SNAP
Papirus rex
Ndeshje të jashtëzakonshme por vetëm 1 gol. Kjo ka qenë panorama e sfidave të së martës në UEFA Champions League.Në Torino fitorja 1 – 0 e Juventus ndaj Monaco ngjalli polemika pas ndeshjes. Për teknikun francez ndërhyrja ndaj Alvaro Moratta ishte jashtë zonës dhe 11-metërshi që u akordua në favor të Juventusit vendosi fatin e takimit. Leonardo Jardim (Trajner i Monaco): “Monaco erdhi për të treguar se është një ekip i organizuar në fushë dhe i hapëm probleme mbrojtjes kundërshtare. Në fund takimi u vendos nga një 11-metërsh i paqenë”.Megjithatë çështja e kualifikimit do të vendoset më 22 prill. Derbi i Madridit mes Atletico dhe Real përfundoi me rezultatin 0 – 0. Slloveni Jan Oblak ka qenë një mur i pakalueshëm për lojtarët e Real Madrid. Gazeta sportive “Marca” ia jep atij meritën për sfidën që nuk pati asnjë gol. Një derbi madrilen me rezultatin 0 – 0 nuk ndodhet perj vitit 2005. Në fund të takimit si Diego Simeone dhe Carlo Ancelotti pranuan se ky rezultat nuk është aspak i mirë. 
Tv Klan

Tv Klan