Re: Forumi Shkodran
Fillimisht postuar nga tushi:
[qb]Me vjen keq po as ti nuk e paske kuptu pergjigjen teme.Besoj se gjithshka doni qe te jete ne funksion te permiresimit te gjendjes ne Shkoder.Kur thash per mentalitetin qe jo vetem m'shqeteson po m'frikson e ka pjesa ma e madhe e Shkodres.Psh organizohet nje tubim kunder nderprejes se dritave dalin 50 vete e ndonje kalimtare i shikon edhe me tallje.Ne vend qe te dalin i madh e i vogel duke e kuptu se asht diçka e perbashket. Pra nen petkun e ktyne shprehjeve te gatshme (mjaft me politike ) njerezit po paralizohen.U rriten te gjitha çmimet drita telefoni buka etj prap rrine si zogj gomarsh.Te gjithe e dime çfare pasojash do ti kishte sjelle secilit prej vendeve ku jetojme nji rritje si kjo.(E kam fjalen protesta etj)Une te mora ty si shembull po s'asht aspak personale e kane vllai motra baba shoket e mi nqs e konsideron si fyerje me vjen keq po nuk ishte qellimi im.Une mendoj se njekohesisht, mund te mjekohen plaget e sotme e te ndertohen strategji per te ardhmen.Por te bash plane afatgjata tu injoru realitetin jane <qiqrra ne hell> [/qb]
Tushi ke plotesisht te drejte ne konstatimin tend.
Cdo njeri prej nesh duhet te analizoje me vemendje keto reagime qe jepen me fakte goditese te realitetit te perditshem qe dhe mund te hyje mbrenda normales nese dhe ne do te ishim aty por nga nje sy kritik dhe llogjik japin nje tjeter prove te dekadentizmit dhe percarjes.Te mos qenjes se forces per reagim te shendoshe.Te mos perkrahjes se ceshtjes jetike.Te alienizmit midis shoqerise sone.
E keni degjuar shperhjen qe tani ne demokraci njeriu me te tjeret jane te ndare dhe nuk shqetesohet kush per ty.
Kjo ka sjelle nje pasoje drastike ne shoqerine Shqipetare.
Njeriu per njeriun eshte bere ujk.
Disa elemente te edukates shoqerore jane injoruar dhe disa te tjera jane keqkuptuar nga shoqeria.
Kjo ka sjellur ne mohimin e vllait me vellane ose femijes me prindin per te mos shtuar lidhejt shoqerore te tjera po theksoj keto me te afertat.
Jo vetem paraja eshte bere nje elemant percares por edhe mendimi shoqerore qe i jep nje ndihmese percarjes.
Keni degjuar qe vriten per toke vellaj me vellane.
Kjo pra eshte dekadentizmi i shoqerise.
Cfare mund te bejme ne per kete shoqeri tani,ne kete periudhe?
Ndoshta asgje por ndoshta jo gjithcka eshte e humbur per brezin tjeter.
Duhet qe nje brez te sakrifikohet per te ndikuar tek tjetri dhe po nuk e beme ne,me thoni kush do ta beje?Vrasjet,degjenerimi dhe varferia e theksuar do te shkaterroje pak nga pak ate vend.
Prandaj une dhe cdonjeri prej jush duhet te ngreje zeri dhe te analizoje ne thellesi cdo aspekt te jetes qe nje te ardhme te afert vete ne ose me mundesisht femijet tane te jetojne nje jete persmarit.