Franz Ackermann: Një ishull energjie në imagjinatë
Hapet Bienalja e Tiranës tek Hotel Dajti i rrënuar. Puna e parë në hapësirën ekspozuese është e artistit gjerman Franz Ackermann, “Albanian Plateau”.

Bienalja e Tiranës, episodi i parë u prezantua mbrëmë në mjediset e Hotel Dajtit, një ndërtesë që edhe pse nën “administrimin” e Ministrisë së Jashtme, është në rrënim të plotë.

Një Hotel Dajti i perënduar duket ide gati të të përkundë në ëndrra të ëmbla të kujtimeve, por një Hotel Dajti si ai ku janë ekspozuar punët e para të Bienales, ka për të vënë në siklet si vendasit, si mysafirët arkitektë që do të mbajnë diskurse për zhvillimet, traditën dhe të ardhmen e qyteteve të reja si Tirana, në episodin e dytë.

Megjithëse dje ishte dita e hapjes, nuk ishte pikërisht dita e duhur për t’i parë punët e artistëve që janë ftuar nga drejtuesit dhe dy kuratorë të këtij edicioni të katërt të ekspozitës në artit bashkëkohor, Edi Muka dhe Joa Ljungberg, t’i përgjigjen pjesëmarrjes brenda temës “Eficenca simbolike e kornizës”.

“Një dritare, thjesht një dritare”, – do thoshte Franz Ackermann për kornizën në fjalë, një dritare për të parë nga jashtë brenda edhe nga brenda jashtë, shqiptarët të tjerët dhe të tjerët shqiptarët.

Artisti gjerman që vjen për herë të parë në Shqipëri, prezantohet në episodin e parë me pikturën murale 6×6.20 metra, të quajtur “Albanian Plateau” me dy “Harta mendore” mbi të, dy akuarele, të vendosura në hartën e madhe murale të Shqipërisë, diku aty ku kufijtë administrativë do të shënonin Tiranën. Ai tregoi se këto dy akuarele janë bërë gjatë udhëtimit nëpër Shqipëri, nga Tirana drejt Jugut.

Ato paraqesin një qendër të Tiranës me muzeun e saj dhe një tërësi ndërtesash dhe rrugësh të qytetit si në buqetë. Ndërsa për kuratorët, “Albanian Plateau” e cila është puna e parë që ndesh sapo hyn në hapësirën ekspozuese të Hotel Dajtit, është një vepër që prezanton edhe natyrën artistike të krijimtarisë së 46-vjeçarit, Franz Ackermann, e cila “përqendrohet tek udhëtimet, turizmi, globalizmi dhe urbanizimi.

Që në fillimet e viteve ‘90-të, Ackermann-i ka zhvilluar një sërë praktikash të frymëzuara prej situatash që hulumtojnë aspekte “psikogjeografike” të udhëtimeve…”

Zoti Ackerman, nga këtu ku jemi po shohim Shqipërinë?

Po, pak a shumë. Së pari realizova muralen këto dy javët e fundit. Gjithçka që kam bërë këtu është bazuar në përvojën time në këtë vend dhe në Tiranë.

Ajo çfarë po shikoni e kam quajtur “Albanian Plateau”. Ideja lidhet me territorin shqiptar më shumë si një ishull që përshkohet nga udhëtime nën të, nga lundrime nën të. Është një asociacion i lirë për lëvizjen dhe është si një plan i madh, i nisjes dhe i mbërritjes.

Në pamje të parë, ajo që ju e quani lëvizje e lirë, duket si një zjarr nën të.
Nuk do ta lidhja me zjarrin, por është një formë shumë komplekse, e ngjeshur dhe energjike. Pra shumë linja të kuqe dhe të trëndafilta që kalojnë nën të. Çdo plate ka diçka nën të, sikurse në sipërfaqe ka diçka të zbrazët.

Por e thashë, ky është një asociacion i lirë. Ju e lidhni me zjarrin, dikush tjetër me pushtetin politik ose informativ, dikush e sheh si një matricë të madhe, por unë kam dëshirë ta lë të lirë këtë interpretim.

Po në fillim fare ju çfarë donit të bënit?

Në krye doja të shprehja përvojën time kryesore në qytet, po edhe në natyrë. Ka shumë gjurmë që më flasin për të shkuarën e Shqipërisë dhe gjurmë që më shpien tek premtimet e së ardhmes së saj.

Pra, qëllimi nuk ka qenë për një pikturë realiste, por thjesht për t’iu qasur sa më shumë kësaj forme ambivalente: çfarë domethënieje ka ajo që shohim së jashtmi. Kemi një strukturë shumë komplekse dhe ti me të parën mund të thuash për shembull, trafik i dendur.

Por unë kam ndjesinë se edhe në qytetin tim në Berlin, ka shumë gjëra që ndodhen në mes të rrjedhës, të një drejtimi dhe ti nuk je shumë i qartë për atë që do të na sjellë e nesërmja. Të them të drejtën, unë doja të shprehja tek “Albanian plateau” edhe këtë sekret.

Atëherë, Shqipëria, sipas kësaj ideje është e kapur në rrjedhën e kohës, në rrjedhën universale që, siç thoni, ju e keni ndjerë edhe në shtëpinë tuaj, në një udhëkryq?
Është diçka ndërmjet së shkuarës dhe së ardhmes.

Nuk jemi në vitin 1989, e shkuara tashmë është njëzet vjet përpara, e tashmja na ka treguar disa vlera premtuese që i ashtuquajtur Perëndim na dha, si ish-Gjermaninë Lindore, kam përshtypjen edhe Shqipërisë.

Po edhe ky problemi i madh i trafikut të makinave, që i sjell qytetit poza të reja. Nuk dua të gjykoj nëse këto janë pozitive apo negative, por këto janë shenja që përfaqësojnë qytetin, jo vetëm të shkuarën e tij, por edhe një lloj të ardhmeje.

Ku është Hotel Dajti tek kjo plate?

Siç e shihni prej këtu, janë disa elementë të ish-hotelit që i shërbejnë punës sime. Llampadari, një element skulpturor i rëndësishëm për veprën, edhe perdja apo muret e ronitur rreth e qark. Piktura murale është bërë aq mirë sa kam mundur. Ti mund ta shohësh veprën nga cilido kënd, nga lart, nga poshtë…

Kam udhëtuar nëpër qytetin tuaj dhe përvojën time e transformova në gjuhë vizuale. Ndonjëherë kam ide për një murale të madhe dhe herë tjetër ndonjë vizatim mikroskopik. Gjatë qëndrimit këtu i kam bërë të dyja. Gjatë udhëtimit në Jug bëra akuarele. Dhe rezultati është ky që shihni.

Si rrjedh aktiviteti juaj në Berlin?

Shkova në Berlin menjëherë pas rënies së Murit, sepse kam qëndruar edhe në Berlinin Lindor. Kam studion time atje, miq dhe merrem me pikturë. Por gjysma tjetër e vitit më gjen në udhëtim.

Së fundi jam kthyer nga Nju Jorku dhe Teksasi, pikturoj dhe ekspozoj atje. Një vit më përpara udhëtova në Iran, që ishte shumë interesant për sa i përket religjionit… tetë javë më parë isha në Indi.

Gjatë këtyre udhëtimeve bëj murale dhe akuarele. Pjesën tjetër të vitit jam në Berlin, në pozitën klasike të piktorit në studio.
Kam afro njëzet vjet që punoj në këtë mënyrë dhe e di çfarë më pret në këto vende. Siç ka vende ku parashikimet e tua nuk janë konform asaj që gjej. Kjo më ndodhi me Shqipërinë.

Jam i befasuar nga gjërat që pashë këtu dhe është një qytet që po zhvillohet me të shpejtë. Unë udhëtoj me këtë përzierje, e përbërë nga përvoja me të cilën shkoj në vende të ndryshme dhe nga përvoja që marr me vete prej këtyre vendeve. Kjo është kënaqësi, kjo është e bukura.

Njëzet vjet pas rënies, ju si e lexoni simbolin e Murit të Berlinit?

Jam i befasuar që të rinjtë e injorojnë këtë gjë të shkuar, tani që qyteti është një i vetëm. Nuk them injorim në kuptimin negativ. Secili e pa rënien e Murit si një shans. Liria personale u kthye në një gjë shumë të rëndësishme, dhe kur secili hyri kështu, i lirë, brenda rrjedhës së Berlinit, ai u bë një qendër e rëndësishme kulturore siç është sot.

Kur e kuptuat se donit të bënit këtë që bëni sot?

Menjëherë pas studimeve, në vitet nëntëdhjetë. Udhëtova në Azi, në Hong Kong. Qysh prej fillimit e kisha kuptuar se doja të bëja pikërisht këtë gjë, dhe të jetoja në këtë mënyrë, edhe pse nuk të bënte të pasur.

Çfarë ju thotë tema e Bienales së Tiranës “Efiçenca simbolike e kornizës”?

Është ashtu siç tha Edi Muka dhe ashtu siç na e ofroi ai idenë, asgjë më shumë se një dritare e hapur që lidh botën lokale dhe botën e madhe. Duke u dhënë shanse njerëzve të afrohen nga të dyja anët, nga jashtë dhe nga brenda.

Çfarë do të merrni me vete kur të ikni?

Asgjë, sepse përfundimisht… do të rikthehem në Shqipëri.

Aktori fiton “International Ibsen Scholarships 2009″

Bajrush Mjaku, një shans me Ibsenin
Aktori dhe producenti shqiptar, Bajrush Mjaku, është njëri nga pesë fituesit e “International Ibsen Scholarship 2009″, që jepet nga Qeveria Norvegjeze në bashkëpunim me Ibsen Award.

Projekti i Mjakut për vënien në skenë të “Peer Gynt-it” në gjuhën shqipe ka fituar, bashkë me katër projekte të tjera nga vende të ndryshme të botës, të cilat ishin në konkurrim me 50 artistë dhe kompani nga mbarë bota.

“The International Ibsen Scholarship është themeluar nga Parlamenti Norvegjez në vitin 2007 bashkë me dy çmime të tjera: “International Award” dhe “National Award”.

Përveç Mjakut nga Maqedonia, fitues të International Ibsen Scholarship 2009 janë edhe katër projekte tjera nga Egjipti, Turqia dhe Zambia. Projekti i Mjakut për Peer Gynt-in është projekt ballkanik që përfshinë artistë e kompani nga rajoni.

Fituese e “International Award” sivjet është regjisorja e njohur që jeton dhe punon në Francë, Ariane Mnouchkine. Ndërkohë që këtë çmim vjet e ka fituar regjisori i famshëm Peter Brook.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve që u mbajt para pak ditësh në Skien (vendlindja e Ibsenit) të Norvegjisë, përkrah Bajrush Mjakut, ishte i pranishëm edhe Drejtorit Artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Jeton Neziraj.
Projekti për Peer Gynt-in në gjuhën shqipe do të fillojë të realizohet në fillim të vitit 2010.(shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22535. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22535