Frattini: Disa shtete kundër Shqipërisë në BE, aplikimi shqyrtohet më 26 tetor

Frattini: Disa shtete kundër Shqipërisë në BE, aplikimi shqyrtohet më 26 tetor

ROMA – Italia ka ripohuar angazhimin e saj të plotë në mbështetje të perspektivës evropiane të Shqipërisë. Kështu është shprehur sot ministri i Jashtëm italian Franko Fratini, pas një takimi me zv.kryeministrin dhe ministrin tonë të Jashtëm, Ilir Meta sot në Romë.

“Gjatë takimit, kemi diskutuar mbi kërkesën për anëtarësim të Shqipërisë në BE”, tha Frattini, duke shtuar se “në mbledhjen e ardhshme të ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg (26 tetor) ne do kërkojmë transmetim e shpejtë të kërkesës pranë Komisionin Evropian për të filluar më pas procesin, që ne shpresojmë se do të çojë në njohjen e statusit të vendit kandidat”. Në lidhje me këtë çështje, kreu i diplomacisë italiane sqaroi se “unë e di se ka një ngurrim nga ana e një numri të kufizuar të vendeve anëtare, por shpresoj që të gjejë konsensusin e shumicës së shteteve anëtare të BE”.

Ndërsa Meta garantoi se qeveria shqiptare do të përmbushë në kohë të gjitha standardet që kërkon ky proces. Në këtë kuadër u vlerësua edhe vizita e ministrit të Brendshëm italian në Tiranë, gjatë muajit nëntor.

Përsa i përket bashkëpunimit mes dy vendeve, dy ministrat ranë dakord për nënshkrimin së afërmi të dokumentit dypalësh për partneritet strategjik, i cili do të shoqërohet me samite periodike të nivelit më të lartë midis dy qeverive.

Bregu: Nisëm plotësimin e ‘Pyetësorit BE’, ndihmon Kroacia

TIRANË- Ndërkohë që raportet vlerësojnë se vendi ynë nuk ka plotësuar ende kushtet për liberalizimin e vizave dhe shqyrtimi për aplikimin në BE duket se do të kërkojë kohë, Shqipëria ka nisur plotësimin e pyetësorit.

Zyrtarët shqiptarë kanë filluar punën në plotësimin e pyetësorit gjigant për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Zyrtarët thonë se 4.500 pyetje përbëjnë dokumentin masiv, që synon në përcaktimin nëse Shqipëria është gati për të ndërmarrë hapin e radhës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu, thotë se një grup ekspertësh, përshi ata nga Kroacia, do të ndihmojnë qeverinë në kompletimin e pyetësorit. Sipas saj, Kroacia u zgjodh posaçërisht sepse është vend i rajonit që po kalon përmes procesit të integrimit europian. Shqipëria aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian në muajin prill.

Tanja Fajon: Vizat Shqipërisë, vetëm kur KE të thotë përfundimisht OK

STRASBURG- Shqipëria dhe Bosnja do të përfshihen në Shengen, por lëvizja e lirë do të ndodhë vetëm pas një vlerësimi pozitiv nga ana e KE-së.
Komisioni i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punë të Brendshme miratoi raportin e prezantuar nga eurodeputetja sllovene Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Komisioni mbështeti gjithashtu amendamentet e Fajonit për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bonjë-Hercegovinës në listën e bardhë të Shengenit, krahas Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, të cilat i përmbushin kriteret, ndërsa procesi për liberalizim e vizave të fillojë edhe për Kosovën.
Raporti për liberalizimin e vizave më 6 tetor e miratoi edhe Komiteti për Politikë të Jashtme të PE-së.
Liberalizimi i vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, sipas propozimit të Komisionit Evropian, pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2010.
“Unë jam e lumtur të shoh mbështetje të fortë në PE për përshpejtimin e liberalizimit të vizave për Bosnjën dhe Shqipërinë”- thotë Fajon në një deklaratë, duke shtuar se me këtë miratim i dërgohet një mesazh i fortë Komisionit Evropian dhe Këshillit se BE duhet të lejojë të udhëtimit të lirë të qytetarëve të këtyre dy vendeve sa më shpejt të jetë e mundur.

Po a e perballon BE nje zgjerim te metejshem?

Marrëveshja e Lisbonës për reformat në Bashkimin Evropian ende nuk është ratifikuar nga të gjitha shtetet anëtare. Pa hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje mbetet i bllokuar çdo zgjerim i BE-së, mendojnë shumica e vendeve të Bashkimit Evropian. Megjithatë pritet që presidenti çek Vaclav Klaus të hedhë nënshkrimin e tij para ndërrimit të motmoteve, çka do të mundësojë hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje. Por edhe me Traktatin e Lisbonës vërehet qartë lodhja nga zgjerimi në Bashkimin Evropian. BE nuk ka arritur ende ta marrë veten nga vala e zgjerimit me dhjetë anëtarö të rinj në vitin 2004.

A lejohet që në rrethanat e tilla të mendohet për hapjen e rrugëve të reja?

Sipas Komisionit Evropian në parim dyert e BE-së qëndrojnë të hapura për ish-shtetet e Jugosllavisë, Turqinë dhe Islandën, në rast se ato plotësojnë kushtet e nevojshme për anëtarösim. Kroacia ndodhet e para në listë. Rasti i Islandës dallon prej të tjerave, por edhe ajo mund të bëhet pas ca vitesh anëtare, pasi plotëson qysh sot shumicën e standardeve të Bashkimit Evropian. Maqedonia po ashtu duket se ka shanse të mira. Asaj para së gjithash i mbetet të zgjidhë konfliktin për emrin me Greqinë. Shumë më gjatë duhet të presin vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Pengesat më të mëdha i ka Turqia

Përgjigja është: Në të gjitha rastet është vetëm çështje kohe – me një përjashtim. Dhe kjo është Turqia. Shumica e vendeve të dala nga ish Jugosllavia do të kenë nevojë edhe për një kohë të gjatë, që të plotësojnë të gjitha kushtet e brendshme për anëtarsim. Edhe pas plotësimit të këtyre kushteteve ato mund të vazhdojnë të mbeten vatra latente krizash. Por në parim ato janë të durueshme për Bashkimin Evropian. Tek rasti i Turqisë gjendja është pak më ndryshe.

Nuk bëhet fjalë këtu vetëm për shpejtësinë e ngadalshme të përparimeve demokratike në Turqi dhe mosnjohjen nga e ana e Turqisë së Qipros, e cila është anëtare e BE-së. Për më tepër Turqia për shkak të madhësisë së saj mund të bëhet ngarkesë për Bashkimin Evropian. Ky vend brenda pak vitesh do të ketë më shumë banorë se vendi më i madh deri i tani i BE-së, Gjermania. Turqisë si anëtare me të drejta të plota në BE do t’i takonin për shembull shumica e posteve në Bashkimin Evropian dhe do të fitonte ndikim të madh politik. Edhe pse çështja e fesë islame në parim nuk paraqet asnjë pengesë ajo bëhet pengesë, kur lidhet me madhësinë e vendit. Si anëtare e BE-së Turqia do të ndryshonte në një masë Bashkimin Evropian edhe në aspektin kulturor, çka do të shkaktonte rezistencë të ashpër.

E tëra kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë që mos të vazhdojë afrimi mes Turqisë dhe BE-së, përkundrazi. Para së gjithash në rrafshin ekonomik dhe të politikës tregtare nuk janë shterur ende të gjitha mundësitë. Por edhe zyrtarisht do të duhej të hiqej dorë nga synimi për anötarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian./shekulli/

7dv8jKVFIjM

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24438. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24438

Top