Flisni me veten? Qetësohuni! Nuk jeni të çmendur, ja përse

Mystique

Larg
Një grup shkencëtarësh kanë provuar se të folurit me veten është një sjellje që ka një efekt pozitiv mbi atë çka themi: është një formë për t’i dhënë kurajë vetes dhe për t’u motivuar

flisni-me-veten-2.jpg
flisni-me-veten-1.jpg
flisni-me-veten-3.jpg


Tashmë është një shaka e vjetër thënia se të flasësh me veten është shenjë e çmendurisë! Megjithatë, duhet pranuar fakti se të gjithë ne ndihemi shumë në siklet kur të tjerët na tërheqin vëmendjen në momentin kur na ndodh të mendojmë me zë të lartë. Apo në të kundërt, vazhdojmë ende të mendojmë se dikush që flet me veten, nuk i përket kësaj bote! Por, tashmë, shkenca vjen në ndihmë “për të luftuar” besime popullore të kota, si ky në fjalë!

Më konkretisht, studimet e një grupi shkencëtarësh kanë treguar se të flisni me veten, jo vetëm që ju ndihmon të përqendroheni mbi atë çfarë mendoni, por është një sjellje që përkrah imazhin që krijoni për veten, ju rrit performancën gjatë intervistave apo një takimi të rëndësishëm, si dhe ju ndihmon që të frymëzoheni.

Herët a vonë, na ndodh të gjithëve të themi diçka me zë të lartë, pa e kuptuar fare apo në mënyrë të pandërgjegjshme. Të vëzhgosh dikë që flet me veten dhe ndoshta me një lloj theksi, është një nga gjërat më argëtuese që mund të ndodhë, por me siguri jo për personin “fatkeq”: menjëherë pas kësaj, i gjithë besimi i gjetur në ato pak fjalë, zë shumë pak hapësirë prej sikletit dhe paranojës së asaj që të tjerët mendojnë për ne. Në fakt, është thënë gjithmonë se të flasësh me veten është shenja e parë paralajmëruese se po shkohet “drejt fundit”, sepse disa sëmundje mendore lindin brenda nesh. Po ja që të flasësh me veten, nuk është një shenjë e destabilitetit dhe nuk ka asnjë arsye për t’u turpëruar. Studiuesit sigurojnë se kjo sjellje nuk nënkupton asgjë tjetër.

Çdokush flet me veten, sipas situatës dhe në mënyra të ndryshme: ka nga ata që i thonë vetes diçka një ose dy herë në ditë, ose të tjerë që fillojnë biseda të gjata me veten, ndoshta përgjatë gjithë rrugës që bëjnë për të shkuar nga puna për në shtëpi. Mjekësia moderne e quan dialog, bisedë të brendshme ose me veten. Sipas studiuesve, kjo gjë mund të ketë një efekt shumë pozitiv në atë që ne jemi duke thënë: shumë humor të mirë për t’u motivuar.

Në këtë drejtim është kryer edhe një eksperiment. Dy grupe personash iu tha që të kërkonin diçka në një dyqan. Disa duhet të përsërisnin me vete emrin e objektit, ndërsa të tjerët jo. Shkencëtarët provuan në fund se personat që përsërisnin me zë të lartë, ishin më të shpejtë, më të motivuar në detyrë.

Kur e dini atë se çfarë po kërkoni, ka më shumë mundësi që të keni sukses, kur përveç hartës që krijoni në mendje, shpreheni edhe me zë.

Për shembull, nuk është e rastit që kur viheni në kërkim të një dyqani, pasi humbni durimin, filloni të mallkoni me zë të lartë. Shkencëtarët që kanë kryer këtë studim këshillojnë ndër të tjera se është pikërisht kjo sjellja e cila duhet ndryshuar: nëse i referohemi vetes në veten e parë, është gjithashtu edhe më e shëndetshme se sa duke ju drejtuar me “ju”.

Në këtë mënyrë, truri i përpunon me korrektësi këshillat që i japim: është sikur të dëgjonit zërin e një shoku apo shoqeje të mirë. Me kalimin e kohës dhe të moshës, dialogët me veten ndryshojnë, por jo për këtë fakt bëhen më pak të rëndësishëm.

N.A

/Gazeta Shqip
 

joetisti_

Locus omnem
pertoj ta lexoj, por marr me mend dicka nga titulli. Te flasesh me vete, mendoj, gjithmone ka nje shqetesim kur te ndodh. E megjithate fiziologjike duhet te jete dhe s'ka vertet pse te shqetesohemi.

Une nje radhe po pergatitesha per t'i thene dicka dikujt dhe i regulloja fjalet rruges kur po shkoja per atje. Nje cast vura re dike qe me pa me habi, per pak. Si duket dicka me kishte shpetuar dhe ishte dukur nga te tjere.

Vertet ne keto raste te vjen pak zor.
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Bisede me jeten!!!

Po? Pse me shikon ashtu? Cfare do me teper nga une? Je veshur me fytyren time,me rrobat e mia,por jo me shpirtin tim.
Me shiko mire,me shiko si me shkaterrove me kurthet e tua. Shiko ku jam,si u transformova fale gervishtjeve qe me shemtuan fytyren,me shiko trupin e mavijosur nga goditjet e tua te pameshirshme. Shiko duart e mia,kockat dhembin nga prangat qe me ke vene.
Merre zemren time...ja,po ta le mbi tavoline dhe shikoje si rreh e frikesuar. Ndjeja rrahjet e saj te deshperuara,si qan e uleret ne heshtje sepse ti e frikesove me mizorine tende.
Ja,dhe nervat e trurit tim te lodhur. Shikoji si jane...jane te copetuara nga thika jote e mprehte qe vec i copetonte pas cdo mendimi,cdo hapi qe hidhja.
Me shiko,dreqi e marrte!!!
Me shiko si perpelitem ne kerkim te te mallkuares QETESI. Me shiko sa e derrmuar dhe e pashprese ndihem. Kerkoj te qaj e nuk e bej dot sepse lotet me jane mbledhur ne gropat boshe te shpirtit tim. Rrine aty duke bllokuar frymemarrjen,jeten,gjakun te qarkulloje normalisht.
Ne gjak e mushkeri kam vec tymin e duhanit qe me ndihmon te harroj per disa caste poshterimet e tua. E shikon? Para teje dhe pse te urrej,prape tek ti vij te qahem,te ankohem. Ne s'e duam njera tjetren,por tek njera tjetra perplasemi.
Ah,moj jete!!! Jemi dy te ndryshme,te cilat qendrojme tek nje person,tek une. Je ti dhe une. Te mbaj dhe ty mbi shpatullat e mia te lodhura.
E ndjen frymemarrjen time te renduar,si e nje plake te semure nga zemra? E ndjen dhe ti lodhjen time,por te pelqen te me torturosh pa fund,te me ngresh kurthe e te perdoresh mizorine tende. Kjo eshte ajo cfare ben ti ne fund te fundit.
Hajde tani!!!
Merre nje cigare e ta pime bashke,shoqeruar me nje gote vere,mbushur me vetmine e dhomes dhe qetesine e nates. Shiko sa i bukur qielli zbukuruar nga yjet dhe hena krenare qe ndricon rruget e boshatisura nga njerezit.
Eja,te pime dhe te harrojme per nje cast mizorine tende e urrejtjen time
Gezuar,Mizorja ime!!! XXXX
 

katsune

cherry blossom
nuk me ka ndodhur ndonjehere qe te flas me veten :) me perjashtim te mendimeve kuptohet, qe nga nje aspekt jane te ngjashem me nje bisede me veten.
 

gurax

Pan ignoramus
Une nganjehere e gjej veten duke folur neper dhembe ndonje fjale, apo ndonje fjali. Zakonisht ndodh ne momente stresi apo mbingarkese apo per ndonje gje qe eshte harxhuar shume kohe duke u marre me te. "Po cfare dreqin ka tani!"; "E me se na cau ..."; "Po si ka mundesi... nga a, kalon ne b, qe ketu ne c, kjo ekuivalentohet ne d". Pak a shume flitet per fraza te tilla, te thena me ze ne momente te caktuara, qe ne fakt jane tamam fraza qe ja thua vetem vetes, si per te perforcuar nje mendim, apo nje hipoteze, apo per te afirmuar nje perfundim te caktuar. Nuk jane me shume sesa 3-4 njera pas tjetres, fjali te tilla. Me tej, problematika perkatese rikthehet perseri ne formen e nje dialogu pa ze dhe vetem neper mendime.
 

Mirabel

Locus omnem
Kurse une gurax e kam fjalen per dialog me veten. Sdi si ta shpjegoj..psh nje situate ku ti kerkon te thuash dicka dhe fillon ia thua vetes fillimisht
Por jo monolog ...nje dialog mes vetes dhe vetws...koshience apo subkoshience por me ze :)
 

gurax

Pan ignoramus
Ne ate forme, fillon te behet shume e ngjashme me skizofrenine dhe dhuraten e saj per secilin: shokun imagjinar.
Ne fakt, diku dikur kam lexuar qe te githe paperjashtim kane - le ta quajme - nje sasi te vogel skizofrenie brenda vetes. Ata qe spikatin si te semure apo si jo te rregullt, jane ata qe kete 'doze skizofrenie' e kane me te larte sesa eshte e shendetshme dhe shndrrohet ne demtuese. Eshte tjeter gje te ngresh pyetje per veten ne formen e nje monologu dhe ketyre pyetjeve me pas t'u pergjigjesh po vete, e tjeter gje kur ti i ngre pyetje te cilat i pergjigjet vetja dhe nderkohe kjo vete nuk e dinte cfare pyetje do i beje, dhe madje' kur e pyet ka nevoje qe t'ja sqarosh, per te larguar keqkuptimet dhe mos marresh pergjigje per dicka tjeter pa lidhje. :p

:)
 

Balahk

Locus omnem
Po,ka edhe raste kur dialogoj me veten.vetja ime edhe ndergjegja ime..i parashtroj pyetje,me kthen pergjigje..zgjidhja me e mire eshte mes dialogut:)
 

Mirabel

Locus omnem
Ne ate forme, fillon te behet shume e ngjashme me skizofrenine dhe dhuraten e saj per secilin: shokun imagjinar.
Ne fakt, diku dikur kam lexuar qe te githe paperjashtim kane - le ta quajme - nje sasi te vogel skizofrenie brenda vetes. Ata qe spikatin si te semure apo si jo te rregullt, jane ata qe kete 'doze skizofrenie' e kane me te larte sesa eshte e shendetshme dhe shndrrohet ne demtuese. Eshte tjeter gje te ngresh pyetje per veten ne formen e nje monologu dhe ketyre pyetjeve me pas t'u pergjigjesh po vete, e tjeter gje kur ti i ngre pyetje te cilat i pergjigjet vetja dhe nderkohe kjo vete nuk e dinte cfare pyetje do i beje, dhe madje' kur e pyet ka nevoje qe t'ja sqarosh, per te larguar keqkuptimet dhe mos marresh pergjigje per dicka tjeter pa lidhje. :p

:)
Bobo edhe skizofrene qenkerkam e se paskam dit :p
 

joetisti_

Locus omnem
Uh. U qetesova. Nuk paskam ikur per lesh :)

Te flasesh me vete, mendoj, eshte shenje shqetesimi, per te mos thene crregullim. Flas kur eshte e gjithmonshme. Se kur te ndodh nje here ne kaq kohe, s'eshte ndonje problem. Por edhe ne keto rastet e rralla, ajo gje qe ta shkakton eshte pikerisht ndonje tronditje e momentit. Dicka e rende qe te ndodh. Dicka e papritur qe te godet fort.
Pra, si mund te thuhet qe mos u shqetesoni?
 

Ciarli

Forumium praecox
te flasesh me veten eshte shenje e rrezikshme cmendurie dhe tregon se dicka interferon me shqisat e trupit te thjeshte qe nuk ka sesi te kete impulse te tilla. Menjehere duhet te shikoni nese qendroni gjate ne vende te pista, te erreta dhe ne shoqeri te tille, faktore qe prishin boten dhe te hedhin ne boten paralele ku mund te ngelesh dhe midis dhe te degjosh zera, zerat e natyres, tendin, timin dhe te mamit.
 
Top