Fjalimi i inaugurimit të Presidentit Barak Obama
<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body">Bashkëatdhetarët e mi!
Qendroj sot para jush me respektin për detyrën që kemi përpara, mirënjohës për besimin që më keni dhënë, i vetëdijshëm për sakrificat që kanë bërë paraardhësit tanë. Falenderoj Presidentin Bush për shërbimin e tij ndaj vendit, si dhe për bujarinë dhe bashkëunimin e tij gjatë gjithë këtij tanzicioni.
44 amerikanë e kanë bërë këtë betim presidencial. Fjalimet janë mbajtur gjatë periudhave të intensifikimit të begatisë dhe kohëve të paqes së qendrueshme.Megjithatë, hera herës, betimi është bërë edhe në kohë stuhish të ashpëra.Në këto momente, Amerika ka çarë përpara, jo vetëm si rezultat i aftësive të atyre që kanë mbajtur këtë post të lartë, por sepse Ne Populli kemi patur besim në idealet e paraardhësve tanë dhe dokumentet e themelimit tonë.
Kështu ka qënë.Kështu duhet të jetë për të gjitha brezat e amerikanëve.
Që ne jemi tani në mes të krizës, kjo është mjaft e qartë.Vendi unë është në luftë kundër një rrjeti të gjerë dhune dhe urrejtjeje.Ekonomia jonë është dobësuar sëtepërmi, pasojë e etjes së pakontrolluar për fitime dhe papërgjegjësisë që kanë treguar disa, por gjithashtu edhe për shakak të dështimit tonë kolektiv për të bërë zgjedhje të vështira dhe për ta përgatitur vendin për një epokë të re.Shtëpitë janë humbur, punët janë pakësuar, bizneset janë mbyllur.Shërbimi ynë shëndetësor është shumë i kushtueshëm, shkollat tona kanë lënë shumë të zhgjënjyer, dhe çdo ditë sjell të dhëna të mëtejshme se mënyrat si ne e përdorim energjinë, i shërbejnë forcimit të kundërshtarëve tanë dhe kërcënojnë planetin tonë.
Këto janë tregues të krizës, sipas zërave dhe statistikave.Më pak e matshme, por jo më pak e rëndësishme është humbja e besimit në mbarë vendin, një frikë ngacmuese se rënia e Amerikës është e pashmangshme dhe se brezi unë i ardhshëm duhet të ulë standardin.
U them sot se sfidat që kemi përballë janë reale. Ato janë serioze dhe të shumta. Ata nuk do të kapërcehen lehtë ose gjatë një harku të shkurtër kohor.Por, Amerikë duhet ta dish se ato do të kapërcehen.
Ne jemi mbledhur sepse kemi zgjedhur shpresën ndaj frikës, bashkimin për një qëllim ndaj konfliktit dhe divergjencave.
Këtë ditë ne proklamojmë fundin e etjes së papërmbajtur për fitim dhe premtimeve fallso, justifikimeve dhe demagogjisë së demoduar, që për një kohë shumë të gjatë i kanë mbytur politikat tona.
Ne mbetemi një vend i ri, por sipas fjalëve të Biblës, ka ardhur koha për të lënë mënjanë sjelljet fëminore.Ka ardhur koha të riafirmojmë shpirtin tonë të fushiqëm, të zgjedhim një histori më të mirë, të çëjmë përpara atë dhuratë të çmuar, atë ide fisnike, të trashëguar nga brezi në brezi: Premtimin e Zotit se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, të gjithë janë të lirë dhe të gjithë miritojnë shansin të jenë plotësisht të lumtur.
Duke riafirmuar madhështinë e vendit tonë, ne e kuptojmë se madhështia nuk është kurrë dhuratë.Ajo duhet fituar.Rrugtimi ynë nuk ka qënë kurrë i lehtë dhe me kërkesa minimale.Nuk ka qënë rrugëtimi i dobëtit, i atyre që zgjedhin argëtimin ndaj punës, ose që përpiqen vetëm për kënaqësinë që jep pasuria dhe fama.Por kanë qënë ata që kanë marrë parasysh rreziqet, ata që kanë sakrifikuar, ata që kanë krijuar – shpesh nga ata burra dhe gra që kanë punuar rëndë pa u dukur, që na kanë çuar përpara në rrugën e vështirë drejt begatisë dhe lirisë.
Për ne, ata n morrën me vete sende dhe udhëtuan përmes oqeaneve në kërkim të një jete të re.
Për ne, ata iu drejtuan perëndimit, kapërcyen vështirësitë dhe punuan tokën e fortë.
Për ne, ata luftuan dhe dhanë jetën, në vende si Konkordi, Getisburgu, Normandia dhe Khe Sahn.
Këtaburra dhe gra u përpoqën, sakrifikuan dhe punuan pa pushim derisa duart u zunë kallo, që ne të mund të gëzonim një jetë më të mirë. Për ta Amerika qëndronte mbi ambicjet tona personale, mbi origjinën tonë të ndryshme, mbi pasurinë apo grupimet.
Në këto gjurmë ne vazhdojmë sot. Ne vazhdojmë te jemi vendi më i begatë dhe më i fuqishëm në botë. Punonjësit tanë nuk janë më pak produktivë tani sesa para se të fillonte kriza. Mendjet tonë nuk janë më pak krijuese, mallrat dhe shërbimet tona janë po aq të nevojshme sa ç’ishin para një jave, një muaji, një viti. Aftësitë tona nuk janë pakësuar. Por koha për të ndenjur pa vepruar, e mbrojtjes së interesave të ndryshme, e shtyrjes së vendimeve të pakëndshme ka kaluar. Duke filluar që sot, duhet të ngrihemi, të lëmë mënjanë plogështinë dhe të fillojmë përsëri punën e rindërtimit të Amerikës.
Sepse ngado t’i hedhim sytë ka punë për të bërë. Gjendja e ekonomisë kërkon ndërhyrje të guximshme dhe energjike dhe ne do të veprojmë jo vetëm për të hapur vende pune, por për të vënë themele të reja për zhvillim. Do të ndërtojmë rrugët dhe urat, rrjetet elektrike dhe linjat dixhitale që mbështesin tregëtinë dhe na lidhin me njëri-tjetrin. Do ta rikthejmë shkencën në vendin e merituar dhe do t’i hapim rrugën mrekullive të teknologjisë për të rritur cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe për t’ia ulur atij koston.Ne do të përdorim energjinë diellore, erën dhe tokën për makinat dhe fabrikat tona. Si edhe do t’i transformojmë shkollat dhe universitetet tona për të plotësuar kërkesat e epokës sonë të re. Ne mund t’i bëjmë të gjitha këto. Dhe do t’i bëjmë të gjitha.
Ka nga ata që i vënë në pikëpyetje ambicjet tona, që thonë se sistemi ynë nuk i përballon dot kaq shumë plane të mëdha. Kujtesa e tyre është e shkurtër. Sepse e kanë harruar atë që ka bërë ky vend; se çfarë mund të realizojnë burrat dhe grate kur imagjinata përdoret për një qëllim të përbashkëtdhe kur nevoja kthehet në kurajo.
Ajo që cinikët nuk e kuptojnë është se toka nën këmbët e tyre ka lëvizur, se argumentat e vjetra politike që na kanë konsumuar për një kohë kaq të gjatë nuk vlejnë më. Pyetja që shtrojmë sot është jo nëse qeveria jonë është shumë e madhe, apo shumë e vogël, por a funksionon, nësendihmon familjet të gjejnë punë të mira, nëse siguron kujdes shëndetësor të përshtatshëm, nëse mundëson një pension me dinjitet. Nëse përgjigjia është po, duhet të bëjmë përpara, nëse përgjigjia është jo, ato programe duhet të eliminohen. Dhe ata që menaxhojnë paratë e publikut do të mbahen përgjegjës, të shpenzojnë me kujdes, t’i ndryshojnë prirjet e gabuara dhe t’i bëjmë bizneset tona hapur, sepse vetëm ashtu mund të rikthejmë besimin e vital mes njerëzve dhe qeverisë së tyre.
Për sa i përket mbrojtjes tonë të përbashkët, ne hedhim poshtë si false zgjedhjen mes sigurisë dhe idealeve tona.Themeluesit e Kombit tonë, përballuan vështirësi që ne as mund t’i imagjinojmë, ata hartuan një kartë për të garantuar sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, një kartë që i ka rrënjët në gjakut e brezave. Ato idale ende hedhin dritë mbi botën dhe ne nuk do të heqim dorë prej tyre, për përfitime të çastit.Prandaj për gjithë njerëzit e dhe qeverisë që po na ndjekin sot, nga kryeqytetet më të mëdha e deri tek fshati i vogël ku lindi babai im, ta dinë se Amerika është mikja e çdo vendi dhe çdo burri, gruaje dhe fëmije, që përpiqen për një ardhme në paqe dhe me dinjitet, dhe ne jemi gati për të udhëhequr edhe një herë.
Mos harroni, se brezat e mëparshëm u përballën me fashizmin dhe komunizmin, jo vetëm me raketa dhe tanke, por me aleancat dhe bindje të qëndrueshme. Ata e kuptuan se vetëm pushteti nuk mund të na mbrojë dhe as na jep të drejta të bëjmë sitë duam. Ata e dunin se fuqia jonë shtohet perms përdorimit të kujdesshëm, siguria jonë burohet nga drejtësia e kauzës sonë, forca e shmebullit tone, modestia dhe përmbajtja.
Ne jemi ata që mbajë mbi shpatulla këtë trashëgimi.Të udhëhequr edhe një herë nga këto parime, ne do t’i përballojmë kërcënimet e reja, që kërkojnë përpjekje më të mëdha, madje edhe bashkëpunim dhe mirëkuptim më të madh mes vendeve.Ne do të fillojmë me përgjegjshmëri t’ia lëmë Irakun popullit të tij dhe të forcojmë paqen e arritur me sakrica të mëdha në Afganistan.Me miq të vjetër dhe ish armiq, ne do të punojmë pa u lodhur për të pakësuar rrezikun bërthamor dhe do të përpiqemi për të ngushtuar spektrin e ngrohjes globale.Ne nuk do të bëjmë asnjë apoliogji për mënyrën tonë të jetesës, as nuk do tëheqim dorë nga mbrojtja jonë, dhe për ata që kërkojnë të avancojnë qëllimet e tyre duke mbjellë terror dhe duke vrarë njerëz të pafajshëm, ne u themi se shpirti ynë është i fortë dhe nuk mund të thyhet, ju nuk mund të fitoni ndaj nesh, ne do t’ju mundim.
Ne e dimë se mozaiku i trashëgimisë tonë është forcë dhe jo dobësi. Ne jemi në vend të krishterësh dhe myslimanësh, hebrejsh dhe hindush, si dhe jo besimtarësh.Ne jemi formuar nga çdo gjuhë dhe kulturë që vjen nga çdo skaj i botës dhe sepse ne kemi ndjerë shijen e hidhur të luftës civile dhe ndarjes raciale, dhe kemi dalë nga ai kapitull i errëtmë të fortë dhe më të bashkuar, ne besojmëse urrjetjet e vjetra një ditë do të shuhen, se ndarjet fisnore shpejt do të zhduken, dhe ndërkoqë që bota po zvogëlohet, njerëzimi ynë i përbashkët do të rishfaqet dhe Amerika duhet të luajë rolin e saj për nxitjen e një epoke të re paqeje.
Botës myslimane i themi se ne kërkojmë një rrugë të re përpara, bazuar në interesat e përbashkëtadhe respektin reciprok.Atyre udhëheqësve të botës që përpiqenpër konflikt apo fajësojnë perëndimin për mangësitë e shoqërive të tyre, u themi se populli juaj do t’ju gjykojë për çfarë do të ndërtoni dhe jo për çfarë do të shkatërroni.Atyre që mbahen në pushtet nëpërmjet korrupsionit dhe mashtrimit, nëpërmjet shtypjes së disidencës, u themi se tani që ju jeni në anën e gabuar të historisë, ne do t’jua zgjatim dorën, në qoftë se ju jeni të predispozuar të zgjasni dorën të parët.
Ndaj vendeve të varfëra të botës, ne angazhohemi të punojmë sëbashku për lulzimin e fermave tuaja, për ujë të pijshëm, për të ushqyer njerëzit dhe mendjet e uritura.Dhe atyre vendevesi ynë që gëzojnë relativisht shumë, ne u dhemi se nuk mund të jemi indiferentë ndaj vuajtjeve përtej kufijve tanë dhe as do të vazhdojmë të konsumojmë burimet e botës pa marrë parasysh efektet. Bota ka ndryshuar dhe ne duhet të ndryshojmë bashkë me të.
Ndërkohë që po nisim rrugën që kemi përpara, ne kujtojmë me mirënjohje ata amerikanë të guximshëm që pikërisht në këto momente patrullojnë në shkretëtirat dhe malet e largëta.Ata kanë diçka për të na thënë sot, po ashtu si heronjtë që prehen për jetë në kodrën e Arlingtonit.Ne i nderojmë ata jo vetëm si roje të lirisë tonë, por sepse ata mishërojnë shpirtin e shërbimit, vullnetin për të gjetur diçka më të madhe se vetja.Madje, në këtë moment, një moment që do të përcaktojë një brez, është pikërisht ku shpirt që duhet të jetojë tek të gjithë ne.
Sepse sado që mund dhe duhet të bëjë qeveria, në fund të fundit vendi mbështetet tek besimi dhe vendosmëria e popullit amerikan. Ajo që na bën t’i kapërcejmë orët tona më të vështira, është mirësia për të marrë në shtëpi një njeri të panjohur pas shkatërrimit të digave, altruizmi i punëtorëve që pranojnë të pakësojnë orët e tyre të punës, për të mos lejuar shokët e tyre të humbin punën. Është guximi i zjarrfikësve për të hyrë në një korridor të mbushur me tym, por edhe dëshira e një prindi për të rritur me dashuri një fëmijë, që në fund të fundit përcaktojnë fatin tonë.
Sfidat tona mund të jenë të reja. Mjetet që ne përdorim për t’i përballuar ato mund të jenë të reja. Por vlerat nga të cilat varet suksesi ynë, puna dhe ndershmëria, kurajoja dhe drejtësia, toleranca dhe kureshtja, besnikëria dhe patriotizmi, të gjitha këto kanë qenë me ne gjithmonë. Këto janë të vërteta. Kanë qenë forca që ka nxitur përparimin tone gjatë gjithë histories. Ajo që duhet, është kthimi tek këto të vërteta.Ajo që kërkohet prej nesh, është një epokë e re përgjegjësish, që çdo amerikan të kuptojë se kemi detyrime ndaj vetvetes, ndaj vendit dhe ndaj botës, që ne nuk i pranojmë me ngurrim por i marrim përsipër me kënaqësi, të bindur se nuk asgjë nuk e kënaq më shumë shpirtin, asgjë nuk i jep më shumë formë karakterit, sesa përmbushja pa rezerva e një misioni të vështirë.
Ky është çmimi dhe premtimi i të qenit qytetar.
Ky është burimi i besimit tonë – vetëdija se Zoti na bën thirrje t’I japim formë një fati të pasigurt.
Ky është kuptimi i lirisë dhe i kredos sonë – që i bën burrat dhe gratë dhe fëmijët e të gjitha racave dhe të gjitha besimeve të mblidhen në këtë festë të mrekullueshme dhe pse një burrë, babait të të cilit më pak se 60 vjet më parë mund t’i ishte mohuar shërbimi në restorant, qëndron sot para jush për të bërë betimin më të shenjtë.
Pra le ta shënojmë këtë ditë duke kujtuar se cilët jemi dhe sa përpara kemi ecur. Në vitin e ditëlindjes së Amerikës, në muajin më të ftohtë, një grup i vogël patriotësh u mblodh rreth zjarrit që përpëlitej në brigjet e një lumi të akullt. Kryeqyteti ishte i braktisur. Armiku po përparonte. Bora ishte mbushur me njolla gjaku. Në momentin kur rezultati I revolucionit tone ishte më shumë se kurrë në dyshim, babai I kombit tone porositi që këto fjalë të lexoheshin para njerëzve.
“Ta marrë vesh bota e ardhshme … që në zemër të dimrit, kur të vetmet që mund të mbijetonin ishin shpresa dhe virtuti, qyteti dhe vendi të alarmuar nga një rrezik i përbashkët, u mblodhën së bashku për t’i bërë ballë”.
Amerikë! Përballë rreziqeve tona të përbashkëta, në këtë dimër të vështirë, le t’i kujtojmë këto fjalë që nuk njohin kohë. Me shpresë dhe virtyt, le t’u bëjmë ballë edhe një herë me guxim rrymave të acarta dhe t’I kapërcejmë çfarëdo stuhish që të na rrahin. Le të rrëfejnë fëmijët e fëmijëve tanë se kur ne u vumë në provë, ne nuk pranuam që ky udhëtim të ndërpritej, se ne nuk kthyem kurrizin dhe as nuk u zmbrapsëm; dhe me sytë nga horizonti dhe me mirësinë e zotit mbi ne, ne e çuam përpara këtë dhuratë të madhe të lirisë dhe ia pasuam të paprekur brezave të ardhshëm. </div></div>