Flaka Krelani: Pas shkollës dua të merrem me biznes

Flaka Krelani: Pas shkollës dua të merrem me biznes

flaka-1-150x150.jpg
Menjëherë pas angazhimeve të shumta në emisionin e përjavshëm Oksigjen , ka nisur një aventurë drejt vendeve të ndryshme. Për një muaj rresht ka shëtitur nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke shijuar natyrën dhe plazhet e bregdetit shqiptar. Pushimet tashmë i kam mbaruar. Kam qëndruar një muaj në Shqipëri, dhe kam shëtitur nëpër vende të ndryshme. Isha në Dhërmi, Sarandë, Tiranë e vende të tjera. Mund të them se kam kaluar pushime shumë të mira dhe i kam shijuar ato, kështu pohon Flaka. Ndërsa ajo ende është duke përjetuar ndjenjën e pushimeve, angazhimet rreth muzikës sikur kanë filluar të ngrenë kokën.

Dy këngë të reja dhe shumë më ndryshe, shumë shpejt do të zënë vend në repertorin muzikor të këngëtares, njërës prej të cilave do ti realizojë dhe klipin. Sipas Flakës dy demo janë përfunduar dhe po presin që të plotësohen me tekstet e tyre, e të cilat do dallojnë nga shablloni i përditshmërisë. Ndoshta është pak herët që të tregoj për të rejat rreth këtyre dy këngëve. Është shumë e sigurt që tekstet për ato dy këngë do të jenë më ndryshe dhe jo shabllon sikur po dëgjojmë çdo ditë. Ndonëse ende nuk e kam zgjedhur temën rreth teksteve, e di që njëra do të ketë tekst të dashurisë, por pak më diplomatik, ndërsa për tjetrën mbetet të shihet. Pasi të finalizoj gjithçka rreth këngëve do të vendos se cilës ti realizoj klipin, thekson Flaka, duke treguar se është duke biseduar me të vëllain, me të cilin zakonisht i bënë tekstet e këngëve.

Nuk e shoh muzikën si biznes

Synimi i saj është që të lançojë vlera, pa devijuar nga zhanri i saj i zemrës.
E duke qenë në dijeni se muzika rok nuk është komerciale, këngëtarja tashmë është regjistruar në Fakultetin Ekonomik, në mënyrë që në të ardhmen të vazhdojë me biznesin e saj. Unë nuk e shoh muzikën biznes. Kjo është arsyeja pse jam regjistruar në Fakultetin Ekonomik dhe pasi të përfundoj studimet do të hap biznesin tim dhe nga ai biznes do të mbijetojë, edhe në muzikën që unë kultivoj, tregon Flaka.

Blerand Rexhepi

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22058. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22058

Top