Re: Fitore diplomatike serbe
Tani ,ne nje menyre me behet se po largohemi nga tema.Le ta vendose moderatori.
Granine,
Ne nje pjese te tekstit ke plotesisht te drejte!
Une, ne nje ane e quajta Rugoven atdhetar e ne anen tjeter e shpreha mllefin tim per orvatjet e ndrrimit te flamurit kombetare.E ky far flamuri me simbole te huaja eshte propozuar nga Rugova.Ky eshte nje nga gabimet e Rugoves.
Rugova ka qene me te vertete per pavarsine kosoves, mirepo rruga e tij ka qene vetem ne fillim(1 – 3 vite) e drejte.Me vone ka qene „ andrra me sy qele“, me fjale tjera : prit pavarsine se do te pike prej qielli!
Mirepo, sa i perket te gjithe ngjarjeve te paraluftes, gjate luftes dhe pas luftes se fundit ne Kosove,ka shume mistere qe ende duhet te sqarohen.
Disa nga pyetjet qe kerkojne pergjegjje jane keto:
Pse Rugova s`e pranoi kurre zyrtarisht egzistimin e UCK-se?!
(ndoshta ka pas frike, se ne kete menyre do t`i perligjesonte para botes aksionet brutale te makinerise ushtarake te shkijeve, mijera here me te armatosur se ne , ndaj shqiptareve.)
Pse u vra Ministri i mbrojtjes se kosoves, Kolonel Ahmet Krasniqi ?
(sipas shume fakteve, kete e bene Thaqi me grupin e tij)
Pse Rugova nuk zbriti ne Tirane(siq e permendi notorious) pas kthimit nga Rambuje? Dhe pse kur u lirua nga milloshi, nuk shkoi ti vizitoi refugjatet shqiptare ne shtetin ame?
(Ma thote mendja qe ka pas frike se do ta vret grupi iThaqit )
Pse kur u themelua Ministria e mbrojtjes se Kosoves ne Kosove, nje apo dy dite me vone u arrestuan nga shkijet gati te gjithe pjesemarresit e asaj mbledhje ?!!
(sepse ne, tue qene trima qe s`ka me neve ne krejt boten, kemi pas shpiuna gjithemone dhe kemi ende.)
E ku me besue Rugova qe njerezit rreth tij nuk do ta shesin te shkijet kur ka qene fjala e organizimit ushtarak te shqiptareve.
E shume pyetje tjera….
Rugova ka qene i vdekur politikisht prej momentit qe u takua me milloshin ne kohen e luftes.
E pse fitoi prap ne zgjedhjet qe u bene?
Sepse populli i kuptoi nderkohe shume mallverzime te majtisteve qe nen mburojen e UCK-se vrane figura te shquara kombetare.Populli ishte shume i deshpruar nga majtistet ne fjale dhe „si me inat“ ia dha voten Rugoves.