Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtoj pa fund, pa shpresë,
Anës Elbës, anës Spreesë.
Çirrem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall' as i varrosur,
DHE NJE ZE VENGON NGA LUMI,
ME BUCET ME ZGJON NGA GJUMI,
SE MILETI PO GATITET,
SE SALIU LEBETITET,
SE PELCET, KERCET FURTUNA,
FRYHET VLORA, DERDHET BUNA
SKUQET SEMANI DHE DRINI
DRIDHET VUCIDOLI DHE ILIRI
SE PAS VDEKJES (SE TYRE) NDRITI JETA
DHE KUDO GJEMON TRUMBETA:
NGREHUNI DHE BJERUNI,
KORRINI DHE SHTYPINI,
KATUNDARE E MALESORE
QE NGA SHKODRA GJER NE VLORE!
Ky ilaç e ky kushtrim
Më bën djal' e më bën trim,
Se pas dimrit vjen një verë
Që do kthehemi një herë
Pranë vatrës, pranë punës,
larg hajduteve, "larg" Bunes.