Re: fjala e Nikoll Lesit ne kuvend-Janë përballë dy botë, bota e krimit dhe bota e medias
koha jone
MINISTRI KLOSI ISHTE ATY, KA PARE KRIMIN
Viktima Petrit Islami u hodh ne kanal dhe u mbulua me shkurre. Kaseta me emrat dhe rrethanat e aksidentit te Shkallnuerit ndodhet ne Prokurorine e Pergjithshme. Ka vetem nje te dyshuar: shtetasi Fatos Thanas Nano
Prokuroria e Pergjithshme ndodhet ne nje dileme te madhe pas dorezimit te kasetave dhe dokumenteve kompromentues per disa funksionare te shtetit, nga deputeti Lesi. Sipas asaj qe ndodhet ne dosjet e Prokurorise se Pergjithshme, lypset qe per ceshtjen e Shkallnuerit, ku akuzohet kryeministri Nano, si autor i aksidentit me pasoje vdekjen e nje shtetasi dhe fshehjen e krimit, te fillojne arrestimet si dhe thirrjet ne Prokurori. Ne dosje dhe kasete ka emra. Familjaret e familjes se Petrit Islamit akuzojne zotin Nano. Deshmite dhe incizimet lidhen prape me emrin e kryeministrit. Akuza eshte se aksidenti jo vetem ka ndodhur, sic mund t'i ndodhe kujtdo, por krimi i vertete eshte se viktima u hodh ne kanal nga shoqerues te Nanos, ne ate nate nokturne, mes erresires, mjegulles, dhe tymit te alkoolit. Keta miq kryeministrore ndodheshin pikerisht ne makinen qe pilotonte kryeministri Nano.
Viktima, me pas eshte mbuluar me shkurre dhe makina VIP eshte larguar ne drejtim te fshatit Romanat, nga ku eshte devijuar per t'u kembyer me nje makine tjeter te thirrur ne telefon celular, e cila ka mberritur nga Durresi. Ky eshte makinacioni qe fsheh drejtesine. Mirepo, Prokuroria ka ne dore zerin e Robert Qirios, ish-shef i Qarkullimit Rrugor te Durresit ne shkurt 2001, qe tashme eshte emeruar nga stafi i kryeministrit si shef i larte ne Drejtorine e Ruajtjes se Personaliteteve. Ne kembim te mbylljes se gojes? Akoma nuk dihet, porse kaseta me zerin e tij, qe tregon emra dhe historine e aksidentit te Shkallnuerit, ndodhet ne Prokurori. Nje prove e pakontestueshme hetimore. Disa kopje, nese Prokuroria guxon ta fshije, jane ne disa ambasada mike perendimore si dhe ne sirtaret e disa plitikaneve shqiptare. Ky aksident, qe tashme eshte kthyer ne krim qe denohet nga Kodi Penal nga 5-15 vjet burg, akoma nuk eshte zbuluar, pasi Prokuroria e Durresit me shpejtesi ka nxituar dhe e ka pushuar dosjen penale nr.48, meqe "nuk gjendet autori i krimit". Por, autori i krimit makaber dyshohet te jete kryeministri Fatos Nano. Ndaj dhe ne dhjetor 2003 u firmos per nje komision hetimor parlamentar, por qe u rrezua ne menyre te padrejte nga mazhoranca e drejtuar nga vete Nano. Nese zoti Nano ishte i paster ne kete mesele, perse nuk e lejoi ngritjen e ketij komisioni hetimor? Nese dilte i paperzier ne ceshtjen e aksidentit te Shkallnuerit, atehere humbisnin kundershtaret e tij dhe ai lartesohej ne syte e opinionit publik. Por zoti Nano beri te kunderten. U mundua me presione, oferta dhe pazare qe ta mbyllte kete vrasje dhe krim. Por shpirti i Petrit Islamit nuk ze prehje. Familjaret e tij therrasin: Drejtesi!
Ndaj, Prokurori i Pergjithshem, ndonese ndodhet para nje kryeministri qe zoteron per momentin te gjitha pushtetet, duhet te rihape dosjen penale nr. 48, te mbyllur aktualisht, dhe te filloje me zotin Nano deshmine e pare. Me pas, ministri Blendi Klosi te thirret, fillimisht me vullnet te lire, qe te sqaroje se c'ka ndodhur ate nate ne Shkallnuer te Durresit, ku ne timon ishte Fatos Nano. Zoti Klosi ka nevoje te rrefehet, pasi rrefimi e cliron jo vetem nga pergjegjesia, por dhe nga makthi qe e ka pushtuar tash tre vite ndergjegjen e tij. Ministri Klosi, qe nga ai vit kur u hodh kufoma ne kanal dhe iku autori VIP per te zhdukur gjurmet, nuk kalon me nga rruga e Kombinatit qe te con ne Durres. Si somnambul i shfaqet viktima. Nese dikush e pyet sot, pas mesnate ne nje PUB te Tiranes, se si eshte ndier ate nate, atij i mblidhet nje lemsh ne gryke dhe ofshan. E kane pare disa kete skene. Nuk donte ai qe te trajtohej asisoj nje kufome, por ishte Shefi qe vendosi dhe urdheroi keshtu.
***
Klosi dritherohet sapo degjon fjalen Shkallnuer, pasi koshienca e tij prej djaloshi civil nuk mund te perzihet me balten qe u hodh ate nate mbi kufomen e Petrit Islamit ne Shkallnuer. Zoti Blendi Klosi ka nevoje te shkoje vete ne Prokurori e te deshmoje per cka di, pasi asaj kasete me zerin e Robert Qirios nuk ka zot qe i shpeton. Ose Prokuroria duhet te arrestoje Robertin per mashtrim dhe shpifje. Por denimi ne kete rast shkon larg, diku tek 4-5 vite. Perderisa Prokuroria ka proven me bindese qe mund te kete pasur ndonjehere ne punen e saj ne vitet e fundit, pasi ka kaseten, shkresa, deklarata dhe natyrisht emra brenda kesaj historie, nuk mund te heshte me.
Prokuroria e Pergjithshme duhet te kete te qarte se pushtetet nderrojne, por ndeshkimi i ligjit per ata qe bejne krim, por dhe per ata qe mbulojne krimin apo vonojne ne zbardhjen e tij, denohen. Ndaj, do te ishte mire qe Prokuroria e Pergjithshme te fillonte hetimet per vrasjen e Shkallnuerit, pasi aksidenti mund t'i ndodhe secilit, porse secili ndalon dhe dorezohet ne polici. Porse, ajo qe ka ndodhur naten e shkurtit te vitit 2001, ku viktima eshte hedhur ne kanal nga pjestare te makines VIP, eshte e pashembullt nga pikepamja njerezore. Si mundet qe viktimen e cila lufton me vdekjen nga aksidenti, ta hedhesh ne kanal e te ikesh me shpejtesi duke perfituar se ishte nate me shi dhe furtune? A ka shpirt ky njeri qe akuzohet? Nese nuk ka, atehere duhet qe Prokuroria e Pergjithshme t'ia coje ne vend britmat e shpirtit te Petrit Islamit nga nentoka qe kerkon drejtesi.
***
Zoti minister! Akti juaj i deshmise per ate cka ke pare ate nate shkurti te 2001-hit duhet hedhur ne letrat e Prokurorise, nese pranoni se keni qene. Nese jo, atehere drejtesia duhet te zbardhe edhe heshtjen tuaj. Fshehja e nje krimi denohet afersisht sa dhe krimi. Kjo dosje edhe nese nuk zbardhet sot nga Prokuroria, nje dite do te dale ne drite. Kjo pasi organi i akuzes ka gjithe dosjen e nevojshme. Nje dite do te zbardhet ceshtja, pasi Robert Qirio ndodhet ketu, kaseta eshte dhe diku tjeter, pervecse ne prokurori, Ilir Nurncellari qe ka ikur ne Amerike thirret nga Interpoli ne cdo cast, Fatos Nano kapet kudo qe te shkoje, Blendi Klosi do te jete prape ne Tirane, familja Islami ndodhet ne Shkallnuer; emra te tjere qe jane deshmitare ne kete aksident ndodhen diku rrotull kryeqytetit. Pra, ka plot deshmitare dhe fakte per ta zbardhur kete krim ku akuzohet Fatos Nano. Po pergatitet dhe nje komision hetimor parlamentar. Keshtu, ka shume rruge per te zbardhur te verteten e Shkallnuerit. Por ka vetem nje emer qe akuzohet dhe ai quhet Fatos Nano. Pushteti i Nanos nuk do te jete perhere. Nje dite ky pushtet mafioz mbaron dhe prangat presin duart e krimit, qe i japin nje benzi te kushtueshem, e qe firmosin shkresa zyrtare.
Ndaj, zoti minister, shko sot ne Prokurori dhe clirohu! Behu burre dhe trego! Ne te kunderten, me keqardhje, na duhet te tregojme se fshehja e krimit denohet. Ose dil dhe thuaj publikisht me zerin tend qe nuk ka asgje te vertete ne kete histori te Shkallnuerit. Dil! Vetem fol!
Re. Po.