gjë e veçantë e syrit të majtë u konstatua nga një studim i American Academy of Neurology.
Syri i majtë është i lidhur me “qendrën e emocioneve” të sistemit nervor, pra me anën e djathtë të trurit,dhe kjo e lejon të dallojë tipin e emocioneve të atyre që kemi përballë duke vëzhguar fytyrën e tyre. Dy për qind e popullatës kanë përjetuar një lloj forme të krizës së panikut. Njerëzit me frikë/ankthe të ndryshme (p.sh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), përjetojnë më shumë kriza paniku
Rreth 20 vjeç është mosha kur nis të shfaqen krizat e panikut. Kur krizat bëhen kronike, simptomat bëhen më të rënda dhe si rrjedhim dobësojnë jashtëzakonisht shumë sistemin nervor për disa ditë.
Krizat e panikut të trashëgueshme
Ka evidencë që krizat e panikut trashëgohen (shkaqe gjenetike), por gjithashtu kjo sëmundje mund të manifestohet edhe në njerëz pa histori familjare të tillë. Shkaqe të tjera përfshijnë strese të ndryshme, mënyrë mendimi fataliste (njerëzit që bëhen shumë merak për gjëra të ndryshme, sëmundje trupore dhe gjithashtu disa ilaçe. Shkaqet ekzakte të krizave të panikut ende nuk dihen, por në studime me kafshët janë identifikuar disa pjesë të trurit të cilat bëhen shumë aktive gjatë krizave të panikut. Për ata që marrin trajtim në fazat e para të shfaqjes së sëmundjes, shumica kurohen krejt duke mos pasur asnjë efekt negativ pasi mbarohet kurimi.
Shqetësimet
1- Kur një person provon prishje të theksuar të humorit dhe të ekuilibrit emocional atëherë mund të thuhet se ai person ka çrregullime të gjendjes shpirtërore.
2- Kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët gjatë gjithë kohës dhe ne humbasim interesin për jetën,kjo do të thotë se po kalojmë një gjendje depresion.
3- Depresioni madhor-karakterizohet nga një gjendje e rënë shpirtërore dhe trishtim që shoqërohet me ndjenjën e fajit dhe të qenit i pavlefshëm.
4- Njerëzit kalojnë në gjendje depresive kur ata kanë probleme në punë,probleme bashkëshortore,ose kur ndjehen të pazotë për diçka që duan të bëjnë.
5- Shenjë e depresionit mund të jetë edhe prishja e gjumit, rënia në peshë, këputja, ndjenja e fajit të kotë./tiranaobserver/
 

gurax

Pan ignoramus
Shkrime me informacione interesante.
Ne teresi, studimi dhe zbulimi sa me teper ne lidhje me emocionet, eshte i nje rendesie te vecante per njohjen e vetes tone.
 

Djali Adoloshent

Forumium maestatis
Mendoj se ky informacion i analizaur kaq perfekt duhet te jete ne te gjitha shkollat dhe mire do ishte sikur te behej nje fushate ne rruge per kete informacion sepse eshte shume i rendesishem. :)
 
Top