BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Këngëtari dhe producenti shqiptar, Flori Mumajesi, ka kritikuar shpalljen e hiteve të verës së fundmi, duke thënë se sukseset artificiale i bëjnë dëm artistëve.
Flori, i cili për nga klikimet arriti të futej në Top 10 të këngëve më të klikuara shqiptare me hitin “Tabojamedrita”, nuk arriti të ketë edhe primatin në publikimet e mediave shqiptare.

Revistat e shumta në shqipëri dhe mediat në Kosovë shpallën “MMV” të Tunës dhe Getit si hit të kësaj vere për shkak të numrit të klikimeve në YouTube dhe popullaritet që ka fituar.

Por, Flori ka publikuar një video ku shihet një familje duke kënduar këngën e tij “Tabojamedrita”, një manifest pop i cili u dëgjua gjithandej në troje shqiptar. Dhe Flori bashkëngjiti edhe një shkrim.

Flori thotë se ai kurrë nuk e shpalli veten hit e po ashtu thotë se suksesi artificial i bën dëm këngëtarëve.
“Faleminderit. Dhe pse kam pasur fatin të shohë dhe të dëgjoj ku do këngën time, kurrë nuk thashë vet për veten se ky është hiti i verës 2014! Të paktën publikisht megjithatë sot edhe pa dalë kënga akoma thonë se do dali hiti dhe mega hiti i vitit”.

“Një gjë është e sigurtë, se top listat për muzikën shqip në TV apo portale për fat të keq ose të mirë nuk ndikojnë në shijen dhe mendimin e publikut. Kështu, që një sukses artificial jo gjithmonë të bën mirë”, ka deklaruar Flori.