FMN: Politika fiskale po rrezikon ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi sërish qeverinë shqiptare të jetë realiste në pritshmëritë për të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit të shtetit, por ministri i Financave, Ridvan Bode, dhe Kryeministri Sali Berisha edhe kësaj here bënë të qartë se do të vijojnë me axhendën e vet ekonomike. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, përfaqësuesi i FMN-së, Gerwin Bell, tha: Një pozicion i fortë fiskal dhe konsolidimi i borxhit publik do të ndihmojë ekonominë të përmirësojë besimin brenda dhe jashtë vendit. Kjo do ti lejojë sistemit bankar të kanalizojë fondet e veta drejt aktiviteteve më fitimprurëse të sektorit privat dhe jo në borxhin qeveritar. Por ajo çka është edhe më e rëndësishme, ulja e borxhit publik dhe një pozicion i fortë e i qëndrueshëm fiskal janë shumë kritikë në rast se dëshiron të marrësh kredi në tregun e huaj. Nëse këto do të bëhen, atëherë Shqipëria do të kthehet në ecurinë e kënaqshme ekonomike të viteve të fundit. Por nëse këto nuk bëhen, atëherëë ekonomia do të ketë rreziqe të mëdha.”

Ministri i Financave, Ridvan Bode, iu përgjigj shqetësimeve të FMN-së me ironi: “Edhe ne jemi konservatorë si FMN dhe Banka e Shqipërisë, por konservatorizmin e shprehim me fond të lartë rezervash buxhetore”, tha ai. Pothuajse në të njëjtën kohë, Kryeministri Sali Berisha deklaroi veçmas se ka në plan të vijojë politikën e rritjes së pagave buxhetore dhe të investimeve publike në vitin 2010.

Parashikim i pavend

Qeveria po diskuton aktualisht projektbuxhetin e vitit 2010 dhe ka parashikuar rritje të të ardhurave me 15 për qind. Parashikimi vlerësohet nga FMN si tepër optimist, por problemi nuk mbaron këtu. Duke parashikuar të ardhura të larta, qeveria i lejon vetes edhe parashikimin e shpenzimeve të larta.

“Është imperative të vendosen objektiva realiste te të ardhurat. Ne nuk mund të presim që të kemi sërish ritmet shumë të larta të rritjes të vërejtura në vitet 2007 dhe 2008. Nevojitet gjithashtu edhe një program realist i shpenzimeve”, tha Gerwin Bell.

Qeveria pati një debat të ngjashëm me FMN-në në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, kur u pa se plani i të ardhurave buxhetore qe shumë larg realitetit ekonomik të vendit. Edhe në atë rast, qeveria u justifikua me një fond rezervë të madh, por në fund, kjo politikë shkaktoi rritjen e borxhit publik të vendit me më shumë se gjysmë miliardi euro brenda vetëm një viti.

“Nëse bëhet ashtu siç duhet, atëherë ekonomia shqiptare ka shanse shumë të mira ta kalojë këtë krizë. Javët e ardhshme do të jenë kritike për të ecur në drejtimin e duhur sa i takon përgatitjes së buxhetit 2010″, tha Bell.

Fund stimulit

Bell i bëri thirrje qeverisë që ti japë fund stimulit fiskal në ekonomi, sepse sipas mendimit të FMN-së, një politikë e tillë nuk mund të vijojë përgjithmonë. “Stimujt për vitin 2010 duhet të ndërpriten. Ekonomia nuk mund të mbahet me stimuj”, tha Bell.

FMN thotë se rritja ekonomike e Shqipërisë për këtë vit pritet të jetë rreth 2 për qind, disi më e lartë sesa parashikimi i disa muajve më parë për rritje ekonomike 0.4 për qind. Por kjo rritje ekonomike ka qenë pothuajse tërësisht pasojë e shpenzimeve të larta qeveritare. Për nëntë muajt e parë të vitit, shpenzimet e qeverisë janë rritur me 24 për qind, ndërkohë që të ardhurat janë rritur me më pak se 6 për qind. Natyrisht që shpenzimet e qeverisë nuk mund të rriten kaq shumë për shkakun e thjeshtë se krijojnë inflacion. Por qeveria nuk është shumë e bindur në këtë pikë. Po dje, Kryeministri Berisha deklaroi se ka ndër mend të vijojë me investime gjatë vitit të ardhshëm.

Investime pa eficencë dhe pasiguri

FMN shpjegon se borxhi i lartë publik nënkupton investime joefikase nga qeveria dhe rritje t[ pasigurisë për investitorët. Këtë vit, qeveria ka pranuar të paguajë interesa shumë të larta për borxhin publik duke konkurruar biznesin dhe qytetarët në tregun e huamarrjes. Kështu, në maj qeveria pranoi të marrë një kredi prej rreth 200 milionë eurosh me interes 11-12 për qind, ndërkohë që kredia në euro në tregun shqiptar kuotohej me 7 për qind. Të gjitha këto para shkuan për rrugën Rrëshen-Kalimash. Shpenzimet e larta nga ana e qeverisë, jo vetëm që rrisin interesat e borxhit publik, por shkaktojnë edhe pasiguri te kursi i këmbimit valutor dhe i pengojnë shqiptarët të marrin vendime afatgjata, si p.sh, blerja e një shtëpie.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25004. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25004