Flamuri serb midis Tirane: Nderojne ardhjen e Irinejit antishqiptar!

Ceremonia e shenjtërimit të Katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë dhe prania e kryepeshkopit serb Irenej në këtë eveniment nuk ka kaluar pa incidente. Ndonëse Policia u kujdes duke mos dhënë asnjë leje për zhvillimin e protestave, partia Aleanca Kuq e Zi qysh në orët e para të mëngjesit ka vendosur përpara Katedrales një parullë kundër klerikut serb Irenej, në të cilën thuhej: "Kryepeshkopi i Serbisë, kundër Shqipërisë".

Derisa aktivistët e Aleancës Kuq e Zi janë shoqëruar për në komisariat,në Tiranë janë parë edhe një grup të rinjsh serbë të cilët kanë valëvitur lart flamurin e Serbisë, duke nderuar me simbolet e tyre ardhjen e Klerikut Irenej.

Nga ana tjetër nuk mungonin edhe qytetarë shqiptarë të cilët bënin thirrje që Kishës Ortodokse i duhet një Kryepeshkop shqiptar që lutjet t’i këndojë në gjuhën shqipe dhe jo në greqisht apo në gjuhë të tjera.

Godina madhështore e Katedrales është rrethuar me forca të shumta policie gjatë gjithë kohës kur kryhej ceremonia e shenjtërimit, në mënyrë që të shmangeshin incidentet.
http://www.shqiperia.com/Flamuri-serb-midis-Tirane-Nderojne-ardhjen-e-Irinejit-antishqiptar!-.25323/
 

Mystique

Larg
Anëtar i Shtabit
Nuk e kuptoj, per cfare sjellin kryepeshkop te huaj? Pse kemi mungese kryepeshkopesh ne?
edhe një grup të rinjsh serbë të cilët kanë valëvitur lart flamurin e Serbisë, duke nderuar me simbolet e tyre ardhjen e Klerikut Irenej.
Kjo eshte ulje per shqiptaret!
 

bobo

marksist-enverist
konkretish sgjej fjale per kete dukuri!, por po mendoj: ekziton fenomeni 'shqiptar'?(ai serb dhe sllav ne pergjithesi, tashme po behet realitet dhe simbolike e mohimit te principit baze te konceptit 'Shoqeri', pamvaresisht nga kendveshtrimi!)-, jane 'shqiptaret' vertet mbartes dhe shembull i te ardhmes qytetare te shoqerise mbar'boterore, apo thjesht nje mutacion qorr i destinuar te zhduket ne shoqerine qytetare?
 

scadarsko

Locus omnem
Kishat Kane vellazerine mes tyre si shqiptare, greke, serbe, malaeze apo bullgare... Nuk duhet marre per fyerje pse erdhi popi serbis n tirane, as je gabime pekundrazi te shpresojm qe te kemi sa me shume fqinjesi te qendrueshme n ballkan. Flamuri serbe valvitet cdo dite ne tirane, dhe ai shqiptar ne Beograd.
 

scadarsko

Locus omnem
[quote="El@, post: 989701, member: 13to kuptoj, per cfare sjellin kryepeshkop te huaj? Pse kemi mungese kryepeshkopesh ne?

Kjo eshte ulje per shqiptaret![/quote]
Kjo eshte ulje per ato qe nuk njohin tolerancen fetare dhe njikohsisht tregohet se ska ardhe à coma civilizimi n shqiptar !2014 hala flitet me gjuhen e anadollakve turq.
 
Top