Fjale te Urta gjirokastrite...

Djep

Forumium maestatis
Fjale te Urta gjirokastrite...

Them "gjirokastrite" sepse i gjete tek nje website per Gjirokastren. Mua per vete me pelqyen, dhe thashe t'i ndaj ketu me ju - pa u menduar dhe shume per copyright...


Gjuha kocka ska dhe kocka thyen.

Kali i kuq e ka nje huq.

Shtati pyll e mendja fyell.

Me mire te te dale syri sesa nami.

Peshku ne det tigani ne zjarr.

Vajte mu ne martalloz vajte shul e erdhe lloz.

Kush i ben lakun shokut bie vete brenda.

Shoku-shok, miqesia-miqesi; qeseja te veje e te vije

Ushqeje gjarperin ne dimer te te haje ne behar.

Nuk mbahet shtepia me miell uha.

Kush nuk ka koke, ka kembe.

Me mire vone se sa kurre!

Nga ferre e vogel del lepuri i madh.

Shikon fiku- fikun dhe piqet.

Dhe dhi e zgjebosur, dhe bishti perpjete.

S'eshte me te thene eshte me te dhene.

Me mire te dish se sa te kesh.

Molla bie nden molle asnje here nden dardhe.

Rruga e drejte te nxjer me shkurt.

Shiu i beharit si vrapi i gomarit. (lol - kjo me dhiu gazit)

Hodhi gurin e fshehu doren.
 

njemijeenjeenjedite

Primus registratum
Re: Fjale te Urta gjirokastrite...

kjo bukuri fjalesh te urta jane nga gjithe shqiperia jo nga gjirokastra sepse ne gjirokaster nuk ka lume ose dete qe te kete peshq.
 
Top