Formulari A3, dy ditë kohë për kërkesat

Formulari A3, dy ditë kohë për kërkesat

Maturantët, të cilët nuk janë shpallur fitues në dy nga fazat e kaluara, ndërkohë që nuk kanë pasur asnjë zgjidhje për tu regjistruar në një nga fakultetet, duhet të plotësojnë formularin A3. Koha në dispozicion për paraqitjen e kërkesës është deri nesër në orën 18.00. Periudha përgatitore, duke përfshirë kërkesën për regjistrimin paraprak, është vendosur për të krijuar idenë mbi numrin e të interesuarve për të plotësuar formularin A3, në mënyrë që të kryhet edhe shumëfishimi i nevojshëm.

Ata që nuk janë të kënaqur nga preferenca ku kanë fituar, ata të cilët nuk janë regjistruar, apo të gjithë të tjerët që nuk kanë rezultuar fitues në ndonjërin nga programet, duhet të bëjnë kërkesën për formularin A3. Sot dhe nesër, në të gjitha drejtoritë rajonale apo gjimnazet, shkollat e mesme, do të mbahet një regjistër me të dhënat e të gjithë personave që janë të interesuar për të plotësuar këtë formular. Më pas, sipas Ministrisë së Arsimit, Agjencia për Pranimet në Institucionet e Arsimit të Lartë së bashku me specialistët e tjerë të arsimit do të bëjnë edhe konfigurimin e formularit A3, i cili, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, do të ketë edhe programe të reja.

Paraqitja

Kandidatët duhet të paraqiten në drejtoritë rajonale ose zyrat arsimore (DAR/ZA) përkatëse deri në datë 16 tetor 2009, ora 18.00, për të bërë kërkesë për plotësimin e formularit A3.

Pas kësaj, formulari A3 do të shpërndahet në DAR/ZA në datë 21 tetor 2009. Kandidatët, pasi ta plotësojnë, duhet ta dorëzojnë formularin A3 po në DAR/ZA deri më 26.10.2009.

Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) në datën 30.10.2009 do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A3, në përputhje me kuotat e rishpërndara. Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, nga data 31.10.2009 do të shpallin në vende të dukshme, në mjediset e tyre, datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit/çregjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim, si edhe të dhëna të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve.

Aplikimi

Kanë të drejtë të plotësojnë formularin A3 të gjithë kandidatët, të cilët nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve për tu regjistruar në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akademik 2009 2010; janë përfshirë në listat e fituesve dhe nuk janë regjistruar në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akademik 2009-2010; janë fitues të regjistruar në një program studimi në vitin akademik 2009-2010 dhe nuk preferojnë të ndjekin atë program studimi(Shqip)

Zo5VcdFeuec

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24125. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24125

Top