admin
Administrator
FOSDEM është një event i lirë dhe vullnetar i organizuar nga komuniteti për komunitetin, me qëllim që të bëhet një vend takimi për zhvilluesit e programeve me burim të hapur.
FOSDEM është shkurtimi për “(Free and Open source Software Developers’ European Meeting”, që në shqip përkthehet “Takimi Europian i Zhvilluesve të Programeve të Lira dhe me Burim të Hapur”.
Një event vjetor si ky, i organizuar çdo vit në fundjavën e parë të shkurtit, zhvilluesit dhe komunitetet open source e kanë si vendin më të mirë ku mund të diskutojnë mbi zhvillime dhe projekte, mund të informohen mbi të rejat më të fundit në botën e open source e madje është mundësia më e mirë edhe të promovojnë open source dhe të ndjekin prezantime për open source.
FOSDEM filloi nën emrin OSDEM në shkurtin e viti 2001 me iniciativë të Raphael Bauduin. Duke u bërë i pari event madhor i atij lloji, tërhoqi menjëherë një numër të madh pjesëmarrësish nga e gjithë bota. Viti i dytë i organizimit ishte akoma më i suksesshëm duke e çuar numrin e pjesëmarrësve në disa mijë.
Një mbledhje e organizuar nga një skuadër prej 5 personash arritën të krijojnë takimin më të madh të vitit në Evropë për zhvilluesit e programeve me burim të hapur. Personat që morën pjesë nuk ishin vetëm zhvillues të thjeshtë, por gjithashtu edhe personalitete të njohura të botës me burim të hapur që mbajtën edhe fjalime si: Richard Stallman, Jimmy Wales, Mark Surman, etj. Suksesi që kishte eventi në çdo vit po rritej dhe tani njihet si mbledhja më e mirë e zhvilluesve me burim të hapur në Evropë.
Për herë të parë këtë vit në FOSDEM do të marrin pjesë edhe dy reprezantues të Mozilla Albania
Eventi dhe pjesëmarrja nuk është me pagesë dhe kushdo mund të shkojë e të marrë pjesë në të gjitha takimet. Vendi i takimit është në Université Libre de Bruxelles, në kampin Solbosh, shumë pranë Brukselit.
Këtë vit, për herë të parë do të marrin pjesë edhe dy aktivist nga Shqipëria, Reprezantues të Mozilla-s (Mozilla Reps) për Shqipërinë, Elio Qoshi dhe Redon Skikuli. Ata janë ndër kontribuuesit më të mëdhenj të komunitetit Mozilla në Shqipëri. Redon Skikuli do të jetë atje në pozicionin e Reprezantuesit të Mozilla-s, ndërsa Elio Qoshi si vullnetar, pjesë e skuadrës së lokalizimit.
Gjatë kohëzgjatjes prej dy ditësh, e gjithë fundjava 1 dhe 2 shkurt është e mbushur me aktivitete: 483 persona që do të mbajnë fjalime, 509 evente që realizohen, 43 diskutime dhe e gjithë kjo në një orar të ngjeshur dhe e përhapur në 23 salla në kampus.
Fundjava fillon të shtunën me një fjalim nga stafi i FOSDEM e që më pas ndiqet nga persona të tjerë të rëndësishëm në botën e teknologjisë me burim ta hapur. Ndër diskutimet do të flitet për IPv6, memorien, për shërbimet e-mail, për sigurinë, përgjimin, etj.
Lighting Talks, fjalime 15 minutëshe të prezantimit të një projekti apo ideje open source, do të jenë 39. Një pjesë tjetër e rëndësishme e FOSDEM janë “devrooms”, ku zhvilluesit mund të takohen live me njëri-tjetrin për të diskutuar mbi projektet e tyre e duke i modifikuar ato. Ndër të tjera, në “devrooms” do të diskutohet për BSD, zhvillimin e lojërave, Java, JavaScript, MySQL, Mozilla, Python, grafikat, internetin, etj. (PCWorld Albanian)
Burim: http://www.pcworld.al/fosdem-eventi-qe-do-te-mbledhe-zhvilluesit-evropiane-te-open-source
Artikulli i plote...