BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Tiranë - Bulevardi kryesor i Tiranës “Dëshmorët e Kombit” ka ofruar një pamje të pazakontë, mëngjesin e sotshëm për qytetarët e tij me ekspozitën “ajrore” të priftërinjve katolikë martirë, të vrarë nga diktatura..
Portretet e prifterinjve katolikë të vrarë nga diktatura, varur mbi rrugën kryesore nëpër të cilën do të kalojë makina e Papa Franceskut, mishërojnë edhe emrin që vetë ky bulevard mban.
Ekspozita “ajrore” e priftërinjve të vrarë për shkak të misionit dhe besimit të tyre të ndaluar, është pjesë e aktiviteteve të organizuara me rastin e vizitës së Papës më 21 shtator.
