Frika e shqiptareve nga Macromedia Flash

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Frika e shqiptareve nga Macromedia Flash

Frika e FLASH-it vjen nga ActionScript me teper se nga cdo gje tjeter, sepse te besh dicka profesionale duhet te dish mire te programosh ne ActionScript.

S'eshte aspak e vertete se madhesia ne kb eshte me e madhe ne FLASH sesa mund ta besh me HTML. Madhesia eshte e larte atehere kur s'di te perdoresh ActionScript apo "instances" nga "Library".

Mendo ka faqe ne FLASH qe jane nen 100kb per te gjithe websitin, nderkohe qe ne HTML do kesh aq apo me teper vetem per faqen kryesore.

Problemi eshte profesionalizmi ne FLASH, prandaj edhe frika.

Mangesia e vetme eshte qe s'e kapin search engines, por per te tjerat une do beja nje website te gjithin ne FLASH para se te beja te perzier.
 

leandroaliaj

Primus registratum
Re: Frika e shqiptareve nga Macromedia Flash

Unë faqet e para profesionale i kam bërë me flash. Flashi është shum i fuqishëm dhe i thjeshtë dhe i bukur. Po ka shumë probleme. Faqet që bëhen me flash duhet të kenë pak tekst dhe të jenë të "mbledhura".

Sa u mora me makina kërkimi, të gjithë profesionistat në këtë punë tallen me flashin sepse nuk lexohet nga makinat. Tani kan arritur ta lexojnë pak, por shum pak (layerin 0 më duket) kështu që është kot.

Flashi bëhet pak i rëndë kur ka shum efekte, për kompjuterin dhe për linjën e internetit.

Flashin s'e shofin të gjithë.

Prandaj, besoj se flashi është i mirë për reklama, efekte të vogla dhe faqe që kanë pak informacione (ose që s'kapin shum vënd).

Unë për vete s'bëj më faqe në flash përvec po ma kërkuan.

http://www.ediamondstudios.com/flashsite/
Faqe flash që e lash gjysmake se kishte shumë probleme. Tani e mbaj si template për ta shitur.

http://ediamondstudios.com/dragot/dragotNew.html
Këtë po e bëj, se është pak e mbledhur. Prap ka ca probleme, po s'janë aq serioze.
 
Top