Formulari A3, sot nis shpërndarja

Formulari A3, sot nis shpërndarja

Maturantët, të cilët nuk fituan asnjë të drejtë studimi në fakultetet në të gjithë vendin, apo nuk mbetën të kënaqur nga rezultatet, sot do të nisin procedurat për fazën e tretë.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, sot në të gjitha drejtoritë rajonale arsimore apo gjimnaze do të nisë shpërndarja e formularit. Për këtë formular të interesuarit kanë bërë kërkesë duke nisur nga java e kaluar. Në këtë mënyrë, autoritetet arsimore kryen edhe shumëfishimin e saktë të formularit.

Sipas Ministrisë së Arsimit kanë të drejtë të plotësojnë formularin A3 të gjithë kandidatët, të cilët:

nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve për tu regjistruar në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në vitin akademik 2009 2010. Kanë të drejtë të tërheqin formularin A3, ata që janë përfshirë në listat e fituesve dhe nuk janë regjistruar në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në vitin akademik 2009-2010. Po ashtu kanë të drejtë ata që janë fitues të regjistruar në një program studimi në vitin akademik 2009-2010 dhe nuk preferojnë të ndjekin atë program studimi. Maturantët do të kenë vetëm pesë ditë kohë për të plotësuar formularin dhe për ta dorëzuar atë pranë shkollave të mesme apo drejtorive arsimore rajonale.

Formulari

Formulari A3 do të shpërndahet në DAR/ZA në datë 21 tetor 2009. Kandidatët, pasi ta plotësojnë, duhet ta dorëzojnë formularin A3 po në DAR/ZA deri më 26.10.2009.

Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) në datën 30.10.2009 do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues të ndarë, sipas programeve të studimit përkatës, të renditur, sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A3, në përputhje me kuotat e rishpërndara.

Institucionet publike të arsimit të lartë, nga data 31.10.2009 do të shpallin në vende të dukshme, në mjediset e tyre, datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit/çregjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim, si edhe të dhëna të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë.

Regjistrimet

Regjistrimi i kandidatëve fitues të kësaj faze do të bëhet pranë sekretarive mësimore të institucioneve publike të arsimit të lartë në datat 1, 2, 3 dhe 4 nëntor 2009, nga ora 8.00 deri në orën 18.00. Për regjistrim, kandidati të dorëzojë dosjen individuale, me dokumentet e nevojshme.

Sakaq, do të tërheqin formularin ata kandidatë që u paraqitën në Drejtoritë Rajonale ose Zyrat Arsimore (DAR/ZA) përkatëse deri në datë 16 tetor 2009, ora 18.00 dhe bënë kërkesën për plotësimin e formularit A3.(Shqip)

nxNEy-t5uXU

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24484. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24484

Top