Fillimisht postuar nga *Churchill*:
[qb] Hemmm....Data 4
Perflitet se PD ka fituar bujshem dhe ne menyre te papritur zgjedhjet elektorale! Analizojme:
1-Gje e mire sepse nuk ka kuptim qe nje parti te rrije ne pushtet 12 vjete ( pushteti eshte marramendes, por ne shqiperi te gjithe jane te etur per para e per leke qe me perpara se te jene ne pushtet, kshq gjithecka enfatizohet me postin )
2-Nano...personi qe ka bere Shqiperine qe ne nje sondazh te nje organizate te famshme ne bote, te dilte vendi i dyte per korrupsion!
3-Berisha...i pazote ne 96-97 e tmerrshme, fajtor per pronuncimet e tija Pro firmave Piramidale ( leket e shqiptareve neper firma jane te pastra - tha - vetem ndonje sterkale e vogel eshte e piste )! Njeriu qe lejoi hapjen e depove, nderkohe qe duhet te kishte dhene urdher qe kushdo eq cenonte bazat dhe depot ushtarake duhej te vrihej ne vend dhe pa paralajmerim!
4-Po te krahasosh bemat e te dy zoterinjeve ne fjale, veren qe te dy kane bere pislleqe, maskaralleqe, shantazhe, politika te erreta, korruptime te nderthurura me interesa personale etj etj...
Une qe jam jashte shtetit mund te them vetem dicka : Me vjen keq per politikanet qe ka populli yne, me vjen keq qe njerezit qe ne komunizem kishin poste te larta, sot jane ne pushtet. Me vjen keq qe thuhet " mes dy te keqijash, zgjedhim me te voglen "...nuk arritka populli yne te gjeje dicka te <span style="font-weight: bold">MIRE</span> dhe ta zgjedhe ate? Perse xhanem duhet te jetoje Shqiperia ne agoni? Perse dreqin duhet te ndihemi te kenaqur me pak? Personalisht mendoj qe ky ndryshim duhej. Kete gje e arsyetoj keshtu : Ato te mira qe ka bere PS ne 8 vjete, si psh rendi publik, permiresimi i infrastrukturave, zhvillimi i turizmit ( shume me i vogel se ai potenciali sdq ), nuk do te çbehen prej Bacë Sali Berishes, maksimumi PD nuk do beje asgje ne 4 vitet e ardhshme, por mund edhe te ndodhe qe PD te qeverise ne menyre vertete te mire e te dobishme per atdheun tone te dashur. Le t'ja leme kohes...Nderkohe kalamaja, ushqehuni me shpirtin demokratik dhe me dashurine sociale, mos e shikoni Shqiperine si mundesi te fundit jetese, ne mund te ndryshojme shume gjera, ne shume menyra te ndershme, ne vitet e ardhshme! Ju pershendes
Post Scriptum : Evitova te isha shume specifik ne pershkrimin e dy Liderave te Partive kryesore, thjeshte per faktin se ua njohim rrenje e dhemballe. [/qb]