FMN: Disa vende të Ballkanit mund të vijnë te ne
Një zyrtar i lartë i Fondit thotë se shumë vende janë ende në rrezik financiar

Gjergj Erebara

Më shumë vende të Ballkanit mundet ti drejtohen Fondit Monetar Ndërkombëtar për kredi, pavarësisht se kohët e fundit është vënë re një lehtësim i krizës financiare botërore, deklaroi në Vjenë për agjencinë e lajmeve “Reuters” një zyrtar i lartë i FMN-së.

“Ne parashohim marrëveshje të reja në Ballkan, por gjithsesi ky nuk është një parashikim”, tha Mark Allen, zyrtari më i lartë i FMN-së për Europën Qendrore dhe Lindore. “Kjo varet veçanërisht nga rrethanat ndërkombëtare”, shtoi ai.

Nga shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Bosnja kanë hyrë sakaq në marrëdhënie me Fondin, ndërsa Shqipëria e Maqedonia u janë drejtuar tregjeve ndërkombëtare për kredi tregtare.

“Nuk është se kemi dalë tërësisht nga pylli i krizës. Është e mundur që kushtet ndërkombëtare të jenë më pak të përshtatshme se sa parashikimet tona dhe kjo gjë mund të ushtrojë presion të mëtejshëm në këto vende”, tha Allen.

Bosnja dhe Serbia kanë hyrë në programe ndihmash në këmbim të reformave me FMN-në, ndërsa Maqedonia emetoi eurobonde me interes stratosferik prej 9 për qind, ndërsa Shqipëria mori kredi tregtare me interes euribor plus 9.65 për qind. Që të dyja këto vende zhvilluan zgjedhje këtë vit dhe qeveritë parapëlqyen të mos e përçojnë imazhin e krizës tek elektorati, duke e mbajtur larg FMN-në.

“Ne po diskutojmë me shumë vende, veçanërisht në Ballkan”, tha Allen, ndërsa gjendej në Forumin Ekonomik të Vjenës. “Deri tani, këto vende duket sikur ia kanë dalë pa ndihmën e fondit, por fondi është gjithmonë gati për të ndërhyrë”, shtoi ai.

“Nuk kemi ndonjë problem me faktin që këto vende po përpiqen ta kalojnë krizën pa ndihmën e FMN-së, por ne jemi një lloj rrjeti sigurie. Huamarrja te fondi ka kuptim, për shkak se jep më shumë besim te politikat ekonomike të vendeve”, tha ai.

Qeveria shqiptare ka përsëritur shumë herë se vendi tani për tani nuk ka nevojë për ndihmën e FMN-së, ndërsa ekspertë të opozitës thonë se refuzimi i FMN-së është një mënyrë e përdorur nga qeveria për të vijuar rrugën e deficitit të lartë për arsye elektorale. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ftoi FMN-në të asistojë qeverinë në fushën e statistikave disa ditë më parë, ndërsa falënderoi Zotin për faktin që Shqipëria nuk ka pasur deri më sot nevojë për FMN-në. Qeveria vendosi të mbajë të papublikuara konkluzionet e diskutimeve me Fondin Monetar për stabilitetin makroekonomik të vendit, diskutime që u kryen muajin e kaluar.

Borxhi publik i Shqipërisë u rrit me më shumë se gjysmë miliardi euro këtë vit, ndërsa qeveria përdori edhe paratë e arkëtuara nga privatizimet për të financuar shpenzime të shumta para dhe pas fushatës elektorale. Shpenzimet u rritën për paga e pensione, si edhe për investime publike. Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar qeverinë se kredia e fundit prej rreth 200 milionë eurosh që u tërhoq këtë vit dhe që pritet të maturohet në vitin 2012, mund të shkaktojë probleme të shumëfishta për stabilitetin makroekonomik. Plani i qeverisë është të emetojë eurobonde për të zëvendësuar këtë kredi trevjeçare, ndërsa BSH-ja thotë se qeveria duhet të hartojë edhe një plan rezervë për shlyerjen e tij, pasi nuk është e sigurt që plani për emetim eurobondesh do të dalë me sukses. (shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26190. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26190