Fjalor Shqip-Turqisht !!

myzeqeja

Primus registratum
Fjalor Shqip-Turqisht !!

1. Impotenca -> Saber selamet, se devri qamet.

2. Pasaporta -> Tefter per ryshfet.

3. Disko -> Gjullurdi bodrum.

4. Rrobalares -> Bulldum kazan.

5. Radio -> Aheng dallap.

6. Raki -> U deme shyqyr.

7. Doganier -> Shejtan Hesap.

8. Celular -> muhabet hava.

9. Penallti -> Serbez hyxhym.

10. Prezervativ -> Shyqyr LLastik

11. Frigorifer -> Kallkan Dollap

12. Televizor -> Sehir Dollap

13. Diarrhea -> Mender siklet

14. Makina qepse -> Tersellem babushk

15. Robokopi -> Teneqe xhandar

16. Sutjena -> Cica rehatllik

17. Pasaporta -> Surrat tapi

18. Shtepi publike -> Han birinxhi maskarallek qamet

19. Sherbim 24-oresh -> 24-sahat yzmet

20. Vetevrasje -> penxhere "bulldum"

21. Fushe futbolli amerikan -> sakat bahce

22. Pista e Formula 1 -> teftik sokak

23. Michael Schumacher -> shejtan yrysh sokak

24. Viagra -> shyqyr kalem

25. Impotent -> jazek kalem

26. Rremuje -> tepsi gjullurdi

27. Lajme -> hair haber

28. Dasma -> gullurdi qefli

29. Orgji -> Kallaballëk lezet

30. Seks oral -> Poçkallari bereqet

31. Pasaportë -> Kurbet defter

32. President -> Kolltuk pasha

33. Teleskop -> Sehir hava

34. Emigrant -> Sikter milet

35. Dhembje koke -> Tepelek siklet

36. Ndihmë ekonomike -> Fukarallëk sevap

37. Autostradë -> Hyxhym xhade

38. Shqiponja -> Turbo bylbyl

39. Demostrata -> Kallaballëk gjullurdi

40. Eklips i diellit –> Biçim aksham

41. Zezak -> Katran milet

42. Fundi i botes -> Dynja qamet

43. Boksier -> Dajak usta

44. Grataçielë -> Xhamllëk kala

45. Bankier -> Dallaver qatip

46. Gay -> Biçim hanëm

47. Kompjuter -> Qerrata dollap

48. Kallashnikov -> Batërdi dyfek

49. Impotencë -> Qejf meazallah

50. Altoparlant -> Muhabet oturak

51. Rrojtore -> Mustak hata

52. Karate kid -> Pehlivan evlat

53. Trimëritë e Herkulit -> Tangërllëqet e Hekuranit

54. Ekspert i huaj në fushën ekonomike -> Jabanxhi usta hesap mejdan

55. Marrëveshje paqeje -> Rehat ujdi

56. Psikiatër -> Budallallëk heqim

57. Pediatër -> Mistrec heqim

58. Kinema -> Kallaballek sehir

59. Seks -> Qejf marshallah

60. Dëshirë seksuale -> Qejf ishallah

61. Lajmet e mbrëmjes -> Aksham haber

62. Gazetë -> Maskarallëk qitap

63. Burg -> Edepsëz xhehnem

64. Qeveri -> Edepsëz xhehnet

65. Film porno -> maskarallëk sehir

66. Trangull -> Jeshil dajak

67. Aeroplan -> Bin Laden Hava

68. Cigare -> katran duhan

69. Printer -> Hazër defter

70. Sekretaria telefonike -> Hazër xhevap

71. Gjarpër -> Llahtar ushkur

72. Doganier -> Shejtan hesap

73. Diskotekë -> Gjullurdi bodrum

74. Regjistër notash -> Mynxyrë defter

75. Nxënës -> Medrese qyqar

76. Plazh -> Maskarallëk dynja

77. Mbrëmje festive -> Aksham aheng

78. Celular -> Muhabet hava

79. Lavatriçe -> Gjullurdi kazan

80. Shirit manjetofoni -> Aheng ushkur

81. Proletarë të gjitha vendeve bashkohuni -> Bytyn dynja, hyxhym milet

82. Bllok shënimesh -> Hesap defter

83. Amnisti –> Satër pishman

84. Frigorifer -> Kallkan dollap

85. Profesor -> Medrese delenxhi

86. No comment -> Hiç muhabet

87. Intrigë e dashuri -> Sherr & sevda

88. CD -> Aheng tepsi

89. Prezervativ -> Shyqyr llastik

90. Penallti -> Serbes yxhym

91. Mashkull që bën zhvishet ne publik -> Jazëk efendi

92. Film erotik -> Sevda sehir

93. Rroba banjo -> Lemeri benevrek

94. Ftesë për darkë -> Qyl pilaf

95. Tregti mallrash të vjedhura -> Arnaut pazar

96. Grek -> Jazëk milet

97. Italian -> Gallatë milet

98. Serb -> Kopuk milet

99. Amerikan –> Gjullurdi milet

100. Veteriner -> Hajvan heqim

101. Spirancë -> Bulldum çengel

102.Shesh lufte -> Kasaphanë mejdan

103. Shqipëria në periudhë tranzicioni -> Çorap vatan

104. Titanik -> Qamet vaporr

105. Shqiptar = Arnaut
 

myzeqeja

Primus registratum
Re: Fjalor Shqip-Turqisht !!

Koço Devole: Jam i pafajshem ndaj akuzave te bera
..................................................
“S’kthehem pa vënë nderin në vend”
Humoristi: Kam prova se jam i pafajshëm
--------------------------------------------------
“Do të kthehem në Shqipëri vetëm atëherë kur të jetë sqaruar ky keqkuptim dhe unë të rifitoj nderin tim”.
--------------------------------------------------
Kështu është shprehur në seancën e parë gjyqësore, humoristi shqiptar Koço Devole. Pas tre muajsh hetime, Prokuroria e Barit ka përgatitur dosjen për gjykim në ngarkim të Devoles dhe Lubonjës. Për herë të parë, humoristi i njohur ulet në bankën e të akuzuarve bashkë me bashkatdhetarin e tij, për të rrëfyer edhe një herë udhëtimin e fundmuajit të nëntorit të vitit të kaluar. Mohon akuzën dhe premton në sallën e gjyqit se do të paraqesë shumë fakte dhe prova që do të vërtetojnë pafajësinë e tij. Tashmë atij i duhet të përballet me procesin gjyqësor, në fund të të cilit do të vendoset edhe nëse Devole ka të bëjë apo jo me 5 kilogramët e heroinës që u gjendën në makinën që po udhëtonte. Shoqata e humoristëve në Shqipëri, përgatiti një biografi për humoristin, duke qenë se ky i fundit është anëtar i kësaj shoqate për t´ia dërguar trupit gjykues që do të gjykojë edhe çështjen.


Seanca

Ka lënë shtëpinë pas tre muajsh për t‘u rikthyer në sallën e gjyqit. Udhëtimi me makinën e Llasko Lubonjës, Koço Devoles i ka kushtuar shtrenjtë. Atij i duhet të rikthejë përsëri ditën që përfundoi në pranga. “Unë jam i pafajshëm dhe këtë do ta vërtetoj gjatë procesit gjyqësor”, ka thënë me shumë bindje Devole. Një trup gjykues nga Gjykata e Riminit, do të gjykojë edhe humoristin bashkë me shqiptarin tjetër, i cili, sipas policisë vëzhgohej prej disa kohësh, po për të njëjtën akuzë. Pasi është lexuar aktakuza nga prokurori i çështjes, avokati i Devoles është shprehur se, klienti i tij nuk e pranon akuzën dhe se nuk ka të bëjë fare me drogën që është gjendur në makinë. “Klienti im ishte nisur për të takuar disa gazetarë dhe më pas do të shkonte te djemtë”, ka thënë ndër të tjera mbrojtësi ligjor i Devoles, Costanzo Di Palmo. Pasi janë kërkuar kërkesat paraprake nga të dyja palët, trupi gjykues vendosi ta shtyjë seancën për në ditët e ardhshme. Seancë, në të cilën pritet të fillojë me dëshminë e dëshmitarëve. Gjykata vendosi të ndryshonte masën e sigurisë ndaj tij, nga “burg pa afat” në “arrest shtëpie”. Pas lirimit, ai ka qëndruar në shtëpinë e djalit të tij. Dy ditë më parë, ai është paraqitur rregullisht në gjykatë, bashkë me avokatin e tij, Costanzo Di Palmo për seancën e parë të gjyqit. Një ndër provat që dëshmojnë për personalitetin e Devoles, Di Palmo ka paraqitur disa gazeta shqiptare, të cilat tregojnë për popullaritetin që ka ai në Shqipëri. Më pas, avokati ka përsëritur se, Koço Devole, nuk ishte në dijeni të ekzistencës së drogës në makinë, ndërsa taksisti, duke parë qëllimet e tij për të arritur në Itali, i kishte ofruar ta shoqëronte. Si provë janë dorëzuar edhe shkrime të shkruara nga vetë humoristi, në të cilat flitet për “luftën” që duhet t´i shpallin njerëzit pluhurit të bardhë. Seanca tjetër do të rihapet në 20 prill, me dëshminë e këtij të fundit.

Biografia e shoqatës

Shoqata e humoristëve në Shqipëri ka bërë biografinë e humoristit Koço Devole, për t‘ia dërguar trupit gjykues në Gjykatën e Riminit. Duke qenë se Devole vazhdon të jetë anëtar i kësaj shoqate, kolegët e tij kanë menduar se kjo biografi mund ta ndihmojë sadopak Devolen, duke paraqitur imazhin e vërtetë të tij para një trupi gjykues të huaj. Ndërkohë, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Limoz Dizdari, pohon për gazetën se, nuk i është kërkuar që të japë ndonjë shkresë për Devolen që të dërgohet në gjykatën e Riminit.


Pranga Devoles, gjendet me drogë

Bie në pranga të policisë italiane Koço Devole. Ndalimi i tij u bë më 28 nëntor të vitit 2002, humoristi i njohur u arrestua në Rimini, sepse në makinën me të cilën udhëtonte, u gjetën tre kilogramë drogë. Devole u arrestua së bashku me një shqiptar tjetër, i cili ishte edhe shoferi i taksisë dhe quhej Llasko Lubonja. Koço Devole është prangosur nga policia italiane më 26 nëntor të vitit të kaluar, pasi në makinën me të cilën ai udhëtonte, u gjetën pesë kilogramë heroinë. Rastësisht, policia e Riminit në Itali ka ushtruar një kontroll në makinën e dy shqiptarëve. Dy shqiptarët nuk kanë kundërshtuar policët italianë, pa menduar se disa minuta më vonë do të ndienin në duart e tyre prangat. Kur ka parë policinë, humoristi i njohur, teksa po i komunikonte se duhet të vinte në komisariat me të, përsëri nuk ka demonstruar shenja nervozizmi, pasi nuk kishte dijeni për drogën që ndodhej në makinë. Gjatë kontrollit është gjetur edhe sasia e drogës, e cila ishte fshehur në motorin e makinës. Më pas, që të dy janë shoqëruar në komisariatin e qytetit për t‘u marrë në pyetje. Prova që ka “fundosur” humoristin tonë ka qenë telekomanda e makinës, të cilën në momentin e arrestimit e kishte ai. Me anë të telekomandës, sipas policisë, bëhej edhe hapja e valixhes që mbante sasinë e lëndës narkotike. Ndërkohë, familjarët e tij kanë deklaruar se Koçoja ishte nisur për të takuar djemtë e tij në Milamo të Italisë dhe se nuk ka lidhje me trafikun e drogës. Devole përballet për herë të parë me ligjin, në një shtet të huaj. Çështja i kaloi Prokurorisë së Barit në Itali, e cila i mbajti në burg të dy “udhëtarët” e makinës.


Koço Devole: Kam ardhur për vizitë pune

“Kam ardhur për vizitë pune”. Ky ka qenë edhe versioni i humoristit Koço Devole para oficerëve të policisë italiane. Sipas Devoles, çdo gjë është një keqkuptim dhe ai nuk ka ardhur për të shpërndarë lëndë narkotike në shtetin fqinj. Madje, ai edhe në momentin e arrestimit nuk ka shprehur asnjë moment nervozizmi, duke iu lënë të kuptojnë oficerëve që nuk ka të bëjë me akuzën që i kanë faturuar. Edhe vetë Devole ka thënë përpara policisë italiane se nuk kishte lidhje me trafikun e drogës dhe se ishte thjesht një pasagjer në makinë. Në ndryshim me atë që u tha në fillim, Koço Devole, i ka shtuar dëshmisë së tij, edhe një fakt tjetër, jo pak të rëndësishëm. Përveçse versionit se ishte nisur drejt Milanos, ai, ka deklaruar përpara hetuesve se, do të takonte edhe disa gazetarë italianë, me të cilët kishte patur raporte pune. Kjo është futur në dosjen e prokurorisë dhe pritet që hetuesit italianë, të bëjnë verifikimet e duhura. Nëse rezulton se një takim i tillë, ishte i planifikuar, pa dyshim që kjo do ta lehtësonte pozitën juridike të Devoles. Edhe pse qëndroi disa muaj në qelitë e Barit, më në fund Gjykata e këtij qyteti vendosi që duhet të ndiqej në gjendje arrest shtëpie. Devole vendosi të qëndronte në shtëpinë e njërit prej djemve të tij, që jetonte në qytetin e Milanos, për të qëndruar atje gjatë gjithë muajve të hetimit. Në pritje të fillimit të procesit, Devole ka respektuar vendimin e gjykatës.


Kronologjia e procesit

28 nëntor 2002
Koço Devole arrestohet në Rimini, bashkë me Llasko Lubonjën, në një makinë, ku ndodheshin 5 kilogram heroinë.

29 nëntor 2002
Ministria e Jashtme dhe e Rendit interesohen për arrestimin e humoristit, por nuk marrin ndonjë përgjigje pozitive.

dhjetor 2002
Gjykata e Shkallës së Parë, vendos masën e arrestit, burg deri në përfundim të hetimeve të prokurorisë.

dhjetor 2002
Lume Devole, gruaja e Koços, deklaron për gazetën “KJ”, se Koçon e kishin marrë në qafë, ata që i premtuan punë për djalin.

shkurt 2003
Gjykata e Apelit vendos burg pa afat, duke e arsyetuar juridikisht se, prokuroria kishte prova të mjaftueshme për implikimin e tij.

27 qershor 2003
Gjykata e Lartë vendos lënien në fuqi të vendimeve dhe kështu, Koçoja, do qëndrojë në qeli deri në fund të hetimit.

24 korrik 2003
Gjykata italiane vendos lirimin e Devoles duke e lënë atë në arrest shtëpie pranë familjes së tij në Itali

25 shkurt 2004
Zhvillohet në Itali seanca e parë gjyqësore, në ngarkim të Koço Devoles dhe dy personave të tjerë të arrestuar me të.
 
Top