Re: Fjale me shume sheqer dhe kalori
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E dashur!
Qe kur ti je larguar ne zemren time eshte krijuar nje boshllek i madh si gropa e Hajdin Sejdise. E shnderrova kete boshllek brenda meje ne nje pishine te mbushur me konjak "Skenderbeu" Original por perseri kudo para meje qendron ti... - Po deshe leviz pak djathtas se jam tu pa Tomi e Xherrin.
Me flake tutje gjithe neveri porsi nje "Pampers Ultra" i perdorur disa here dhe ja ku jam ketu, ne erresiren e vetmise sime duke menduar: "Ah qeveri e poshter edhe sot na le pa drita..."
Dashuria jote ishte e paster, e sinqerte si dashuria e Romit dhe Zhulit, por edhe e brishte si ato kioskat pa leje qe duam sduam ne nje dite policia ndertimore do ti shkatarroje dhe do ne na leje perseri pa pune, vetem me asistence.
E more dashurine time si nje Amita 40 lekshe, i thithe lengun dhe pastaj e hodhe perdhe duke e shkelur me force: "bum!" pelciti ajo ashtu si kercet kallashi i Tanit te Bukurijes ne ores 2 te nates.
Shoh kete dhome te trishtuar ku gjithçka e ndjen mungesen tende: mobiljet jane plot me pluhura, lavamani plot me pjata te pista, portofoli plot me leke...
Ne sfond nje kenge melanalkoolike "ça ta bo gruja; s'ta bo as Perenia!" e kenduar nga Bujar Qamili, ndersa mua me duket sikur degjoj zerin tend qe me therret si dikur: "Patellxhani im i mbushur!" dhe une i humbur ne kujtime te pergjigjem me embelsi: "fasulja ime pllaqi!"
Djalli ta haje ( i befte mire!)! - Nuk je e vetmja femer ne kete bote. Ka te tjera sa te duash... por asnjera nuk eshte si ty. Asnjera nuk eshte e zonja ta djege gjellen tre here rresht brenda nje dite, asnjera nuk eshte e zonja si ty te me godase me shapke ne koke qe nga ballkoni i katit te katert, asnje tjeter nuk do me beje pyetje inteligjente si ato te tuat: I dashur, Kesulkuqja eshte nje vajze me floket e lyera me kena, apo nje prezervativ i extremit te majte???"
...sot sme mbetet gje tjeter vecse te ulem diku, me nje birre Tirana ne dore, dhe pas nje grogesime te gjate dhe te trishtuar te them: "c'est la vie!"
Autori:Ku ta di une...bota ka plot te deshperuar si puna e ketij /pf/images/graemlins/laugh.gif
[/ QUOTE ]
cool! /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
wow /pf/images/graemlins/thumbsup.gif