Flamini: Kam besim tek Milani im

Albforumi

Primus registratum
Flamini: Kam besim tek Milani im

20090907160336-5770685.jpg
</p>


Ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Milanit në ato 30 minuta të pjesës së parë në derbin kundër Interit, para se zikaltërit të fundosnin varkën kuqezi. Por Matjë Flamini i ka bërë thirrje skuadrës që ta harrojë atë ndeshje dhe të mendojë për Livornon: Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë për të gjithë, si lojtarët ashtu edhe tifozët. Tani besoj se është e rëndësishme të reflektojmë mbi gabimet tona dhe të punojmë për ndeshjen e ardhshme.</p>


Duke filluar nga kjo fundjavë në Livorno, më pas na pret Championsi, ka thënë mesfushori francez. Javën e kaluar kemi punuar shumë mirë, – ka vazhduar Flamini -, pavarësisht mungesave të shumta të lojtarëve që aktivizohen me kombëtaret respektive, por gjëja më e rëndësishme është të përqendrohemi për këtë sfidë, siç kemi bërë kundër Sienës.</p>


Në lidhje me rolin e mbrojtësit të krahut. Këtë argument e kam diskutuar një herë: unë kam pozicionin tim të mesfushorit dhe Leonardo nuk më ka thënë asgjë në lidhje me një aktivizim si mbrojtës krahu. Në fund një koment për objektivat e kuqezinjve. Unë besoj tek kjo skuadër, sepse kur Milani luan kërkon të fitojë gjithçka, ka thënë Flamini.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=887. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=887
 
Top