Flori tallet në këngë me Orinda Hutën

Flori tallet në këngë me Orinda Hutën

orinda_huta_-150x150.jpg
Edicioni i 11-të i Këngës Magjike duket se ka futur në bela dy konkurrentë. Katër javë më parë Orinda Huta u prezantua në Festivalin që organizon çdo vit i mirënjohuri Ardit Gjebrea, me këngën Oqean. Menjëherë pas kësaj ajo ishte e ftuar në një emision televiziv, ku këndoi disa këngë live. Por fatkeqësisht, ajo nuk mundi ti çonte deri në fund ato për shkak të një gjendjeje jo të mirë fizike. Kjo i dha një shkas kantautorit Flori Mumajesi të hakmerrej ndaj këngëtares Huta, dikur shumë mikeshë e tij. Por siç duket sot marrëdhëniet kanë ndryshuar. Mumajesi nuk e zgjati dhe menjëherë realizoi një këngë të rrymës trans, të titulluar Playback. E për ironi këtë këngë e çoi pikërisht tek Kënga Magjike, dy javë më parë. Në këngë, edhe pse nuk përmendet emri i këngëtares, ne kemi mësuar se ai ia dedikon tërësisht Orindës. Kështu që ata bëhen të dy konkurrentë në të njëjtin festival.
Kënga
Gjatë gjithë kohës që këndon në skenë, Flori ka zgjedhur që ta shoqërojë atë edhe me një vajzë në krah. Në fakt me dy, sepse fillimisht shfaqet një vajzë e ndrojtur dhe më pas një vjazë seksi që kërcen në mënyrë tejet provokuese. Kënga nis me një thirrje të tri vajzave hejjj dhe në krah të Florit shfaqet vajza me flokë kaçurela të verdha me një këmishë poshtë mesit dhe xhinse, e cila lëviz shumë thjesht në krah të Florit. Ajo lëviz ngadalë ndërsa Flori rretullohet rreth saj duke qeshur dhe kërcyer. Në tekstin e këngës thuhet se tashmë këngëtarja del me shoqet në klube dhe një ditë kujtohet ti kërkojë Florit ti bëjë një hit. Gjatë këngës ai e tall duke i thënë a don me ta fal apo don me ta shit (Ndoshta duke kujtuar këtu faktin, se këngën e parë të realizuar së bashku, Tani e di në vitin 2003 Flori ia ka bërë dhuratë Orindës). Më pas ai e këshillon që vetëm live të mos këndojë. Ndërsa nis refrenin ai i drejtohet vajzës me fjalët E ke ti një talent/ dhe pse unë nuk po ta them/ Mos bëj si e vështirë/ Se më kupton ti shumë mirë. Në këto çaste ai shtyn vajzën e ndrojtur dhe pas disa çastesh shfaqet vajza seksi, e cila ka edhe ngjashmëri në pamje me këngëtaren Huta. Kritikat e Florit vazhdojnë duke i thënë se Ke pesë vjet që këndon/ të njëjtën këngë për çdo vit vit/. Mos! Artistë të mirë/ e ke të vështirë me këndu ti live/ Ta kam mësu palyback mirë/. Dhe ironia dhe tallja e Florit vazhdojnë ku në fund ai e kap prej faqe vajzën seksi i mbulon gojën me dorë dhe i thotë Mbylle Gojën!
Motivi i mërisë….
Nuk e dimë sesi e ka pritur këngëtarja Huta këtë këngë të Florit, por nga ana tjetër nuk e kuptojmë përse është lënduar kaq shumë Flori nga Orinda….?! Të jetë vetëm fakti që Orinda e ka zëvendësuar me ndonjë kompozitor tjetër? Apo Flori ka pasur një afeksion për këngëtaren që i kalon caqet e miqësisë…?! Gjithsesi motivi duhet të jetë vërtetë i fortë përderisa ai ka bërë një këngë enkas për të. Në këtë pikë, Orinda duhet të ndihet krenare për këtë gjë!</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23796. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23796
 
Top