Fotografi më i famshëm shqiptar në 100 vjetët e fundit është korçar

Klinton

Primus registratum
Fotografi më i famshëm shqiptar në 100 vjetët e fundit është korçar

<ul type="square">
[*]Bravo Korces dhe djemve te saj te admirueshem
[/list]


Gazeta: "Diaspora"
Fotografi më i famshëm shqiptar në 100 vjetët e fundit është korçar
Gjon Mili konsiderohet fotografi shqiptar më i suksesshëm në botë për 100 vitet e kaluara. Botimi në vitin 2000 i fotografisë së tij "Pikaso" në albumin "The Photo Book" të shtëpisë botuese prestigjioze të Londrës "Phaidon" është një argument më tepër për këtë përfundim. Një komision i specializuar ka zgjedhur dhe paraqitur në këtë album 500 fotografë nga 59 vende të botës me krijimet e tyre që nga fillimet e këtij arti (rreth 150 vite më parë) deri në fund të shekullit të kaluar.
Po kush është Gjon Mili, ky fotograf i përmasave botërore që deri para 10 - 12 vitesh ishte, jo për faj të tij, i panjohur dhe i padëshiruar për Shqipërinë e asaj kohe? Rrjedh nga një familje korçare dhe ka lindur në Korçë me 1904, ende pesë vjeç, bashkë me familjen emigroi në Rumani, ku jetoi deri sa kreu shkollën e mesme, e më vonë më 1923 shkoi në SHBA. Aty u mor shpejt me artin fotografik em entuziazmin e një artisti të ri me fantazi të begatë, duke u bërë specialist në fushën e teknikave të reja të fotografimit. Pasi u dimplomua në Institutin e Teknologjisë së Masashusetsit si inxhinier ndriçimi, ai u dallua me punën e tij në ndërmarrjen "Westinghouse" që prodhonte paisje elektrike. Më 1937 mori titullin profesor dhe përdori për herë të parë "Flashin elektronik" dhe aty "dritën stroboskopike" të shpikura nga profesori Exherton (Harold Edgerton) me të cilin edhe bashkëpunoi. Emri i Gjon Milit "shqiptaritt gjenial" (the genial albanian) sipas dramaturgut Shon O'Kejsi (Mili - Photographs and Recolections, Boston, 1990) përmendet në shumë botime serioze në botë mbi artin e fotografisë, qoftë me riprodhime të fotove të tij, po ashtu edhe me diskutime, komentime, madje edhe duke i marrë si shembull për ilustrimin e përfundimeve studimore (Feininger, Gautrand, Kismaric etj) fotografi dhe studjuesi ynë i njohur i artit grafik, Piro Naçe shkruan për të: "Ai ishte serioz deri i rreptë për shkencën e ndriçimit dhe për kërkimet fotografike" (Skena dhe Ekrani, 3/1988). Mili ka punuar si gazetar dhe fotoreporter sidomos në revistën e njohur "Life" puna me të cilën e bëri të vizitonte vende të ndryshme dhe të fotografonte figura të njohura në to. Më 1934 hapi ekspozitën e parë vetjake, ndërsa të fundit më 1980 në Nju Jork me rastin e 75 - vjetorit të lindjes, ku u paraqitën 140 fotografi nga e gjithë krijimtaria e tij. Shoqata "New York Graphic Society" botoi për nder të tij albumin "Mili - fotografi e kujtime". Ai ka lëvruar me sukses shumë zhanre të fotografisë si portretin, peisazhin, reklamën, foton dokumentare, politike, atë të arteve (teatër, kinema, koncerte, vallëzime, sportive) etj. Në librin e Susan Kismaric "Americans Politicans" - photographs from 1843 to 1993 - të botuar nga "The museum of Modern Art", Nju Jork, 1994, ndërmjet shumë fotografive gjejmë edhe dy krijime me temë politike të Milit. Fotografia "Pikaso i famshëm duke vizatuar me dritë" siç e quan Michel Frizot në librin e tij "New History of Photography", Paris, 1998, është bërë me sugjerimin e Milit në vitin 1949 në vilën Valauris në Francën e Jugut. Atje jetonte dhe punonte piktori i madh. Mili e ka realizuar fotografinë me dy shpejtësi drite. Piktori ka vizatuar në ajër me një llambushkë një centaur, veprim i bërë në errësirë të plotë me abturatorin e aparatit stroboskopik hapur, kuptohet me kohëzgjatjen e duhur, pastaj pa lëvizur aparati dhe pa xhiruar bobina e filmit është mbyllur obturatori, është ndriçuar një mjedis (hapur dritarja në të djathtë të figurës) dhe me kohëzgjatje marramendësisht të shkurtër (disa të mijtat e sekondës) është bërë impresionimi mbi të njëjtin kuadër filmi i personit me mjedisin. Nga ky kombinim ka dalë fotografia. Fotografi dhe studjuesi i shquar gjerman Andreas Feininger shprehet për fotografinë se "megjithë fokusimin e përsosur, jep idenë e lëvizjes" (La nuova tecnica della fotografia, Romë, 1991). Edhe qëndrimi i piktorit në një pozicion tejet kalimtar, e thekson idenë e lëvizjes. Syri i djathtë i piktorit, megjithëse nuk është në boshtin optik të fotografisë, përbën qendrën e gravitetit kompozicional të saj ku "ngec" shikimi që në sekondat e para të kqyrjes së saj. Nuk është shikimi i qetë me "sy depërtues që duken sikur çpojnë letrën ku janë stampuar" (G. Clavenzi, Specchio, 24. 6. 2000) i fotografit të njohur amerikan Arnold Newman bërë Pikasos. Në rastin e Mlit kemi një sy të djathtë të piktorit, fiksuar në një gjendje shpërthyese, në rezonancë të plotë me mjedisin dhe sidomos me figurën e centaurit. Fotografia e Pikasos duke pikturuar centaurin, i cili në mitologjinë e lashtë greke ishte një përbindësh gjysëm njeri e gjysëm kalë dhe që simbolizonte pasionet e egra dhe të papërmbajtura, është bërë afërsisht në të njëjtën kohë kur një pëllumb i bardhë i pikturuar nga ai ishte kthyer në "pëllumbin e paqes", si simbol i propagandës kundër luftës që zhvillonin forcat e majta në Europë, të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik me demagogjinë e tij tradicionale. Vërtetë figura e Pikasos bën t'i rritet "fusha manjetike"kësaj fotografie, por nuk duhet lënë pa përmendur fakti se Gjon Mili ka fotografuar edhe personalitete të tjera të shquara të artit e kulturës botërore si regjizorin Hickok, aktoren Helen Vaigel (e shoqja e Brehtit), piktorin Matis, dramaturgun Shon O'Kejsi, filozofin De Kiriko, dirigjentin dhe kompozitorin Pablo Kazals, këngëtarin Pol Robson, artisten Sofia Loren etj. Gjithashtu Mili është fotografuar nga artisti i shquar i fotografisë francezi Henri Kartje - Breson, gjatë në bisede ku pasqyrohet vitaliteti i tij. Përmasat epersonalitetit të Gjon Milit shtohen po të kemi parasysh edhe disa fakte me karakter atdhetar si mosndryshimin e emrit dhe të kombësisë si dhe përdorimin e "gjuhës shqipe, të cilën e fliste dhe e shkruante aq bukur", siç thekson P. Naçe, vlerësimi që bota e artit fotografik ka bërë dhe bënpër fotografin me origjinë shqiptare Gjon Mili, na ngjall një krenari të natyrshme për bashkëkombasin tonë dhe na nxit që të këtë figurë të shquar ta bëjmë të njohur gjerësisht në vendin tonë dhe dashamirët e këtij arti të përfitojnë nga krijimtaria e tij artistike dhe shkencore.
Nga: Qerim Vrioni

<ul type="square">
[*]Eshte kenaqesi te renditesh ne Artin boteror dhe te konkurosh ate.
Korca krenohet shume per djemte e saj dhe bashke me Korcen, krenohet e gjithe Shqiperia.
[/list]
Kshu rastesisht kur isha per vizite dyditore ne Angli, lexova rastesisht kete shkrim dhe thashe ta shkruaj ketu se edhe Shqiperia ka nevoje te njohe bijte e saj.
Pershendetje /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Fotografi më i famshëm shqiptar në 100 vjetët e fundit është korçar

Gjon Mili është vlerësuar gjithmonë prej atyre që merren me fotografinë, ai ka për të mbetur një nga më të famshmit në historinë e fotografisë botërore. Në enciklopeditë fotografike e gjen tek pjesa ku flitet për kamerat nga ana teknike, (për sa është shkruar më sipër), por dhe në pjesën e fotografisë si një mjet. Fotografia Centauri, është një, janë plot që tregojnë lëvizjet e balerinëve çast mbas çasti, që po të kërkosh në internet shiten mbi 300$ copa. Ndërsa riprodhimet e kopertinave të revistave Life apo Time janë nga 80$ njëra.
Mili ka patur një studio në Nju Jork, Manhatten, për fat të keq e djegur. Libri apo katalogu i tij shoqërohet me një pasdhënie të gjatë nga vetë autori. Më emocionuese çastet kur ai pret në aeroport nënën e vet mbas dyzet vjetësh. Njëlloj si nuk mund të vinte në Shqipëri ai nuk mund të shkonte dhe në Rumaninë komuniste. Midis rreshtave anglisht lexon në shqip "ti je", atje gjendet dhe fotografia e duarve të nënës, më e dashura për Milin.
Për ta saktësuar pak, Milin e quanin "shqiptari i vogël".
 

plasa

Primus registratum
Re: Fotografi më i famshëm shqiptar në 100 vjetët e fundit është korçar

Shum mire per patriotin tim!!!!
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Fotografi më i famshëm shqiptar në 100 vjetët e fundit është korçar

Ehhhhh jemi koka ne korcaret /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Fotografi më i famshëm shqiptar në 100 vjetët e fundit është korçar

bravo zenuni po ndonje faqe interneti ka ky mjeshtri?
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Fotografi më i famshëm shqiptar në 100 vjetët

Gjon Mili dhe Pablo Picasso

130.jpg


Fotografia e famshme e tij "Hapesira pikturuese e Picasso-s"

picasso2.jpg


... dhe nje tjeter foto e mrekullueshme

10088401-mod1.jpg
 

ssssssss

Primus registratum
Re: Fotografi më i famshëm shqiptar në 100 vjetët

angelo uhauhauauhuauhauu...ti je kok e vecante e korces se ato smahen si kavajsa ene elbasanllinj /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
A

alboholic

Guest
Re: Fotografi më i famshëm shqiptar në 100 vjetët

bravo patrioti yn
/pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

Odea

Primus registratum
Re: Fotografi më i famshëm shqiptar në 100 vjetët

Paska qene i pashem ky Gjoni...tipik korcar do thoshte shoku im lol
Meqenese fotot e tij me pelqyen shume, po vendos ca...

TLF5903171.jpg

TLF5502198.jpg

10088398C~LIFE-Triple-Exposure-of-Sono-Osato-1941-Posters.jpg


derud1073618239picasso12.jpg

gmili3.jpg
 
Top