Formula 1, italianet monopolizojne pol pozishenin

Albforumi

Primus registratum
Formula 1, italianet monopolizojne pol pozishenin

formula_1-232x300.jpg
Kane befasuar italianet ne provat zyrtare te Cmimit te Madh te Belgjikes. Xhankarlo Fizikela me Forc India ka marre pol pozishenin, duke regjistruar keshtu startin e katert ne karriere nga vendi i pare.

Per here te fundit qe Fizikela ka startuar nga poli ka qene Cmimi i Madh i Malajzise ne vitin 2006, ndersa per skuadren e tij ky eshte pol pozisheni i pare ne historine e tyre qe nga koha kur kane debutuar ne Formulen 1.

Nga vendi i dyte do te startoje garen e Belgjikes nje tjeter Italian, Jrano Truli me Tojota. Te deshtuarit e ketyre provave kane qene emrat e medhenj dhe protagonistet e ketij sezoni.

Ne vendin e trete te niset Nik Haidfeld me BMW dhe i katerti Rubens Barrikelo. Vetem ne vendin e gjashte gjendet Kimi Raikonen, ndersa Ljuis Hamilton gjendet ne vendin e 12-te i pasuar nga Fernando Alonso dhe Xhenson Baton qe starton nga vend i 14-te.

Nderkohe, piloti tjeter i skuadres Ferrari, zevendesuesi i Felipe Mases, Luka Badoer u rendit serish ne vendin e fundit.  /tch

Artikuj të ngjajshëm:Hamilton i pari në provat zyrtare të Formula 1Në Belgjikë sot fillojnë provat zyrtare të Formula 1Formula 1, Hamilton më në fund i pari

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=409. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=409

Top