Re: FLAMURI: Sa ka rëndesi për nje komb , dhe si mund të ndryshohet ai?
Duhet ti sqarojme punet, cfare duam dhe cfare mund te bejme.
[/QB]
Jam plotesisht dakort kur thua keshtu.
Egzistojne dy rryma lidhur me statusin e Kosoves:
E para, perfaqsuar nga OKB qe thote ne fillim te formohen dhe konsolidohen institucionet dhe pastaj te percaktohet statusi i Kosoves
E dyta, e perfaqsuar nga nje grup tjeter qe mbron idene qe ne fillim te percaktohet statusi dhe pastaj te kalohet ne forcimin e institucioneve.
Te pozicionuar ka nga te dy krahet bile ca prej tyre edhe me inat ( insistojne per opsionin e tyre ) dhe e konsiderojne variantin tjeter si variant antishqiptar.
Une mendoj qe nuk duhet ngutur. E para gje e rendesishme e arritur ne Kosove eshte liria e kosovareve qe u arrit me shume mund, sakrifica dhe gjak. E theksoj me gjak e sakrifica.
Une nuk jam pergjidhje te pakonsultuara dhe te pa pjekura te cilat mund te na kushtojne shume.
Lufta e Kosoves na beri te dallojme kush jane miqte tane te vertete. Ky eshte rasti te pohoj qe eshte detyrim i aleancave qe çuan ne kete fitore ( Kosova e lire ) te degjojme edhe keshillat e tyre.
Veprimet e nje aneshme nepermjet institucioneve aktuale mund te prishnin pune nese behen per te fituar kapitale politike apo dicka tjeter.
Jane dy opsione per t`u marre ne konsiderate. Nuk eshte aspak e nevojshme te injorojme asnjerin nga opsionet, por te behen analiza te perfitimeve si ne aspektin pjesor ( Kosova ) ashtu edhe ne te pergjithshem. ( Shqiperi, Kosove, Cameri etj )
Zgjidhja per Kosoven nuk mund te jete e shkeputur nga trungu i zgjidhjes se çeshtjes kombetare.
Intergrimi i shqiptareve ndermjet tyre, kudo qe jane eshte njera nga deget me te rendesishme te kesaj çeshtje.
Zerat e ndryshem ( qe thellojne hendekun ) e çojne ujin nga mulliri qe nuk e do te miren e shqiptareve.
Beng,
une besoj qe ti kontribon ne sensin e duhur. Nuk ka asnje keqkuptim ndermjet meje dhe asaj qe ti poston. Sepse jemi ne debat, na takon te flasim dhe te debatojme. Do te biem dakort kur mendimet te na perputhen apo te perafrohen, kur jane ndryshe do kerkojme t`i argumentojme.
Flm, qe ke durimin dhe e lexon kete mesazh.