Shkrirja apo bashkimi i galaktikave eshte vezhguar shume e shume here. Ne kete foto eshte paraqitur nje "kolazh" i disa bashkimeve te tilla.
Persa i perket galaktikes sone, Rruga e Qumeshtit, do i ndodhe nje gje e tille ne nje te ardhme te larget, me galaktiken Andromeda. Jane duke ju afruar njera tjetres me nje shpejtesi rreth 130km/s, dhe pak a shume do te "perplasen" pas 4.5 miliard vjetesh. Megjithese vlen te permendet qe nje gje e tille nuk mund te thuhet me siguri, ndonese edhe nese nuk perplasen, do i kalojne njera tjetres shume-shume afer, duke shperbere njera tjetren pak a shume ne menyre te ngjashme si ne foton me poshte.
Ne cdo rast, fati i Diellit dhe sistemit Diellor eshte perhere i zi ne kuptimin kozmologjik te fjales, ndonese ne vetvete edhe Dielli edhe sistemi diellor do te vazhdojne te jetojne. Dielli dhe sistemi diellor ose do te perfshihen ne zona me nivel me te larte energjitik, ose do te flaken tej pjeses se "populluar" me yje te galaktikave ne hapesiren boshe nderyjore, drejt nje "vdekje te vetmuar". Por Toka deri atehere do te kete rreth nje miliard vjet qe do te jete bere e pabanueshme sipas standardeve te sotme te jetes, do te jete shume shume e nxehte dhe uji nuk do te jete askund ne gjendje te lenget.
Fundi i botes do te vije shume me perpara sesa te perplasen galaktikat.
Gjithashtu, edhe nje simulim i bashkimit te galaktikave me ane te superkompjuterave. Ne momente te caktuara simulimi behet pauze dhe superpozohen foto, duke dokumentuar procesin dhe duke deshmuar per saktesine e asaj qe simulohet me ate qe vezhgohet ne natyre.